KROACIA: Delegacioni i Kosovës vizitoi Ministrinë e Bujqësisë së Kroacisë

0
250

Ministri i Bujqësisë i Republikës së Kosovës,  Faton Peci dhe Kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Republikës së Kosovës, Bekim Hoxha, vizituan Republikën e Kroacisë

Shkruan I piše: Kujtim Morina


 Qëllimi i kësaj vizite ishte  bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë, dhe në këtë kuadër u krye një takim i delegacionit të Kosovës me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Kroacisë . U diskutua për bashkëpunimin aktual në fushën e pylltarisë si dhe u mbajt një prezantim mbi punën në pyjet kroate. Delegacioni nga Kosova u interesua për marrjen e njohurive dhe përvojës në pylltari dhe gjueti, e në veçanti në bashkëpunimin në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe ndërtimin e burimeve të energjisë që ende nuk ekzistojnë në Kosovë. Në këtë takim, u propozua që në periudhën e ardhshme ky bashkëpunim të zyrtarizohet përmes një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë Hrvatske šume sh.p.k  dhe Agjencisë Pyjore të Republikës së Kosovës. “Ministri Faton Peci  u interesua për transferimin e njohurive dhe përvojave për projektet në fushën e energjisë së rinovueshme, pylltarisë dhe produkteve cilësore bujqësore

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here