INTERVISTË: Shpresa Gashi

0
390

Ish studente e Zagrebit, fituesja e çmimit “Mbretëresha Teuta” 2018 flet për karrierën e saj
përmes revistës “Iliria” ajo shpjegon lidhjen e saj me portretin “Motra Tonë”, piktori Kol Idromeno
në vitin 1883., cila është vepra e parë realiste e vendosur në Muzeun Louvre të Parisit.

Biseduan | Razgovarale: Shenida Bilalli dhe Katarina Rožić

Shpresa Gashi, këngëtarja me karrierë 48-vjeçare, paraqiti një përmbledhje të jetës së saj artistike për revistën „ILIRIA”. E lindur në Pejë të Kosovës, është një ndër katër vajzat e familjes Gashi; Margarita, Shpresa, Maria dhe Anna. Prindërit ishin artizanë dhe merreshin me fotografi, babai me foto artistike, ndërsa nëna me fotografi tregtare. Nëna ishte gruaja e parë që drejtonte makinën në Kosovë, udhëtonte nëpër fshatra dhe gjurmonte ngjarje të ndryshme me foto.

Arsimin fillor e mori në Prizren, duke vijuar me Shkollën e Mesme të Muzikës në Prishtinë, Kosovë, e më pas vazhdoi studimet në Akademinë e Muzikës në Zagreb.

ILIRIA: Ju i keni kryer studimet në Zagreb?

Shpresa Gashi: Kam qënë studente në Akademinë e Muzikës në Zagreb, brezi i dytë, pas kompozitorit të njohur kroat Arsen Dedić, i cili ishte 4 breza më i vjetër se unë. Ai tashmë ishte diplomuar dhe unë isha në vitin e parë. Më vonë kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë së bashku në disa turne nëpër Evropë.

Pas mbarimit të Akademisë, u ktheva në Kosovë dhe punova në Shkollën e mesme së Pejës, në kohën kur u hap edhe Televizioni në Prishtinë. Më pas u punësova dhe u regjistrova në Akademinë e Muzikës në Shkup.

ILIRIA: Si ju pranuan si shqiptare në Zagreb në vitet 70-të?

Shpresa Gashi: Unë personalisht nuk e kam ndier inferioritetin si një grua shqiptare. Isha shumë krenare, vija nga një familje e pasur me një dyqan fotografish në Prishtinë, por edhe një në Zagreb ku punonte asistenti e prindërve të mi. Fillimisht, kisha llogarinë time të hapur, por situata ndryshoi kur asistenti hapi dyqanin e tij. Por megjithatë unë nuk isha vetëm në Zagreb, kisha 4 halla dhe nëna ime vinte shumë shpesh, duke më blerë mallra në Trieste, Itali.

Në Zagreb, mendonin se isha çeke ose polake, por unë reagova dhe u shpjegova se jam shqiptare nga Kosova. Shefi i departamentit, duke parë garderobën time të pasur, më pyeti se me çfarë merrej babai im? Unë ju përgjigja se ishte zejtar. Ai u çudit sepse e përjetonte ndryshe Kosovën. Pyetja a kishte qënë në Kosovë, apo e njihte atë vetëm përmes gazetave e tronditi, tronditje e cila u shtua edhe me qëndrimin tim ndaj tij. Por, kolegët, studentët dhe profesorët e mi më pranuan mirë.

ILIRIA: Si u pritët në Kosovë pas studimeve?

Shpresa Gashi: Fillova punë në televizion, si ilustruese muzikore, dhe paralelisht kryeja edhe dy punë të tjera për të fituar një pagë më të mirë. Kam punuar si gazetare për muzikën serioze në TVP dhe kam qënë bashkëpunëtore muzikes serioze. Në atë kohë u regjistrova edhe në Akademi në një grup këngëtarësh solo në Shkup dhe përfundova me sukses.

ILIRIA: Si ka filluar karriera juaj?

Shpresa Gashi: Jam rritur në një familje ku kënga ishte e pranishme vazhdimisht. Nëna ime, Gjina, ishte një këngëtare e mirë dhe e talentuar, të cilën e kërkuan të rregjistronte këngët e saja në Radio Prishtinën. Për fat të keq ajo nuk pranoi as ofertën për studime në Itali, duke rënë nën ndikimin e mentalitetit të kohës. Edhe tezja ime, Josefina, ishte një këngëtare e njohur. Ajo ishte më e mira nga të gjitha dhe jetonte në Slavonski Brod.

ILIRIA: Keni qënë aktive në Zagreb?

Shpresa Gashi: Atëherë edhe këndoja në ansamblin që kultivonte muzikën e hershme të Rilindjes, “Universitas Studiorum Zagrabiensis”, i cili ishte vetmi në ish-Jugosllavi nën drejtimin e violinistit të famshëm kroat, muzikologut, Igor Pomikalo. Me këtë ansambël kam mbajtur disa koncerte në Austri dhe Kroaci.

ILIRA: Jeni kthyer ne Kosove?

Shpresa Gashi: Nastalgjia më tërhoqi, duke menduar se do të hapej Opera ( institucioni ) në Prishtinë, i cili nuk u realizua dhe nuk ka as sot, e për fattë keq shumë gjenerata po largohen jashtë. Unë kam qenë një nga këngëtaret e para që diplomova në Akademinë e Muzikës, pas Ermine Hysës, e cila diplomoi në Beograd. Nga televizioni TVP, kalova në radio si soliste me pagesë, ku punova me Nexhmije Pagarushën dhe Bashkim Paçukun. Performuam si solistë me orkestrën simfonike.

ILIRIA: Cilat nga interpretimet do të veçonit?

Shpresa Gashi: Në zemër kam arien e parë shqiptare “Mrika”, të kompozitorit Preng Jakova, arien Jilda në “Rigoleto” e të tjera. Kam edhe disa këngë ku kam shkruar tekstin . Më duhet të veçoj këngën “Ballada për Drenicën”, e cila më pëlqen vërtet, sepse e kam kënduar në Akordet e Kosovës 1988-1989. Me këtë këngë kam dhënë një kontribut të vogël për luftën që u zhvillua në Kosovë, e cila pati shumë sakrifica dhe viktima. Jam e lumtur që njerëzit e pëlqyen shumë këngën.

ILIRA: A jeni e lidhur fort me Shqipërinë?

Shpresa Gashi: Gjyshja ime ka qënë me origjinë nga Shkodra dhe rrënjët e familjes sime janë nga Shqipëria. Mbaj mend paraqitjen time të parë në Shqipëri në vitin 1972. Kur e vizitova si studente e Zagrebit, ishte nje entuziazëm i ndërsjelltë. Isha pjesë e shoqërisë kulturore artistike, në të cilën luaja një rol të vogël. Kështu plotësova dëshirën time për të parë tokën stërgjyshore, e cila ishte e ndaluar prej kohësh. Pas këtij takimi, bashkëpunimi vazhdoi ndërmjet Prishtinës dhe Televizionit Shqiptar. Ajo ishte periudha e karrierës sime të artë.

ILIRIA: Keni marrë pjesë në festivale të Jugoslavisë ?

Shpresa Gashi: Do të veçoja festivalin e Opatisë, ku prezantoja Kosovën me këngën për në Eurovision. Këngëtarët më të famshëm nga 6 republika të ish-Jugosllavisë garuan. Të gjithë këngëtarët visheshin siç kishin dëshirë, por për mua gazetarët reaguan keq, sepse kisha veshur një fustan kuq e zi. Pata shumë kritika nga shtypi. Ishte e vështirë…

ILIRIA: A mendoni se një grua shqiptare mund ta afirmojë veten?

Shpresa Gashi: është e çuditshme. Nëse nuk je pjesë e një lobi, nuk mund të afirmohesh e të përparosh, veçanërisht tek të rinjtë. Ata duhet të afirmohen jashtë vendit të tyre, në mënyrë që të njihen edhe në Kosovë. Këtë e ka vërtetuar Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat bota i pranon a ne i adhurojmë.

ILIRIA: Mirënjohje dhe çmimet që keni marrë?

Shpresa Gashi: Jam shpërblyer dy herë në Shqipëri për karrierë të suksesshme, e cila përfshinte këngëtarë dhe artiste prestigjiozë. Më dhanë çmimin për karrierë, e pas dy vitesh gjithashtu më dhanë çmimin “Mikrofoni i Artë” për zërin më të mirë, duke më përfshirë në një album me historinë e këngëtareve më të njohura. Mora edhe çmimin “Mbretëresha Teuta”, për të cilën u befasova. Ju falenderoj për vlerësimin ju znj. Shenida Billali si dhe anëtarëve të tjerë të shoqatës “Mbretëresha Teuta”.

ILIRIA: Cila është lidhja juaj me portretin „Motra Tonë” të Idromenos, i cili ndodhet në Muzeun Louvre të Parisit?

Shpresa Gashi: Fatkeqësisht, nëna vdiq dhe nuk zbuloi se gjyshja e saj ishte ringjallur përsëri në një pikturë artistike të mirënjohur në Shqipëri, pikturë e cila pas restaurimit ishte vendosur në Muzeun Louvre në Paris, duke u vlerësuar si “Gjokonda Shqiptare” ose “Monaliza Shqiptare”.

Portreti quhej “Motra Tonë” është pikturuar nga vëllai i saj, Kola Dromeno, piktor i njohur në Shqipëri. Gjysma e Shkodrës është projekt i duarve të tij, në veçanti Sheshi Kalomodreno, i cili edhe sot mban emrin e tij. Gjyshja e nënës time “Motra Tonë” ishte këngëtare shumë e talentuar dhe u martua me mësuesin e gjuhës italiane Andera Skrletin.

ILIRIA: Si mësuat për portretin?

Shpresa Gashi: Një ditë i ndryshoi të gjitha, kur më telefonoi gazetari i famshëm shqiptar Ardit Gjebrea, i cili më pyeti për mbiemrin e gjyshes time. Unë ju përgjigja Scanjeti. Ai më pyeti: A e dini se ajo i përket një prej familjeve më të famshme në Shkodër dhe Shqipëri? Unë përsëri nuk dija asgjë. Ai vazhdoi duke më treguar se Scanjeti ka patur portretin e “Motrës Tonë”, dhe piktura është vendosur në Louvre.

ILIRIA: Në familje, e dinit që gjyshja e nënës fliste italisht?

Shpresa Gashi: Nëna tregonte që gjyshja e saj ishte e martuar me një italian, e ne menduam me ndonjë zejtar. Asnjë informacion tjetër nuk kishim sepse kufijtë ishin të mbyllur. E gjithë çka mund të kujtoj është se nëna ime thoshte, se gjyshja e saj sillte enët nga kobalti.

ILIRIA: Kush ishte piktori, Kol Idromeno?

Shpresa Gashi: Kol Idromeno ishte ndër piktorët e parë të Rilindjes. Ai nuk ishte vetëm piktor, por edhe skenograf, fotograf, arkitekt, muzikant, edhe nismëtar i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri.

ILIRIA: Portretin “Motra Tonë”, vëllai stërgjyshes tuaj asnjëherë sa ishte gjallë nuk e ka ekspozuar?

Shpresa Gashi: Kjo vepër, për shumë vite ka qëndruar e mbyllur në shtëpinë e Shkanjetëve. Pas vdekjes së Motrës Tonë (1890), vëllai i saj, Idromeno, e mori pikturën dhe në shenjë kujtimi për motrën e vendosi në shtëpinë e tij. është ekspozuar 70 vjet pas krijimit.

ILIRIA: Keni dijeni se si u realizua portreti?

Shpresa Gashi: “Tone Shkanjeti (Idromeno), ka qënë motra e Kolës. Në vitin 1883 kur u realizua piktura ishte 24 vjeçare, e martuar me Andrean, nëna e dy fëmijëve. Bashkëshorti i saj ishte intelektual i njohur në Shkodër, e ajo vishej me kostumin “ala franga”, ndryshe nga nuset e tjera në Shkodër që mbanin kostume popullore. Një ditë ajo i plotësoi dëshirën të shoqit duke veshur kostumin shkodran, dhe i pozoi të vëllait piktor, i cili realizoi portretin e “Motrës Tonë”.