MBRETRESHA TEUTA ME PRANINË E ALBANOLOGUT TË FAMSHËM ALEKSANDËR STIPÇEVIQ PROMOVOJ „FJALORIN TË ARBËRESHËVE TË ZARËS»

– Organizuesja e takimit është gazetarja dhe regjizorja e njohur shqiptare Shenida Bilalli

E Djelë, 10.06.2013.


Klubi i femrave shqipetare të Kroacise “Mbretëresha Teuta”dhe revista “Iliria”, nën drejtimin e kryeredaktores së revistës“Iliria” dhe regjisores së mirënjohur shqiptare në Kroaci, Shenida Bilalli organizoi në kryeqytetin kroat në Zagreb në ambientet e klubitë të shtunën më 5 tetor, në ora 18.00 promovimin e “Fjalorit të të folmes së arbëreshëve të Zarës” i autorit arbëresh Dr. Kruno Krstiq, përkthyer edhe në gjuhën shqipe, nga Mehmet LatifI
Aktivitetin e këtij promovimi e hapi kryeredaktorja revistes ILIRIA -Shenida Bilalli, e cila ishte edhe moderatore e takimit ndërsa fjalën kryesore për këtë libër-fjalor, e mbajti Akademik Prof. Dr. Aleksandër Stipçeviqi, një nga recensentët e Fjalorit.

Në mbrëmjen kushtuar fjalorit u lexua po ashtu edhe mesazhi i Prof. Dr. Nebi Dervishit-recensentit tjetër të këtij Fjalori. Një fjalë rasti mbajti edhe autori i përkthimit z.Mehmet Latifi si dhe poeti e shkrimtari Lebit Murtishi, në emër të Unionit Gjithëshqiptar “Vëllazërimi Ynë”, me seli në Tetovë, të cilët e bënë të mundur në aspektin material botimin e fjalorit.

Televizioni kombetar kroat e paralajmëroi në ditar promovimin e „Fjalorit të të folmes të Arbëreshëve të Zarës“.

Promovimi fjalorit arbëresh zgjoi interesim të madh intelektual. Televizioni kombetar kroat e paralajmëroi në ditar promovimin e tij. Përveç intelektualëve më me emër shqiptarë e kroatë, këtë aktivitet kishin ardhur që ta ndiqnin edhe ambasadori i Republikës të Shqipërisë në Zagreb, z.Pëllumb Qazimi. Ambasada Kosoves ne Kroaci kishte dërguar sekretarin e ambasades z.Gani Mulliqi dhe intelektualët më me emër shqiptarë e kroatë.

Në aktivitet u prit me duartrokitje prezantimi i zonjës Shenida Bilalli e cila gjatë fjalës të sa vlerëroi dhe përgëzoi punën e madhe të Prof. Dr.Aleksander Shtipqeviq, puna e të cilit si gjithmonë, edhe kësaj rradhe zgjoi interesim te madhe. Zonja Bilalli nxori në spikamë po ashtu veç Kruno Krstiqin, edhe Arbereshë të tjerë që kanë dhënë një kontribut të shquar për shtetin kroat në çdo nivel, si në politikë, ashtu edhe në kulturë.

Në qëndër të takimit ishte autori i librit, arbëreshi Dr. Kruno Krstiqi i cili vdiq tri ditë mbasi e kishte mbaruar veprën e tij. Sot për arbëreshët eshte dita e madhe tha zoteri Mehmet Latifi perkthyesi i fjalorit, i cili vlerësoi po ashtu këtë punë të mrekullusheme dhe shume me vlerë.

Zotëri Prof.Dr.Zef Mirdita tha :Populli shqiptar do t‘i mbijetojë të gjitha sfidave me vepra të mëdha. E tillë është edhe fjalori “Fjalorit të të folmes së arbëreshëve të Zarës”. Zotëri Lebit Murtishi poet dhe dramaturg kishte ardhur enkas nga Zvicra për të marrë pjesë në përurimin e kësaj vepre të madhe me vlerë.

Në përmbyllje aktori Pajazit Nushi prezentoi monodramen Une jam Adem Jashari ne percjelljen e grupit të vallzueseve ilire, e cila do të mbetet e paharrueshme.

Sot promovimi i librit do të bëhet në Zarë.

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow