NGJARJE HISTORIKE: Në Shtëpinë e Gazetarëve u promovua libri “Shqiptarët në Zagreb – pjesa e parë”

0
366
shqipetar ne Kroaci
PROMOVIMI LIBRIT SHQIPETAR NE ZAGREB

Të mërkurën, më 18 maj 2022, në orët e para të mbrëmjes, në ambientin e njohur të Shtëpisë së Gazetarëve, organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Zagrebit u organizua një festim solemn dhe ju prezantua auditorit libri i rëndësishëm “Shqiptarët në Zagreb-pjesa e parë”, i autorit të shumë librave Dr.sc. Filip Škiljan. Monografia u botua me iniciativën e Dr. Gzim Rexhepit dhe Masteres së Ekonomisë Melita Oreškoviq.

“Ky qytet na dha mundësinë dhe ne iu përgjigjëm Zagrebit me dashuri, vëmendje dhe investim. Jam i lumtur për këtë libër, u shpreh pneumologu i famshëm i Zagrebit, Dr. Gzim Rexhepi

 Shkruan: Shenida Bilalli dhe Željka Stipošek

Të mërkurën, më 18 maj 2022, në orët e para të mbrëmjes, në ambientin e njohur të Shtëpisë së Gazetarëve, organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Zagrebit u organizua një festim solemn dhe ju prezantua auditorit libri i rëndësishëm “Shqiptarët në Zagreb-pjesa e parë”, i autorit të shumë librave Dr.sc. Filip Škiljan. Monografia u botua me iniciativën e Dr. Gzim Rexhepit dhe Masteres së Ekonomisë Melita Oreškoviq.

Ishin prezent përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Ljiljana Klašnja, shefe e Departamentit për Pakicat Kombëtare të qytetit të Zagrebit, dhe përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë, Kosovës dhe Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë, Milaim Fetai. Të pranishëm ishin edhe Zorica Velinovska, anëtare e Këshillit për pakicat kombëtare dhe minoriteteve e Republikës së Kroacisë , shumë përfaqësues të shoqatave dhe anëtarë të familjeve më të vjetra shqiptare nga Zagrebi.

Ky manifestim festiv u pasurua me performancën e kitaristit të ri të talentuar Nikola Delerue, i cili interpretoi dy pika muzikore në kitarë.

Aktiviteti u moderua nga gazetari i ri Emirat Asipi, anëtar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit.

Për librin folën nismëtarët, autori dhe recensentët e tij, dr, prof. Zenun Skënderi dhe Lazër Lumezi, një artist i famshëm bizhuterish nga Zagrebi.

Autori i librit Dr.sc. Filip Škiljan  u prezantoi të pranishmëve mënyrën se si ai mblodhi materialet dhe historitë e shqiptarëve të Zagrebit, duke përfshirë zejtarë, familje, sportistë, mjekë, gazetarë, regjisorë, bukëpjekës, pastiçerë dhe filigramë. Ai deklaroi se është ndihmuar nga shoqatat shqiptare, ndër të cilat spikaste revista “Iliria”, e cila kishte të dhëna të shumta.

Libri, “Shqiptarët në Zagreb – Pjesa e parë” ka 300 faqe dhe është i ndarë në 4 pjesë. Ai trajton migrimin e shqiptarëve, familjet më të vjetra, themelimin e shoqatave, individë të suksesshëm dhe veteranët shqiptarë. Për fat të keq, autori nuk ka mundur të japë statistika për numrin e shqiptarëve në Zagreb sipas regjistrimit të fundit të vitit 2021, sepse nuk i ka marrë akoma ato.

Në prezantimin të mëtejshëm, Dr. sc. Filip Škiljan tha se migrimi i  shqiptarëve në Zagreb filloi në fillim të shekullit të 19-të. Në shekullin e 20-të dhe në 70 vitet e fundit ai u intensifikua për shkak të konflikteve politike, ekonomike dhe luftarake dhe një jetë më të mirë.

Një numër i madh i shqiptarëve erdhën në Zagreb gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht familjet filigrame që erdhën në masë me familjet e tyre. Ai ka biseduar me shumë argjendarë, filigramë, bukëpjekës e pastiçierë, të cilët dikur ishin shumë më tepër, por tani janë gjithnjë e më pak. Zanati i filigramit po shuhet, por ata e kanë ruajtur zanatin  me xhelozi dhe i kanë përcjellë traditat dhe zakonet brez pas brezi.

Shqiptari i parë në Zagreb erdhi në vitin 1907 dhe quhej Xhabir Zyberi, me origjinë nga Maqedonia Perëndimore, i cili punonte në një kafene boshnjake. Më vonë ai e bleu kafenenë dhe u bë pronar i saj në  rrugën Kačićeva. Njihej për pijet si boza, salepi dhe ëmbëlsirat shumë të shijshme. Pastiçierët nga Zagrebi u bënë ziliqarë ndaj konkurrencës dhe kërkuan që ai të dëbohej nga Zagrebi … por konsumatorët e tij nuk e lejuan Xabir Zyberin të largohej nga Zagrebi.

Pas Xhabirit erdhën familje të tjera shqiptare, në fillim kanë ardhur pastiçierët, pastaj bukëpjekësit dhe në fund filigramët me familje e tyre. Familja e parë që erdhi në Zagreb ishte Misini, Sulejmani 1932, Bashota 1927, Aliti, Ali, Kolveshi, Rexhepi 1948  Daka 1958….

Dr. sc. Gzim Rexhepi, kryetar i Këshillit të Pakicave Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit u shpreh-“ Jam shumë krenar që ky libër u botua, në të cilin shkruhet se shqiptarët që erdhën në këtë zonë në shekujt e kaluar,arritën të kultivojnë zakonet dhe traditat, me të cilat ata kanë ndihmuar që  Zagrebi të jetë më modern, duke ndjekur trendet dhe duke investuar në zhvillimin e tij ekonomik.’

“Ata që erdhën të parët sigurisht që nuk e kishin të lehtë”, tha Dr. Rexhepi, “sepse nuk e njihnin qytetin, zakonet, gjuhën, por u integruan me sukses. Shqiptarët janë taksapaguesit më të mirë të qytetit të Zagrebit, i kushtojnë rëndësi imazhit të tij, produkteve, investojnë në dyqane dhe restorante. Shumë kanë kryer  studime…. dhe si vullnetarë mbrojtën Kroacinë. Ata  më parë ishin edhe pjesë e Pranverës Kroate, dhe shumë përfunduan në burgje në vitet 1970. Sot në Zagreb jetojnë një numër i madh të rinjsh shqiptarë të arsimuar, duke përfshirë shumë mjekë, gazetarë, arkitektë dhe shumë profesione të tjera në të gjitha institucionet kroate”- u shpreh Dr. Rexhepi

“Ky qytet na dha mundësinë dhe ne iu përgjigjëm Zagrebit me dashuri, vëmendje dhe investim. Jam i lumtur për këtë libër, u shpreh pneumologu i famshëm i Zagrebit, Dr. Gzim Rexhepi, djali i pastiçierit të njohur, pronar i pastiçerisë së Zagrebit në Masarykova 4, e cila u hap në vitin 1950 dhe ishte e njohur për ëmbëlsirat e mira dhe ëmbëlsirat  me të mëdha gjatë Universiadës së vitit 1987 në Zagreb.

Zagrebi – rrugët dhe monumentet e tij – kanë jetuar për mijëvjeçarë. Megjithatë ai e mat vlerën e tij më të madhe në momentin që na jep, bukurinë dhe personalitetin të cilin e ndan me ne. Ai na jep gëzim dhe miqësi, vlerat e së cilave e kanë përfshirë në listën e qyteteve të artit evropian në shumë mënyra.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij libri janë pjesë e Zagrebit dhe historisë së tij. Ky libër i rëndësishëm do tju shërbejë shumë studimeve e do të jetë një udhërrëfyes për shqiptarët e Zagrebit modern. Ai i afrohet më së miri traditës europiano-perëndimore, duke u dhënë një  vëmendje të veçantë përzgjedhjes së njerëzve nga komuniteti ynë, duke i vlerësuar ata  mbi bazën e produkteve cilësore, krijimit të specialiteteve të reja, ëmbëlsirat, kafetë … pastat dhe picat,  të cilat zagrebçanët i shijojnë dhe i duan….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here