Nën patronazhin e Presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Zagrebit, Milan Bandiç, me praninë e përfaqësueses së pakicave kombëtare në Parlamentin kroat, Ermine Lekaj Prljaskaj, mediave të rëndësishme kroate dhe shqiptare, profesionistëve nga qarqet sociale dhe të shëndetit (onkologë, psikologë, aktorë terapistë, muzikantë dhe gazetarë), ngjarja jubilare pati jehonë të madhe, duke shprehur dimensionin dhe rezonancën e saj edhe në qarqet politike.
Kjo ngjarje e madhe humanitare dhe kulturore u mbajt më 18 nëntor 2019, në sallën prestigjioze të Muzeut Mimara në Zagreb, organizuar nga Klubi i Grave Shqiptare të Kroacisë ”Mbretëresha Teuta”, Organizata Ndërkombëtare e Grave “Mbretëresha Teuta” me në krye presidenten Znj. Shenida Bilalli, shoqata “Ne nuk jemi vetëm”, menaxhuar nga Ivan Kalogjera, për të luftuar kancerin e gjirit.
Në praktikën e shumë shoqatave me rastin e përvjetorëve të tyre, gjithmonë festohen arritjet e veprës dhe rrallë dëgjohet që 15-vjetori i shoqatës i kushtohet të sëmurëve, pasi në këtë rast Mbretresha Teuta i bëri me shumë dashuri. Projekti u sponsorizua nga Këshilli për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë. Klubi i Grave Shqiptare të Kroacisë “Mbretëresha Teuta”, në sallën prestigjioze të koncerteve botërore të Muzeut Mimara të Zagrebit, Sheshi Roosevelt, moderuar nga gazetarja e njohur Mladenka Sariç, festoi 29-vjetorin e themelimit dhe 15-vjetorin e rregjistrimit zyrtar të shoqatës. Në sallën e artit njëqindëvjeçar, ceremonia filloi me Himnin Kombëtar të Kroacisë dhe Himnin Kombëtar të Shqipërisë, realizuar me dinjitet nga sopranoja Elona Mathieu, e shoqëruar në piano nga Ermir Lefort nga Zvicra.
Festimi i përvjetorit të shoqatës u mbajt në ditën e rënies së Vukovarit, duke treguar përkrahje për viktimat, të cilët vdiqën nga kjo sëmundje e rendë, por edhe për familjet e tyre që me vite i kërkojnë ata. Në këtë përvjetor u shfaq edhe filmi dokumentar “ Ku janë të afërmit tanë”, i cili ka marrë shumë çmime, realizuar nga regjisorja Shenida Billali.
Programi u pasurua me dëshmi të femrave të njohura, të cilat kanë kaluar dhe luftuar fazat e sëmundje së kancerit, duke shprehur dhimbjen por edhe shpresën se një ditë do ta fitonin betejën. Kjo u shpreh edhe nga Shenida Bilalli me koreografinë dhe me performancat realizuar nga grupi ”Iliret”, si edhe me edhe performancën për “ Nënë Terezën “, si një fenomen humanist botëror, e cila ndihmoi dhe rezistoi me të gjitha forcat duke luftuar deri në fund.
Mbrëmja kuturore humanitare “Ju nuk jeni vetëm”, u përkrah nga anëtaret e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave “Mbretëresha Teuta”, artiste të njohura e me karrierë ndërkombëtare të muzikës klasike në Zvicër, Gjermani, Kroaci e Slloveni. Elona Mathieu – solistja e sëmurë zvicerane, e cila lufton këtë sëmundje me artin, posaçërisht falënderoi Znj.Bilalli për bujarinë e saj, duke rrëfyer fatin e saj dhe të anëtarëve të „Mbretëreshës Teuta“ që humbën jetën. Ajo foli hapur për sëmundjen e saj si dhe për privilegjin e vendosjes së figurës së saj në posterin e kësaj ngjarjeje.
Programin e pasuruan sopranoja e famshme Antonela Mallis – Kroaci, Ermira Lefort – Zvicra, ndërsa sopranoja e famshme nga skena e operës së Hamburgut Miriam Tola – Slloveni dhe Alida Hisku – Gjermani ngritën publikun në këmbë. Aktorja e njohur Mia Begovic – Kroaci ngjalli emocione të veçanta duke lexuar fatet e dhimbshme nga libri “Ju nuk jeni vetëm” të Iva Kalogjera. Monologu i Nënë Terezës zgjoi shumë ndjenja së bashku me poeiznë “Jeta e gjallë” nga aktorja e njohur kroate Kostandinka Velkovska. Të gjitha këto detaje artistike siguruan një tjetër frymëzim artistik dhe dëshirë për jetën.
Në Muzeun Mimara u prezantua edhe ekspozita e revistës „Iliria“ dhe u ndanë çmimet “Mbretëresha Teuta” për gratë e shquara për trimërinë dhe forcën e tyre në të gjitha sferat e jetës. Mbrëmja përfundoi me këngë përkujtimore dhe ovacione të shumta nga të ftuarit dhe publiku, duke u solidarizuar për jetën dhe se arti nuk duhet të ndërpritet, sepse me tingujt e bukur ai i jep fuqi asaj.