Cilësohet si Supa e Beut për shkak të shijes fantastike që ka por edhe vlerave ushqyese gjithashtu. Foto: Flickr
Tradita e hershme e të gjitha trevave shqiptare në kuzhinë është mahnitëse në të gjitha shijet që ofron.
Përbërësit
(Receta më poshtë është për 4-5 persona)
4-5 thela mish pule
2 lugë vaj ulliri
Pak gjalpë i freskët
1 thelpi hudhër
2 qepë të njoma
2 karrota
1-2 lugë miell
Majdanoz
Lëngu i një kokërr limoni
Kripë
Piper
Përgatitja
Pastroni mishin e pulës dhe vendoseni të zjejë në një tenxhere me ujë me kripë. Pasi mishi të jetë zbutur, lëreni që të ftohet dhe ndajeni fije fije ndërsa lëngun ruajeni mënjanë për përgatitjen e supës.
Karrotat, qepët dhe hudhrat grihen hollë dhe kaurdisen në një tenxhere ku kemi hedhur vaj ulliri dhe pak gjalpë.Në tenxhere ku po karudisen qepët, karrota dhe hudhra, të nisni të hidhni nga pak miellin dhe vijoni kaurdisjen. Shtoni lëngun e mishit të pulës dhe supën lëreni të zjejë përreth 30 minuta.
Më pas shtoni mishin e pulës së bërë fije-fije, erëzat si dhe majdanozin e freskët të grirë hollë. Lëreni të ziejë edhe për 10 minuta të tjera dhe në fund shtojini lëngun e limonit.
Për më shumë shije supën kur ta servirni spërkateni me pak gjalpë të tretur. Agri. web