PËR HERE TË PARË NË ZAGREB U SHFAQEN LEGJENDAT SHQIPTARE NE FILMA TË ANIMATUR

0
103

Më  26 tetor 2024, një ngjarje e rëndësishme kulturore u ndodhë në kinemanë CineStar të Qendrës Branimir në Zagreb, ku u shfaqen dy filma të animuar të bazuara në legjenda shqiptare. Këto filma, “Legjenda e Argjiros” dhe “Legjenda e Vendit t’Shenjt”, synojnë të pasurojnë dhe të ndajnë me botën pasurinë kulturore shqiptare.

Në ceremoni hapjëse ishin pran përfaqësues të ambasadave;  te Shqiperis  dhe te Kosoves ne Republiken e Koroacise dhe artistë të shquar  nga Shqiperia. Regjisorja  Eliona Thomaraj dhe skenograf i mirnjohur Bledar Grecaliu.

Shfaqja e filmave në gjuhën shqipe me titra në anglisht  afrojë  edhe publikun ndërkombëtar të marrë pjesë dhe të njohë thellësisht kulturën dhe historinë shqiptare.

Ky event eshte organizuar nga Shoqata Teatrore “Mërgimtari”, Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci ne krye me zonja Melita Orešković , me mbështetjen e ambasadave të Kosovës dhe Shqiperise .Ngjarjen filmike perkrahi dhe përshēndeti ambasadori i Republikës së Kosovës zoteri Martin Berishaj, zonja. Alma Kasa, zvambasadore e Republikës së Shqipërisē, znj. Shenide Bilali gazetare, regjizore dhe kryetare e Klubit te femrave shqiptare te Kroacise” Mbreteresha Teuta”, znj. Melita Orešković, organizatore eventit.

 Ky aktivitet është një dëshmi e bashkëpunimit dhe vlerësimit të kulturave dhe traditave të ndryshme.  Duke u mbështetur në fuqinë e artit dhe narrativës vizuale, filmat e animuar janë një mjet i fuqishëm për të ndërtuar ura ndërkulturore dhe për të nxitur dialogun dhe kuptimin mes komuniteteve të ndryshme.

Përmes këtyre legjendave të animuara, trashëgimia shqiptare jo vetëm që ruhet dhe nderohet, por gjithashtu bëhet e arritshme për një audiencë më të gjerë, duke u shërbyer si një burim frymëzimi dhe mësimi për brezat e ardhshëm.

Ky event është një mundësi e shkëlqyer për të festuar dhe për të ndarë me botën thesarin e pasur të përrallave dhe legjendave që kanë formuar identitetin kulturor shqiptar përgjatë shekujve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here