Hasudja e pjekur …. Ëmbëlsira Shqipetare

Një specialitet që është përgatitur prej dekadash me radhë në të gjitha trevat shqiptare. Në zona të ndryshme ajo ka emërtesa të ndryshme, diku Hasude, diku tjetër me emrin Reshedi ose Revani e pjekur.
Hasude e Pjekur


Përbërësit
200 gr niseshte
100 gr gjalpë
150 gr sheqer
Një filxhan kafeje me qumësht
600 ml ujë
Arra të thërrmuara sipas dëshirës


Përgatitja


Hidhni në një tenxhere gjysmën e sasisë së ujit që duhet për përgatitjen e hasudes. Shtoni sheqerin dhe gjalpin e shkrirë dhe tenxheren vendoseni në zjarr të ngadaltë. Në një enë tjetër tretni niseshtenë me pjesën tjetër të ujit. Kur masa që kemi vendosur në zjarr nis të vlojë, shtojmë pak e nga pak niseshtenë e tretur, duke trazuar dhe përzier masën në mënyrë të pandërprerë derisa ajo të shkëputet nga anët e tenxheres.

Në fund, mund t’i shtoni brenda edhe pak arra të thërrmuara. Më pas, masën e kalojmë nga tenxherja në një tavë, duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e saj në mënyrë të njëtrajtshme.


Mbi hasuden që kemi vendosur në tavë hedhim qumështin dhe e përhapim atë në të gjithë sipërfaqen e saj. Në disa raste, përdoret një e verdhë veze përzier me qumësht, me të cilën lyhet sipërfaqja e hasudes. Tavën futeni në furrë, në 200 gradë. Lëreni të piqet përreth 40 minuta derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë. Hasudja shërbehet e ftohtë dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me fruta të ndryshme

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow