Marmalata e shijshme e mollës

Përbërësit:

  • 2 kg mollë
  • lëkurën e gjysmës së një limoni
  • tre lugë gjelle me lëng limoni
  • 500 – 600 g sheqer

Përgatitja:

Lani me ujë të mollët dhe t’i qëroni nga lëkura dhe bërthamat, e më pas pritini në disa copa. Në një tenxhere hidhni lëkurën e limonit të qëruar shtoni dhe mollët e prera dhe mbulojini me ujë. Vendoseni tenxheren në zjarr. Pasi të kenë marrë valë, ulni nxehtësinë. Lërini mollët që të ziejnë dhe për 30 – 40. Kulloni mollët dhe mund t’i shtypni në kullore me një lugë, ose me elektrik (mikser). Mollët do të krijojnë një formë pureje, të cilën do ta kaloni përsëri në tenxhere.

Masni purenë e mollëve, sa gota me pure të keni aq gota me sheqer do të hidhni. Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr të ngadaltë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Pasi kokrrizat e sheqerit të jenë shkrirë shtoni lëngun e limonit. Vazhdoni ta përzjeni derisa masa të fillojë të ndryshojë ngjyrë dhe të mpikset. Në vijim, ngrohni furrën në 70 gradë celsius. Në tavë jo shumë të madhe vendosni një letër pjekjeje lyejeni me pak gjalpë dhe hidhni masën me mollë. Me një luge drejtojeni në mënyrë që trashësia të jetë e njëjtë.

Vendoseni tavën në furrën e parangrohur përreth një orë, në mënyrë që të thahet plotësisht. Hiqeni nga furra dhe lëreni të fto­het. Për ta ruajtur mjafton vetëm ta largoni nga tava dhe ta mbështillni me qese kuzhine ose ta vendosni në një enë qelqi me kapak në frigorifer.

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow