KROACI: Për herë të parë në Kaštel Novi kanë lëndë me zgjedhje gjuhën shqipe.

0
183

Shkolla aktualisht ka formuar dy klasa paralele me nxënës të cilët do të vijojnë mësimet e gjuhës shqipe, përkatësisht katedrën paralele dhe lëndën e udhëhequr nga profesor Vesel Lekaj, i cili jep edhe mësimin e gjuhës shqipe në shkollën e Zarës. Kështu, shkolla fillore Bijaća është e vetmja shkollë në qarkun Splitit dhe Dalmacisë që ofron mundësinë e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje.

 | 26/10/2021 Pregaditi : Katarina Rožić

Në shkollën Bijaća  në  Dalmaci

 gjuha shqipe lëndë me zgjedhje

Nga  viti shkollor 2021 , nëntëmbëdhjetë nxënës të shkollës fillore Bijaća në Kaštel Novi do të kenë lëndë me zgjedhje gjuhën shqipe.

Nxënësve iu shpërndanë libra dhe patën mundësinë të njihen me mësuesin e ardhshëm të gjuhës shqipe Vesel Lekaj. Së bashku me drejtoreshën e shkollës Jadranska Šošić, në këtë aktivitet morën pjesë Milajim Šukaj, kryetar i Komunitetit të Shqiptarëve të Qarkut Split-Dalmaci, Kryetari i Këshillit Bashkiak Ivan Udovičić dhe në emër të kë shilltarit të kryetarit të qytetit Mate Barun.

“Ideja për futjen e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje ka nisur spontanisht, me vullnetin  të prindërve dhe fëmijëve.

 Idenë e bisedova me kryetarin Denis Ivanoviq, i cili e mbështeti dhe më pas filluam me një anketë në shkollë. Një numër i caktuar fëmijësh u mblodhën për formimin dhe miratimin e Ministrisë së Arsimit. Ministria miratoi dhe dha pëlqimin për punësimin e mësuesve të gjuhës shqipe dhe ata do të kishin filluar mësimin që vitin e kaluar” – tha Jadranka Šošić, drejtoreshë e shkollës, duke shtuar se qëndrimi ndaj minoriteteve duhet të jetë i dallueshëm dhe beson se ky është një fillim i mbarë bashkë punimi.

E pyetur nëse nxënësit e shkollave të tjera në Kastelë do të mund të marrin pjesë në mësimin e gjuhës shqipe, Šošić tha se për momentin nuk ka interesim nga nxënësit e shkollave të tjera, që nuk do të thotë se do të mbetet i tillë.

Bashkëpunimin e ri e priti me entuziazëm veçanërisht kryetari i Bashkësisë së Shqiptarëve të Qarkut Split-Dalmaci, Milajim Šukaj, i cili beson se edhe në Split do të formohen klasa për mësimin e gjuhës shqipe, sepse ka interesim nga fëmijët.

“Kjo është një ngjarje vërtet historike për ne, sepse për herë të parë fëmijët kanë mundësi të mësojnë gjuhën e tyre amtare, të mos e harrojnë atë dhe të rinovojnë kulturën dhe traditën. Faleminderit drejtoreshës së shkollës fillore Bijaća, Jadranka Šošić, e cila na ndihmoi shumë për të mundësuar këtë ngjarje, në mënyrë që fëmijët të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe – tha Šukaj, i cili ndau kënaqësinë e tij me prindërit dhe fëmijët e mbledhur, nxënës të ardhshëm të gjuhës shqipe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here