RRËFIMET E MENAXHERIT SHQIPTAR PJETER MRLJEKAJ GJATË PANDEMISË NË ZAGREB

0
238

Menaxheri i mirënjohur nga Zagrebi,  flet për situatën e vështirë dhe ndikimin e pandemisë në skenën e restoranteve vendas!

Bistro Na DOLCU, ofrohet ushqim i shkëlqyeshëm, verërat me kualitet dhe mjedis i këndshëm …

Pjetër Mrlekaj është një sipërmarrës shqiptar 29-vjeçar, i lindur në Bjelovar, i cili jeton në Zagreb dhe udhëheq restorantin e famshëm në tregun e Zagrebit Dolac – „Bistro Na Dolac“, ku gjithmonë kërkohet një vend më shumë. Ai  është në këtë biznes për plot dhjetë vjet, pas përfundimit të shkollës për hoteleri, ku mori titullin komercialist turistik. Tani ai është menaxheri i këtij restoranti të famshëm në Zagreb.

– Kam 10 vjet që drejtoj me sukses restorantin „Bistro Na Dolac“. Në fillim kam punuar si kamerier, pas disa vitesh përvoje dhe praktike u bëra menaxher. Nuk është e vështirë për mua sepse e dua këtë punë – thotë Pjetri gjithnjë i qeshur, i njohur për mirësinë dhe mikpritjen e tij.

Prindërit e Pjetrit, Jana dhe Viktori janë me origjinë shqiptare nga Kosova -Gjakova dhe erdhën në Kroaci para 40 vitesh. Ai ka tre vëllezër, tre motra, është i shtati dhe të gjithë punojnë.

Në këtë restorant mysafirët dhe turistët zbulojnë një përvojë të re, një zgarrë të shkëlqyeshme, me shërbim miqësor dhe të shpejtë …

Pjetri i është përkushtuar këtij biznesi dhe punon me shumë kënaqësi në Bistro- Na Dolac, i cili ndodhet në zemër të Zagrebit poshtë tregut më të madh të tij, në Dolac, me një tarracë të bukur moderne plot lule, dhe gjithmonë përplot me mysafirë. Ato ofrojnë specialitetet më të mira, verëra me cilësi të lartë dhe shërbimin të shkëlqyer. Ata përgatisin ushqimi të freskët me kombinimin perfekt prej kuzhinjerve të tyre, e cila siguron kënaqësi të specialiteteve kroate dhe ballkanike.

Ata u ofrojnë mysafirëve një menu të pasur e të veçantë, në të cilën veçojmë qebapët e viçit, me një shije të veçantë që u jep  piperi. Porcione të mëdha me qepë të kuqe dhe të zeza dhe simite me aksesorë si mustarda e Samoborit, ajvar dhe kajmak.

Në Dolac gjithmonë kërkohet një vend më shumë

Turistë nga e gjithë bota vijnë në Dolac çdo ditë e në një numër të madh. Ne u bindëm  shumë herë duke kërkuar një vend të këndshëm për të provuar një meze të lehtë. Zagrebi ofron restorante të ndryshme tërheqës si indianë, kinezë, japonezë, etj, por  ekipit të revistës „Iliria“ gjithmonë i pëlqen të shkojë në Bistro Na DOLCU, ku ka freski dhe çmime të volitshme. Specialiteti i tyre është se përdorin mish 100% viçi nga Kroacia. Në menu gjenden disa lloje të gjellrave, sallata të ndryshme dhe qebapë. Bie në sy tamburi i pulës pa kocka, i cili shkrihet në gojë dhe shërbehet me një sallatë te firmës e tyre.  Ata thonë se kanë një  “verë të çmuar” më të mirën, por edhe më të lirën në qendër të qytetit.

Edhe pse gjithmonë tavolinat janë të mbushura dhe të rezervuara, ne gjithmonë “kemi” një tryezë nga stafi tyre i dashur që na shërben gjithmonë bukur. Restoranti po punon me kapacitet të plotë, shërbimi është i shpejtë dhe askush nuk mbetet i pakënaqur. Ne pyetëm menaxherin e restorantit, Pjetrin, se si ata arritën kaq shumë popullaritet.

-Ne jemi të vendosur në një vend tërheqës, ku vinë turistë nga e gjithë bota, njerëz të biznesit, grupe, familje dhe të rinj për darka romantike.  Përpiqemi të ofrojmë më të mirën, kryesisht mirësinë, shërbimin e shpejtë dhe një ambient të këndshëm. Kemi mjeshtra me përvojë të kuzhinës, me përbërës të freskët që ofrojnë kënaqësitë të specialitetet- thotë Pjetri.

Edhe pse kanë një menu shumë të pasur, specialitetet më të kërkuara janë ato të Ballkanit me zgarat me qymyr, qebapë, hamburgerë, kotele pule etj. por edhe kuzhina mesdhetare, makaronat dhe prodhimet e ndryshme të detit.

Formula e suksesit

-Gjithashtu ofrojmë bukë të ngrohtë me djathë, struklla shtëpie të zagorjes, gatime tradicionale kroate dhe bëjmë gjithçka vetë deri tek buka, sepse njerëzit duan receta autoktone. Unë bëj cdo lloj pune, nga kamerieri deri tek menaxhimi, ndonjëherë edhe 9 orë ose më shumë. Turistët duan që ju t’i prisni ata me buzëqeshje, duan  veçanërisht specialitete kroate dhe të Zagrebit, pyesin për historinë Kroacisë, për Gornji Grad, Jarun… dhe ne jemi gjithmonë në shërbimin tyre në disa gjuhë.

Corona e ndërpreu këtë idilë

E gjithë kjo idilë e një restoranti të suksesshëm, shëtitje nëpër qytet dhe ulje e relaksuar në një nga kafenetë, ndaloi papritmas në Zagreb dhe turistë nga e gjithë bota u ndalen. Konora ndryshoi gjithçka.

– Herën e parë që korona u shfaq, ne u dëmtuam me rreth 50 për qind dhe dëmi vazhdon ende, sepse tani njerëzit nuk vijnë dhe nuk ka më turistë. Qendra e Zagrebit varet nga turistët e huaj, por tërmeti gjithashtu na shkaktoi dëme të mëdha dhe shumë banorë të Zagrebit u zhvendosën nga qendra fakt që u ndje shumë. Banorë qe  jetonin në sheshin e Ban Jelačić u larguan. Tani jemi të shqetësuar e çdo ditë presim që të mbyllen restoranet sepse situata nuk është e mirë.

Njerëzit kanë frikë, korona i ka detyruar  të ndryshojmë mënyrën e punës. Tani  bëjmë shpërndarjen ushqimit por kjo nuk është ajo që  na shpëton, thotë i pikëlluar Pjetri. Asgjë nuk është e njëjtë si më parë, njerëzit  janë shumë të kujdesshëm se çfarë hanë, pinë dhe mbajnë distancë, sepse ekziston frika e madhe.

Ne vizituam restorantin në kohën e marrjes së masave të Shtabit kombëtare për mbylljen e të gjitha objekteve të hotelerisë, në mënyrë që të ndalohej përhapja e infeksionit, në kohën kur ka tre mijë raste të reja të koronës në Kroaci.

Pjetrin e gjetëm në tarracën bosh të restorantit të tij. Ai na tregoi pikëpamjet e furnizuesve të ushqimit kroat mbi situatën e pasigurt që po kalon Kroacia, por edhe për furnizuesit e ushqimit në botë.

– Këtë vit, Zagrebi mbeti pa shumë mysafirë të huaj, në fakt pa asnjë të mysafir. Tani gjëja më e rëndësishme është të mbijetojmë dhe të mbështesim, ky është qëllimi i të gjithë restoraneve , pavarësisht nga fakti se askush prej nesh nuk e di se çfarë sjell e nesërmja.

Ndërsa ishim duke biseduar në këtë restorant të mirënjohur por bosh të Zagrebit, i cili ndodhet në zemër të qytetit, në Dolac, pikërisht përballë katedrales, përveç një tryeze me mysafirë, mbizotronte  qetësia. Kamarierë me maska ecnin nëpër lokal dhe shikonin nga dritaret për të parë nëse dikush do të shfaqej. Pjetri ishte ulur  në banakun gjysmë të zbrazët dhe vazhdoi të fliste se si po e përballonte këtë krizë që kishte goditur të gjithë restorantet kroate.

– Xhiroja jonë ka rënë, sigurisht me 80 përqind. Në një natë në mes të shtatorit të vitit të kaluar, ne do të fitonim, për shembull, rreth 10,000 kuna, ndërsa këtë vit në të njëjtën kohë rreth 2.000.00 kuna ose asgjë. Vitin e kaluar në këtë kohë kemi patur tre turne nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë, këto ditë kemi vetem një turn. Disi kaluam sepse restorantet në zonën tonë  nuk kanë një mysafir të vetëm. Tani kemi 7 punonjës që punojnë në restorant, ndërsa vitin e kaluar kishte rreth pesëmbëdhjetë  tregonte historin e dhimbëshme  Pjetri i shqetësuar.

Punëtorët

– Ne i mbijetuam krizën së parë të koronës dhe krizën e tërmetit. Kështu do të bëjmë edhe me këtë. Por duket se këtë herë do të jetë shumë më e vështirë. Nëse kushtet do të ishin si vitin e kaluar, në këtë kohë do të kishim rreth 20 punonjës, kamerierë, menaxherë, shefë kuzhine, njerëz që dërgonin … Për shkak të krizës, ne nuk kemi punësuar punëtorë sezonalë, por as nuk kemi larguar punëtorë.

Për fat të mirë, gjatë Lockdown, Pjetri dhe pronari restorantit nga Istra, i cili zotëron disa restorante, si dhe furnizues të tjerë ushqimesh, mbajtën vendet e punës përmes ndihmës shtetërore. Për të gjithë punonjësit e tyre, rreth 10 prej tyre, ata morën rrogën për mars, prill dhe maj dhe nuk pati asnjë largim nga puna.

-Tani u shfaq një problem më i madh, thotë Pjetri, nuk ka mysafirë, megjithëse i përmbahemi të gjitha masave. Eshtë e trishtueshme të shohësh restorantet bosh,  rrugët dhe tavolinat tona boshe. Në popull mbretëron frika, edhe pse të gjithë ne u përmbahemi masave dhe dezinfektojmë në mëngjes dhe mbasdite tryezat, veçanërisht duart, tualetin dhe mbajme maskën e detyrueshme për kamerierët. Nëse mysafirët nuk i kanë, atëherë ne u japim atyre maskat.

Për shkak të pandemisë, ka më pak kërkesa për sende ushqimore dhe sende të shtrenjta. Njerëzit  jetojnë me modesti. Shpenzimet e konsumatorit kanë rënë me 50 përqind, musafirë janë më pak, ose aspak edhe pse furnizuesit e ushqimit kanë ulur çmimet.

Verërat e klasës së mesme janë më të kërkuara. Në vitin e kaluar kemi shitur shishe verërash dhe shampanjash shumë të çmuara franceze, të ftuarit tanë tani po kërkojnë verëra lokale.

Ndërsa  ne ishim duke biseduar me menaxherin e restorantit, të gjithë shërbyesit në restorant kishin maska ​​dhe thonë se nuk janë mësuar me to. Por nuk është e vështirë kur duhet.

– Unë e dua këtë punë dhe e bëj me zemër, thotë Pjetri – kur nisem për në punë vi me  buzëqeshje sepse e adhuroj dhe më vjen shumë keq që egziston pandemia. Arritëm  nivele të larta me restoranin, por pandemia na preu. Fatkeqësisht, Zagrebi u godit nga tërmeti i tmerrshëm, kështu që nuk është e lehtë për ne, njerëzit u larguan. Në Mars bëmë gjithçka që kishim mundësi të qëndronim të hapur. Të gjithë këta njerëz kanë punuar me ne për vite me rradhë. Ne nuk i larguam nga puna. Janë momente shumë vështira.

Pjetri thotë se tani mysafirët e tyre janë të rrallë, por mbeten besnikë. Pas bllokimit të parë, ne disi u kthyem në normalitet, por zakonet e mysafirëve ndryshuan. Këtë vit, ata nuk po kërkojnë oferta VIP, por  kuzhinën mesdhetare, kryesisht kuzhinën e  Zagrebit, dhe gradela.  Me valën e dytë të pandemisë, ne jemi përsëri në pezull. Nuk e dimë çfarë, si do të jetë?

-Ne kemi ulur maksimalisht kostot e hyrjes, shërbime të cilat jane një zinxhir aktivitetesh të ndërlidhura dhe të tronditura. Furnizuesit telefonojnë çdo ditë: Ata ofrojnë mallra dhe unë nuk mund t’i marr sepse nuk kam  për askënd për të gatuar. Nuk kemi mysafirë, thotë me trishtim Pjetri.

 Unë shikoj shitësit e tregut të ngrirë në treg që vijnë herët në mëngjes dhe thjesht nuk kan shitje  i ndajnë mallrat e tyre gati  falas ..me çmime  tepër të lira. Nuk ka klientë. Jemi  shumë të trishtuar dhe i është vështirë për të gjithë ne.

Situata për sipërmarrësit e turizmit, siç është Pjetri,nuk është e mirë. Çdo ditë epidemiologët paralajmërojnë mbylljen e restoranteve dhe nuk është e qartë nëse grupi i ri i masave do të përmbushë kërkesat e tyre, por optimizmi i Pjetrit nuk largohet.

-Nuk kemi frikë nga falimentimi, nga bllokimi. Kur mbyllëm përkohësisht restorantin, ia dolëm disi në muajin  Mars. Si fëmijë, ndihmova babanë dhe nënën time që kalonim tërë ditën në kuzhinë, duke u shërbyer mysafirëve. Ne do të mbijetojmë disi, por është e sigurtë që të gjithë furnizuesve të ushqimit do t’u duhen disa vjet që të kthehen në normalitet.

Në këtë restorant janë investuar shumë para

Restorantet sezonale kërkojnë investime të mëdha, thotë Pjetri.

 – Këto janë para për pagat e punonjësve me kohë të plotë, dhe për aredimin e hapësirës… Në këtë restorant janë investuar shumë para dhe përpjekje për të tërhequr klientët. Punësuam një dizajnere të njohur  të Zagrebit për të dekoruar ambientin, veçanërisht tarracën me shumë lule dhe një pamje moderne të sheshit. Po kurrë nuk do t’i kthejmë ato para, përsëriti disa herë  Pijetri i shqetësuar.

Duke deklaruar se ata u ndihmuan nga Qeveria, e cila zbatoi një numër masash shëndetësore dhe ekonomike për të ruajtur vendet e punës dhe likuiditetin e kompanive të kësaj fushe, beson se prezantimi i modeleve të reja është i nevojshëm për të sjellë disa masa,  për të lehtësuar këtë krizë për furnizuesit e ushqimit. Gjermania ka ulur tatimet, dhe kjo qeveri jonë duhet të bëjë diçka.

Pjetri  posaçërisht vlerësoi Qytetin e Zagrebit, i cili plotësoi nevojat e tyre duke i përjashtuar nga tarifa e shërbimeve, tarifat për tarracën dhe kostot e tjera.

-Kriza për shkak të pandemisë në mars të vitit 2020 ishte jashtëzakonisht e rëndë, plus tërmeti në Zagreb, i cili na shqetësoi totalisht. Por masat e fundit që kemi dëgjuar për mbylljen e restoranteve dhe kafeneve janë shumë më të rënda. Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile dikur ishte mjaft i kujdesshëm  në aplikimin e masave të reja, por tani duket se është i detyruar të mbyllë restorantet  sepse numri i njerëzve me sëmundjen e koronës po rritet. Për ne ka mbetur të punojmë çdo ditë, të bëjmë më të mirën tonë dhe të shpresojmë për më të mirën.  Duhet të luftojmë deri momentin e fundit. Por nëse na mbyllin nuk di as vetë se si to të bëjmë!

Në disa momente ai harroi koronën, faturat, blerjet, tryezat, të ftuarit … ishtë një qëndrim mbrojtës, një terapi . Ne mezi presim çdo mysafir. Shpresoj se do të jetë më mirë, thotë Pjetri.

Mezi po e prisnim këtë restorant, krijuam një histori për specialitetet lokale në Zagreb, të cilat klientët i njohën dhe rriten çdo ditë, njerëzit vinin nga e gjithë bota. Tani  shumë klientë na telefonojnë dhe na pyesin se si jemi.

Gjithçka u ndal, por ne nuk mund të zhdukemi në një sezon. Thjesht po presim që edhe kjo të kalojë, njerëzit do të udhëtojnë, do të vinë përsëri në Zagreb. Ky vit është i tillë, viti tjetër do të jetë po aq i vështirë, por edhe kjo do të kalojë -thotë Pjetri, një menanxher i ri që dëshiron që gjithçka të kalojë sa më shpejt.

-Të mos kemi më masa kundër pandemisë, gjithçka të vazhdojë normalisht, njerëzit të jenë plotësisht të relaksuar, ku të mbizotërojë  dashuria me përqafime të përzemrta, e jo frika nga njëri-tjetri. Nuk më pëlqen. Jeta është diçka tjetër le të gëzohemi…. tha Pjetri.

Dhe ne përfundojmë  një raportazh të vështirë për një sipërmarrës të ri, të sukseshëm  e me dëshire, vullnet dhe me besimin që me punë errijnë sukseset. Ëndra e  Pjeterit si të gjithë sipërmarrësve në botë u ndërpre  në një moment,  por me shpresë se vaksina e koronës do të ndihmojë në ndalimin e saj dhe pranvera do të sjellë përsëri turistë në Kroaci. Evropaduhet të ndihmojë ne projekte që synojnë  reformimin e turizmit kroat për  fitime më të larta. Atëhere  Kroacia do të bëhet më e njohur për ofertën e saj gastronomike, ushqimet dhe verërat, por gjithashtu si një destinacion i shëndetshëm dhe i sigurtë, me ndihmën e punës së gjeneratave te reja”.