Kosova zgjodhi Albin Kurtin

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjodhën n etetor përfaqësuesit e tyre për në Kuvendit e Kosovës ku më pas do të zgjidhet e Qeveria e re me mandat 4 vjeçar. Në një deklaratë për mediat kreu i LVV, Albin Kurti është shprehur se, ai dhe partia e tij janë të gatshëm që të ftojnë LDK për një koalicion paszgjedhorë për krijimin e qeverisë së re. Po ashtu Kurit ka deklaruar se do të mbajë të gjitha premtimet që ka bërë më herët.

Opozita ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje qëndron në vend të parë dhe ka marrë mbi 200 mijë votave ose 25.6 perqind. Pas Vetëvendosjes,  me një diferencë tejet të ngushtë  radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK-ja deri më tani ka marrë 194.778 vota ose 24.8%.

Në rend të tretë, është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja, e cila ka marrë 21% ose 164.930 vota. Ndërsa në vend të katërt është koalicioni AAK-PSD i Ramush Haradinajt që ka marrë vetëm 11%. Ndërsa Koalicioni NISMA-AKR-PD  i Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit nuk e ka kaluar pragun.

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow