Urdhëri i Papa Klementit XI kur autoritet turke konvertonin fenë…
“…Mos braktisni vëllezërit tuaj që u kthyen në myslimanë. Zoti është nji…
Shqipëria në atë periudhe vuante nën thundrën e sundimit osman. E harruar dhe e braktisur nga Europa që dikur e shihte me zili për luftërat që pati bërë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, që luftoi për 25 vjet rresht për mbrojtjen e krishterimit dhe qytetërimit europian, kishte ardhur momenti që të dilte në dritë lufta dhe përpjekjet e saj për ekzistencë. Pikërisht në këto momente të errëta ndriti për popullin shqiptar një rreze shprese. Biri i saj i shquar Gjon Francesk Albani tre vjet pasi u zgjodh papë, urdhëroi që të mblidhej Koncili i Dheut të Arbrit.
Arqipeshkvi i Tivarit Vincens Zmajeviku”
Ishte hera e parë që Papa po njihte gjendjen reale ekonomike dhe shpirtërore të popullit shqiptar. Gjendja ishte e rëndë, prandaj Papa Klementi XI u trondit shumë.
Nuk mjaftonte gjendja e rendë ekonomike, por tani ishte shtuar edhe presioni i autoriteteve turke për konvertimin e popullsisë, nga katolikë në myslimanë. Për këtë arsye Papa lëshoi disa urdhra, të cilat kishin qëllim forcimin e unitetit të popullit rreth kishës katolike. Në një prej tyre ai theksonte: “…Mos braktisni vëllezërit tuaj që u kthyen në myslimanë. Zoti është nji, edhe në qiellin shqiptar është vetëm nji Zot, i cili do t’u mëshirojë duke u futur në mbretërinë e tij Qiellore…”.
Përpjekjet e tij për përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në atdheun e tij janë të hershme. Pas kërkesës së Franceskaneve në Shqipëri dhe të arqipeshkvit të Tivarit, Vicko Zmajeviq, me urdhër të Papa Klementit XI,që nga prilli i vitit 1711 deri në fund të shek.XIX u mësua gjuha shqipe. Gjatë gjithë periudhës kur sundoi në Selinë e Shenjtë,ai u interesua për zhvillimin e kulturës shqiptare. Posti papnor, ndikoi që edhe në mjedise të tjera letrare dhe shkencore të zgjohej interesimi për gjuhën shqipe. Ai mbështeti fuqimisht botimin e veprës së albanologut Luibnici, ku shfaqeshin pikëpamjet mbi origjinën ilire të shqiptarëve, botuar me 1709.
Me guxim dhe vendosmëri hapi një seminar arbëresh në Palermo duke i dhënë një hov të paparë lëvizjes së gjerë patriotike dhe kulturore, dhe me 20 prill 1711, me iniciativën e tij, hapet e para katedër e gjuhës shqipe ne Universitetin e kryeqendrës së Perandorisë Romane, në Romën e Qytetëruar, që do të ndikonte në zhvillimin e albanologjisë në Europë.
Në vitin 1711 Papa Klementi XI ndërhyn pranë Republikës së Venedikut për t’i ndihmuar shqiptarët në luftë. Këtë thirrje ia bëri gjithë Europës, por Europa përsëri qëndroi indiferente ndaj çështjes shqiptare. Vlen të përmendet këtu miqësia e ngushtë që pati Papa Klementi XI me Gjergj Guxetën (1682-1756), themelues i Seminarit papnor të Palermos. Ky seminar arbëresh që u hap me 30.11.1730, do të luante një rol të madh në përhapjen e kulturës shqiptare tek arbëreshët dhe arsimin e shumë intelektualëve të shquar arbëreshe si Pjetër Andrea,P.Parina,Nikoll Keta) etj. Nikollë Keta thotë se Gjergj Guxeta i kushtoi Papës Klementi disa sonete ku tregoi lidhjet e ngushta miqësore mes tyre. Dallohet veçanërisht një poezi e tij që ka rreth 56 vargje njëmbëdhjetërrokëshe me rimë të alternuar,:
Ai ndërtoi shumë shkolla edukimi dhe jetimore për t’u ardhur në ndihmë shtresave të varfëra. Me emrin e tij lidhet ndërtimi dhe funksionimi i spitaleve të para publike. Pasuroi shumë bibliotekën e Vatikanit dhe restauroi shumë statuja dhe obeliske.
Bibliotekën e tij shumë të pasur ua la nipave të tij kardinalë dhe intelektualë të zotë dhe bashkë me të edhe një apigram që është shkruar në bazilikën e kishës së Shën Pjetrit,në të cilën thuhej: “Klementi XI-Albani, Papë, më parë vikar, e pastaj kanonik i kësaj bazilike, vdiq pas një pontifikati… Lutuni për të”. Vdiq me 19 mars 1721 ditën e Shën Jozefit, pajtorit të të vdekurve. Në dhomën e tij u gjetën vetëm 60 skude, bashkë me një listë me emrat e 600 familjeve, shumica me origjinë arbëreshë që jetonin me lëmoshat e Selisë së Shenjtë.
apovjed pape Clementa XI. u vrijeme turske vlasti kada su kršćani prelazili na islam …
“… Nemojte napustiti svoju braću koja su prešla na islam. Bog je jedan…”
Albanija je u tom razdoblju bila pod otomanskom vladavinom, zaboravljena i napuštena od Europe, a Skenderbeg se borio 25 godina kako bi zaštitio kršćanstvo i Zapadnu civilizaciju i bio poznat po borbi i hrabrosti. U tim mračnim trenucima Albanci su osjetili zračak nade. Njezin ugledni sin iz Arberije, John Francesco Albani, tri godine nakon što je bio izabran za papu, sazvao je Vijeće Arbra u Arberiji – današnjoj Albaniji.
Nadbiskup Bar Vincens Zmajeviku
Papa je tada prvi puta saznao za stvarno teško ekonomsko i duhovno stanje albanskoga naroda. Pogodilo je takvo stanje i samog papu, Clementa XI.
Nije bila samo teška gospodarska situacija, već se i povećao pritisak turskih vlasti koje su katoličko stanovništvo prevodili na islam. Zbog toga je Papa izdao naredbe za jačanje jedinstva Albanaca oko Katoličke crkve. U jednom od njih naglasio je: “Nemojte napustiti svoju braću koja su prihvatila islam. Bog je jedan, čak i na albanskom nebu postoji samo jedan Bog, koji će imati milost tijekom ulaska u njegovo nebesko kraljevstvo … “.
Njegovi napori da se albanski jezik podučava, rano su počeli u njegovoj domovini. Na zahtjev franjevaca u Albaniji i po nalogu pape Clementa XI. te nadbiskupa Bara, Vicka Zmajevića, učio se albanski jezik od travnja 1711. do kraja XIX. stoljeća. Tijekom cijele vladavine u Svetoj Stolici, papa je bio zainteresiran za razvoj albanske kulture. Papinski položaj utjecao je na veći interes za albanski jezik i u drugim književnim i znanstvenim sredinama. Snažno je podupirao objavljivanje djela albanologa Luibnicija, koji se 1709. godine deklarirao da je ilirsko – albanskog porijekla.
Hrabro i odlučno otvorio je arbanaški seminar u Palermu, i time dao neviđeni zamah domoljublju i kulturi. Na njegovu inicijativu, 20. travnja 1711. godine, otvorena je prva katedra na albanskom jeziku na Sveučilištu u glavnom gradu Rimskog cerstva, Rimu, što je dosta utjecalo na razvoj albanologije u Europi.
Godine 1711. papa Clement XI. obratio se Republici Veneciju i tražio pomoć za Albance koji su se branili od Turaka. Žalio se cijeloj Europi, ali Europa je ponovno ostala ravnodušna prema albanskom problemu.
Vrijedno je spomenuti i blisko prijateljstvo pape Clementa XI. s Guxetom Georgeom (1682-1756), osnivačem Papinskog sjemeništa u Palermu koji je imao znatan utjecaj na arbanaški Seminar, održan 30. 11.1730. odigrao je važnu ulogu u širenju albanske kulture i obrazovanja za mnoge Arbanase i istaknute arbanaške intelektualce kao: Peter Andrew, P.Parina, Nicholla..) Gjergj Guxeta posvetio je papi Clementu nekoliko sonata koje pokazuju bliske prijateljske veze. Osobita je njegova poezija, koja ima oko 56 alternativnih rimskih pjesama.
Papa Ivan Francesco Albani je izgradio mnoge obrazovne škole u sirotištima i pomagao siromašnijim ljudima. Njegovo se ime spominje pri izgradnji i radu prvih javnih bolnica. Obogatio je Vatikansku knjižnicu i obnovio mnoge kipove i freske u Vatikanu.
Vrlo bogatu knjižnicu ostavio je oporučno svojim nećacima, kardinalima i izvrsnim intelektualacima, što je zapisano u crkvi Bazilike: „Clement XI. Albani, papa, bio je namjesnik, zatim kanonik-svećenik iz ove bazilike, umro je nakon pontifikata .. 19. ožujka 1721. na dan Sv. Josipa, zaštitnika umirućih. U njegovoj je sobi pronađen je popis 600 obitelji, većinom arbanaškog porijekla, koji su živjeli u dobrotvornim ustanovama Svete Stolice.