Ditet e rëndësishme per anëtarësimin të Kosovës në Këshill të Evropës.

0
59
Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës 24 Prill 2023 Një viti pas kërkesës së Prishtinës Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm, në të cilin bëjnë pjesë 46 vende.
Dvije trećine članova Ministarskog odbora glasalo je za članstvo Kosova. Ministarski odbor Vijeća sada je poslao zahtjev Kosova za članstvo na raspravu i glasovanje Općoj skupštini Vijeća Europe.

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës

24 Prill 2023

Një viti pas kërkesës së Prishtinës Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm, në të cilin bëjnë pjesë 46 vende.

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e EvropësFotografi: Dominique Boutin/Sputnik/picture alliance

Dy të tretat e anëtarëve në Komitetit Ministror votuan pro anëtarësimit të Kosovës. Komiteti Ministror i Këshillit e dërgoi tani kërkesën e Kosovës për anëtarësim për diskutim dhe votim në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Në një njoftim, thuhet se vendimi mori parasysh edhe marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit 2023, të arritura në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rëndësinë që të gjitha palët t’i zbatojnë ato në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Nëse kërkesa e Kosovës mbështetet në Asamblenë e Përgjithshme nga dy të tretat e vendeve anëtare, atëherë i rekomandohet Komitetit të Ministrave që t’i bëjë ftesë Kosovës të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se “vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta, më të rëndësishmin pas pavarësisë së Kosovës’, duke theksuar se procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës “është i gjatë dhe plot sfida”.

Proces i gjatë dhe plot sfida

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  tha se votimi i sotëm për ta avancuar aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës drejt Asamblesë Parlamentare nuk është vetëm ditë e mirë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Kosovë, por edhe moment i rëndësishëm për gjithë Evropën.

“Ky është një hap përpara për Kosovën dhe qytetarët e saj, jo vetëm sa i përket integrimit ndërkombëtar të vendit tonë, por mbi të gjitha për avancimin e gjendjes së të drejtave të njeriut, për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”, tha Vjosa Osmani. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kumtoi se “shteti ynë do të jetë një vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”.

Serbia do të votojë kundër

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, e themeluar në vitin 1949. Kosova paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 pak kohë pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë, pas agresionit në Ukrainë. Serbia vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe Presidenti Aleksandër Vuҫiq tha se Serbia do të votojë kundër.

—————————————————————————–

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here