U shitë thesari ‘Aleksandrit të Madh’ nga Muzeu i Kombëtar afgan në Kabul

Muzeu i Kombëtar afgan në Kabul është mbyllur dhe koleksioni i Baktrian, është zhdukur. Ky koleksion është praktikisht një thesar i vërtetë, një prej pesë koleksioneve më të rëndësishme në botë i përbërë nga 22 mijë objekte prej ari, sot mungon dhe fati i tij mbetet mister.

“Nuk ju them dot se ku gjendet, është një temë shumë delikate”, citohet të ketë thënë drejtori i tij, Mohammad Fahim Rahimi.

Ky koleksion është thesar i vërtetë, një prej pesë koleksioneve më të rëndësishme në botë i përbërë nga 22 mijë objekte prej ari, sot mungon dhe fati i tij mbetet mister. Si mbas disa informatave është dërguar jashtë kufijve, në duart e talibanëve që e kanë ndarë tashmë pretendojnë mediat italiane. Koleksioni ka një vlerë të paçmuar e ndërsa qeveria talibane ka nevojë për para.

Thesari nga koha e Aleksandrit të Madh, u mendua fillimisht i humbur gjatë qeverisjes së mëparshme talibane në 2003-shin, por më pas u gjet i mbyllur në Bankën Qendrore të Kabulit. Presidenti i atëhershëm afgan, Hamid Karzai nxori një dekret për hapjen e kasafortës gjigande që nxori në dritë mes të tjerash gjerdanë, medaljone, kurora të rralla.

Vetëm nga ekspozimi i thesarit deri në 2020’n, u mblodhën 4.5 milionë dollarë.

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow