Pas një pune të gjatë humanitare, e cila kërkon një përkushtim të madh, më datë 11 maj 2019 në Bernë, Zvicër, u promovua solemnisht libri i dytë në radhë i humanitares së mirënjohur shqiptare, zonjës Behide Hyseni. „Libri i paqes” i është kushtuar punës së palodhur të kordinatores për disa shtete të ish Jugosllavisë: Kosovës, Bosne dhe Hercegovinës dhe Kroacisë, e cila gjatë luftës në Kosovë ka bashkëpunuar me anëtarë të NATO-s për të ndihmuar sa më shumë Kosovën.
Manifestimin kulturor e përkrahën organizata dhe bashkëpuntorë të NATO-s, shoqata për të drejtat e njeriut si dhe kisha zviceriane, e cila ishte edhe suorganizatore e aktivitetit me në krye priftin Andreas Nufer, humanist i njohur ndërkombëtarisht. Ky manifestim mblodhi elitën e kulturës, artit, arsimit e diplomacisë, me të ftuar të shumtë nga Zvicra, Kosova dhe Kroacia.
Në promovim e librit ishin të pranishëm personalitete të diplomacisë, kulturës, arsimit dhe kishës zvicrane: Ambasadori e Republikës së Kosovës në Zvicër, zoti Islam Spahiu, Konsulli në Gjenevë, zoti Ramadan Avdiu, Prifti Andreas Nufer, prof. dr. Vaxhid Sejdiu, Kryetare e Shoqatës ndërkombëtare “Mbretëresha Teuta” nga Zagrebi zonja Shenide Bilalli, Ermira Letford, gazetare Mirela Mezani, Udhëheqese i Këshillit të prindërve dhe arsimtarëve të shkollës shqipe në Bern, zoti Riza Demaj, Kryetare e Klubit letrar “Latif Berisha”, zonja Ermira R. Jusufi, zonja Flora Rashiti dhe përfaqësuese e shkollës shqipe nga Ostermundigeni – Bern, dhe zonja Ida Jashari.
Gjatë programit u shpërndanë mirënjohje dhe disa personalitete u shpallën “Anëtare të paqes në botë”. Ndërmjet tyre ishin edhe, zonja Shenide Bilalli, dhe pianistja e mirënjokur nga Zvicra, zonja Ermina Letfort, e cila gjithashtu është anëtare e shoqatës ndërkombëtare ”Mbretëresha Teuta”.
Në fjalën e rastit Bilalli u shpreh për bashkëpunimin me zonjën Behide, si dhe falenderoi atë për mirënjohjen dhe shpalljen si “Anëtare te paqes në botë”:
“Ftesën që më bëri zonja Behide Hasanaj e pranova me kënaqësi, si gazetare dhe regjisore, ku kemi bashkpunuar dhe ndihmuar shumë se bashku gjatë luftës në ish Jugosllavi, Kosovës dhe Kroacisë. Duhet të përkrahim zonjën e vyer për punën e saj shumëvjeçare.”
Programi solemn vazhdoi me artistet e mirënjohura nga Zvicra, gjithashtu anëtare të shoqatës” Mbretëresha Teuta“, të cilat zgjuan ndjenja dhe emocione. Veçanërisht zëri i magjishëm i sopranes Elona Mathieu nga Zvicra, në shoqërinë e pianistes Ermira Lefort, ndezi duartrokitje të vazhdueshme. Ky organizim dinjitoz, me mrekullinë e tij, u bë i paharrueshëm për të pranishmit dhe komunitetin shqiptar në Zvicër.
Ai u përcoll edhe nga mediat në Zvicër si: “Fol Shqip”, “TV Fontana” dhe “TV Istogu”. Ky manifestim u madhështua akoma më tepër me pjesmarrjen e Ansamblit Folklorik autokton “Rugova” nga Peja, i kryesuar nga Vesel Nikçi, solistët dhe vallëtarët e të cilit interpretuan këngë e valle me motive nga Kosova. Realizimi i bukur i programit vazhdoi me Recitalin kushtuar femrave më të sukseshme gjatë epokave, në interpretimin e aktorit Fadil Grabovci, si dhe Recitali për Nënë Terezën nga fëmijët e shkollës shqipe nga Ostermundigeni – Bern, të udhëhequr nga pedagogja shumë e aftë zonja Ida Jashari.
Duke shfletuar “Librin e paqes” të Behide Hasanaj vërehet se autorja dhe të gjithë bashkëveprimtarët e saj, janë vënë në shërbim të paqes. Përpjekjet e shumta dëshmojnë angazhimin e qindra veprimtarëve shqiptarë dhe zviceranë në shërbim të lirisë së Kosovës. Përveç dëshmive të shumta të organizimit vullnetar që ndihmuan Kosovën, ky libër përkujton edhe angazhimin e veprimtarëve nga Evropa Perëndimore, SHBA ,deri në Australinë e largët.
Në libër veçohet lufta e Kosovës nga viti 1997 deri në vitin 1999, luftë e cila nuk ishte vetëm e popullit shqiptar, por ishte e të gjithë popujve liridashës të Evropës dhe SHBA-së. “Libri i paqes” është falenderim për Zvicrën, vendin ku vepron autorja në bashkëpunim me shoqatat zviceriane, kontribuesit, mediat dhe organizata ndërkombëtare: “Shoqatën e Popujve të shtypur”,me në krye zotin Göpf Berweger, i cili ka ushtruar detyrën e drejtorit të shoqatës nga viti 1989 deri në vitim 2000, NATO-n, HIOB, CARITAS, UNHCR, GLÜKSKETE, KIRCHEGEMIDE Heiliggeist dhe Broth Für Alle.
Falenderimet në këtë libër janë në tre gjuhë: shqip, gjermanisht dhe anglisht, për faktin që vetë autorja por edhe shumë shqiptarë të tjerë të mos harrojnë kurrë ndihmën e shteteve perëndimore në luftën e Kosovës.