DIVA ITALIANE ME RRËNJË SHQIPTARE ANNA OXA
Zëri i Anna Oxa fitoi zemrat e publikut në Shibenik
30/07/2019
Anna Oxa, diva italiane me rrënjë shqiptare, të cilën shpesh e quajnë „ Zëri me zemër“ për arsye të interpretimeve emocionale dhe vokalit të lartë dhe unikat, dha shfaqje në 29 korrik në Kalanë St. Mihovil, në Shibenik.
Si gjithmonë, e veçantë, origjinale, e vërteta Anna Oxa, edhe këtë herë ndaloi kryerjen e fotografive gjatë koncertit në Shibenik.
Koncertin e ndoqi një numër i madh spektatorësh , të cilët erdhën pikërisht për zërin e saj mahnitës, të dëgjojnë ikonën e muzikës, e cila me aftësitë dhe karizmën e saj e ka intigruar publikun që në fillimet e karrierës. Kështu ka ndodhur edhe kur mori pjesë në moshën 17- vjeçare, në Festivalin e Sanremos, duke zënë vendin e dytë me këngën “Un emozione da poco”, ku kritikët njohën talentin e saj duke e cilësuar të veçantë nga të tjerët.
Me shfaqjet e saja interesante e me plot stil Anna Oxa, duke interpretuar hitet si “È tutto un attimo”, “Ti lascerò”, “Senza pietà” u shëndrrua në figurën mbrojtëse të Festivalit.
Pamja ekstravagante dhe vokalet e forta gjithmonë kanë tërhequr interesin e madh nga fansat si në Itali ashtu edhe në botë.
Publiku i Shibenikut e priti ngrohtësisht Ana Oxën, duke e konsideruar si një përfaqësuese të vërtetë të muzikës pop apo pop italiane. Interesi i saj për muzikën etno dhe atë botërore, duke përfshirë në to elementë shqiptarë, për pjesmarrësit në koncertin e Shibenikut ishte e çuditshme, sepse ata nuk e dinin se ajo kishte prejardhje shqiptare.
Emocionet e vërteta në koncert u manifestuan në këngën “Cambia todo cambia”, shkruar nga Mercedes Sose, ku publiku i shpërbleu Annën me duartrokitje të gjatë.
Mes këngëve, Anna komunikoi edhe me audiencën, duke vlerësuar qytetin e bukur të Šibenik dhe organizatorët e koncertit. Të gjithë u mahnitën me performancën e saj.
Deri tani, Anna Oxa, ka publikuar shumë albume muzikore me këngë si: “A lei”, “Donna con te”, “La Mia Anima D’uomo” etj. Në vitin 2020 me albumin „ L eterno movimento“ ajo i është përkushtuar plotësisht melodisë etno, frymëzuar nga rrënjët e saja shqiptare.
Shqiptarja Anna Oxa, me unikalitetin, autentitetin, stilin dhe zërin e saj unik tërhoqi vëmendjen e shumë pjesmarrësve në Kalanë e Shën Michaelit në Shibenik, të cilët e konfirmuan këtë me duartrokitjet e vazhdueshme gjatë gjithë koncertit.