Zagreb. Të dielën, më 14 nëntor 2021, në orën 19.00 në teatrin Mala skena, eshte shfaqur premiera “Pacienti i dr. Frojdit” aurorit kroat Miro Gavran ne regji Besnik Bishes regjisorit te mirnjohur nga Tirana. Ne rolet kryesore, ishin tre artist, dy te mirnjohur nga Shqiperia, Anila Bisha, Neritan Liçaj dhe Leonard Hamitaj nga Kroacia.
Libri u përkthye në shqip nga Kastriota Çipi.
Pacienti i doktor Frojdit është një lloj grotesku që tematizon takimin e Adolf Hitlerit dhe të fejuarës së tij Christine me psikoanalistin e famshëm Sigmund Freud.
Adolf i ri arrin të bindë të dashurën e tij që të kërkojë ndihmë profesionale nga një psikiatër për t’i ndihmuar të zgjidhin problemet në komunikimin seksual.
Hitleri tridhjetë vjeçar, në divanin e Frojdit, do të ekspozojë humnerat e psikikës dhe zhgënjimin e tij, të cilat njëzet vjet më vonë do ta drejtojnë atë drejt luftës më të madhe në histori. Të tre personazhet janë portretizuar bindshëm, duke i dhënë aktorëve mundësi të mëdha interpretuese.
Aktorët e ksaj shfaqe treguan talentin energjin pozitive dhe humor, luajtenë me temën e seksualitetit, duke sfiduar stereotipet që lidhen me figurat e famshme historike.
Pas shfaqes publiku ka pase raste te bisedon me autore, Miro Gavran dhe regjisorin Besnik Bisha.
Shfaqja është prodhuar nga Shoqëria e Dramës Shqiptare në Kroaci Mergimtara, dhe me rastin e Ditës së Teatrit Shqiptar në Diasporë.