Zoran Milanović: Kosova është shtet i njohur, i pëlqen apo jo dikujt!

 Kroacia

Milanoviç ushtarëve në Kosovë:

SHKRUAN : KUJTIM MORINA

08 MAJ 2021

Presidenti kroat Zoran Milanoviç u tha gazetarëve në Djakovo se rritja e numrit të ushtarëve kroatë në Kosovë nuk është ” provokim” ndaj Serbisë, por autoritetet serbe nuk dinin “si të dilnin nga gracka në të cilën ranë 30 vjet më parë me orgjitë e Millosheviçit në Kosovë, të cilat provokuan luftën në Jugosllavi”.

“Ushtarët kroatë janë para së gjithash atje për të mbrojtur Kroacinë. Kjo është detyra e tyre kryesore dhe e vetme themelore dhe forma të tilla bashkëpunimi janë të mirëseardhura,” tha Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Kroate. Ai shtoi se nuk mendoi se “njerëzit në Beograd e veçanërisht  Vuçiç”, do të shqetësoheshin nga prania  e ushtarëve kroatë në Kosovë.

“Kosova është një vend i njohur praktikisht nga e gjithë BE-ja, përveç pesë vendeve, dy prej të cilave unë e kuptoj pse nuk e kanë njohur, ndërsa tre të tjerat nuk i kuptoj megjithëse i kam ndjekur dhe kam biseduar me kryeministrat dhe presidentët përkatës disa herë”, tha Milanoviç.

Qiproja, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia janë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Milanoviç hedh poshtë praninë e shtuar të ushtarëve në Kosovë si një provokim dhe e përshkruan reagimin e Serbisë si “një mënyrë për të mbajtur votuesit e tyre në tensionin e një lufte të papërfunduar që ata kanë bërë për 30 vjet”, të cilën ai e konsideron të jonormale.

Nuk mendoja se “njerëzit në Beograd e posaçërisht Vuçiç” do të shqetësoheshin nga prania e shtuar e ushtarëve kroatë në Kosovë.

“Unë e nënshkrova urdhrin, e po ta  dija që që do ti  shqetësonte kaq shumë, mbase edhe mund të kishim biseduar,” tha presidenti kroat.

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow