Vjosa Osmani, presidente në detyrë: Në Kosovë kërkohen zgjedhje

 KOSOVË

 05/12/2020

  

Pišu: Kujtim Morina : Katarina R.

Ishte gruaja më e votuar në historinë e Kosovës! Cilla është është Vjosa Osmani, nëna e dy fëmijëve që la gjurmë në politikë,  e tani u caktua presidente

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozicioni e Presidentit, Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani bazuar në Kushtetutën e Kosovës, mori ushtrimin e kësaj detyre, deri në zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm.

Detyrën Osmani e pranoi nga këshilltari i ish- Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj.

Pak orë me vonë në një adresim për qytetarët Osmani vlerësoi veprimet e të akuzuarve të Gjykatës Speciale për bashkëpunim me drejtësinë.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani mbajti fjalimin e parë për qytetarët pas emërimit të saj.

Osmani ne fjalim ceki  se “veprimet e Dhomave të Specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar”, por shtoi se “proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë projektin tonë kombëtar për liri, i cili është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë”.


Dorëhiqet Hashim Thaçi

“Shpreh vlerësimin për të gjithë ata që kanë treguar besim në institucionet tona dhe që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara. Beteja për shtetndërtim është beteja më e vështirë. Kjo kohë kërkon lidership të fuqishëm. Ne kemi nevojë për solidaritet. Do të promovoj vlera, do të angazhohem që Kosova të bëhet shtet dhe ëndrrat e qytetarëve të jetësohen”, theksoi Osmani.

Shqiptarët e Kosovës viktima të  Serbisë

Presidentja në fjalimin e saj  posaçerisht nënvizoi se kanë qenë shqiptarët e Kosovës viktima të Serbisë. “Ne kemi qenë viktimë e hegjomonisë, ndërsa Serbia ishte shteti që kreu këto krime. Këtë duhet ta themi çdo herë e me zë të lartë dhe të persërisim në çdo vend tjetër. Si ushtruese e detyrës së Presidentes do të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve, do ta ruaj kohezionin institucional, stabilitetin dhe unitetin e vendit. Zoti e bekoftë Kosovën, popullin e Kosovës dhe miqtë e saj”, u shpreh Vjosa Osmani.

Osmani kërkoi unitet politik

Pas këtyre zhvillimeve, LDK-ja ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, ku kanë deklaruar se vendi po kalon në një situatë të vështirë institucionale, andaj kanë bërë thirrje për qetësi dhe maturi.

Ndërsa partneri i koalicionit, AAK ka kërkuar ndërprerje të menjëhershme të dialogut me Serbinë deri në një situatë të re, si dhe mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë, Këshillit të Sigurisë dhe gjithë spektrit politik për të gjetur unitet kombëtar për sfidat politike.

Por, të njëjtit nuk kanë treguar nëse AAK do të dalë nga koalicioni siç kishte paralajmëruar kreu i tyre Ramush Haradinaj, nëse nuk zgjidhet President.

Lëvizja Vetëvendosje këtë moment e ka parë si të duhur për zgjedhje të reja, duke shtuar se “Presidenti i ri nuk mund të dalë prej pazareve në Kuvendin e vjetër e të deformuar”.

Ndërkohë  Kryeministri ka thirrur mbledhje të Qeverisë

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow