” Serbia duhet të pranojë që Kosova është e pavarur,është çështje e përfunduar”
Hina, 30 maj-svibanj. 2023
“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, tha Presidenti Zoran Milanoviq në Omišlj.
Milanoviq tha se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, pas pushtimit rus të Ukrainës, ishte i vetmi që u bëri thirrje vendeve evropiane, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, të njohin Kosovën.
“Por është sikur po flisni me murin. Disa vende nuk e njohin sepse kanë frikë nga precedentë të cilët, në një moment krize, në një rënie të imunitetit, mund të zbatohen në vendet e tyre dhe diçka mund të humbasin”, tha Milanoviq.
Milanoviq u shpreh se duhet ndaluar së përsërituri se Kosova është Serbi. “Nuk është vëlla, është çështje e përfunduar”.
Disa dhjetëra ushtarë të KFOR-it, forcë e bashkësisë ndërkombëtare nën udhëheqjen e NATO-s, janë lënduar në konfliktin me protestuesit serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.
Protestuesit serbë kundërshtuan ardhjen e kryetarëve shqiptarë në komuna pas zgjedhjeve të cilat ata i bojkotuan.
Në Kosovë gjenden pjesëtarët e kontingjentit të 39-të kroat (HRVCON), pjesëmarrës të misionit KFOR.