Historia e Piana degli albanesi: Edhe pas 5-shekujve, arbëreshët kanë arritur të ruajnë identitetin e tyre etnik, gjuhësor dhe fetar

0
871

Piana degli Albanesi, Palermo 22.6.2020

PALERMO

Piana degli Albanesi, Palermo

Historia e Piana degli Albanesi

Edhe pas 5-shekujve, arbëreshët kanë arritur të ruajnë

të pandryshuar identitetin e tyre etnik, gjuhësor dhe fetar

Shkruajnë: ShendaBilalli  Z. Gacemattu

Hora e Arbëreshëvet, italishtr ‘ Piana degli Albanesi” , është një qytezë arebereshe

 me 6.427 banorë në  krahinen e Palermos,  rajoni i Sicilise në Itali. Me një pamje episkopale të Eparkisë Bizantine, qyteti shtrihet mbi një pllajë malore, me një liqen të bukur pranë tij, ku në anën lindore gjendet madhështori Monte Pizzuta.

Monumente në Piana degli Albanesi

Qendra antike e Piana degli Albanesi është e ndërtuar në një stil tipik të vonë mesjetar dhe pasqyron statusin shoqëror dhe kushtet ekonomike të kohës. Themeluesit e Piana degli Albanesi jetojnë në shtëpi mesjetare me harqe guri . Rrugët e qendrës së banuar jane të ngushta dhe kanë shumë shkallë.

Piazza Grande është qendra e shoqatës par excellence dhe aty gjenden Bashkia e Qytetit me “sfond të shekullit të shtatëmbëdhjetë”,  burimi „Tre Canojvet“ dhe kisha Shën Maria SS. Odigitria.

Piana degli Albanesi e karakterizojnë dy stile ndërtimi arkitektonik, ai barok dhe bizantin, të cilët  kanë jetuar gjithmonë paqësisht së bashku. Midis fundit të 16-të dhe gjysmës së parë të shekullit të 17-të, u ndërtuan shumica e asaj që mund të admirohet sot në Piana degli Albanesi, ku mund të përmendim kishat, fontanat, pallatet dhe qendrën historike.

 Historia thotë se ajo u themelua më  30 gushte të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh ortodoks nga HUMARA.Në vitet 1482-1485 kur Arbëria u sulmua nga Perandoria Osmane, e cila  detyroi familjet e Arbërisë (emri i hershëm i Shqiperise) të braktisin atdheun dhe të largohen për në Itali banorët me origjinë dhe vendbanim nga Himara, morën anijet nga Venediku dhe u vendoseën në pjesën qëndrore-jugore  të Sicilise. Në fillim ishin në kampet e përkohshme  afër qytetit të Palermos deri ne vitevin 1478. Mbas  nje kohe ata kërkuan nga kardinali Jan Borgia, argjipeshkvi  Monreale, të drejtën e qëndrimit të përhershëm në tokat e Merkut dhe Aydinglit, mbi malet sipër Palermos. Vendimi zyrtar për tokat u është dhënë  banorëve në vitin 1488.

Historia  për Horen e Arbëreshëvet

Më 30 gusht 1488 u sanksionua krijimi i polit më të madh shqiptar në ishullin e Siçilisë, ndjekur nga ndërtimi i kishave të riteve Greke – Bizantine dhe nga infrastrukturat e para.

Vendi ku u vendosën emigrantët shqiptarë u quajt “Fusha e Argjipeshkvit”  ose latinisht:  “Civitas Nobilis Plana Albanensium”. Më vonë, në shekullin e XIX-të, u emërua vetëm në italisht “ Piana dei Greci” për arsye të ritit fetar bizantin, latinisht (italiant) “grek”. Ne vitin 1941 emri në gjuhën Italiane, për të kënaqur intelektualët dhe prifterinjëve arbëreshë, u ndryshua në Piana degli Albanesi. Arbëreshët, e kanë quajtur Hora e Arbëreshëve, Sheshi i Arbëreshëve  apo vetëm Hora,e cila në arbërisht ka kuptim qytet (nga greqishtja).

Qyteti njihet si kryeqytet i arbëreshëve, dhe është një nga bashkësitë më të mëdha të komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme  e arbëreshëve të Sicilisë, me Selinë e peshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare në Sicili, Eparkia (ose Eparhia) e Horës së Arbëreshëve. Emigrimi i madh i arbëreshëve u favorizua edhe nga Republika e Venedikut, e cila dëshironte ripopullimin e vendeve të pabanuara ose të prekura nga uria.

Mbreti Johan i Spanjesu lejoi zyrtarisht emigrantëve

vendin për banim si dhe ruajtjen e fesë ortodokse.

Në vitin 1534, diaspora e dytë shqiptare erdhi dhe u vendos në qendrën e cila ishte strukturuar si një bashkësi autonome me departamenti, administrativ, juridik, ekonomik, kulturor dhe fetar. Qendra rritet gjithnjë e më shumë dhe vullneti i të gjithë banorëve është ruajtje e identitetit të tyre, duke mos pranuar asnje të huaj. Arbëreshët vinin kryesisht nga Kalaja veneciane e Koronit në rajonin e Moresë ose Peloponezit jug-perëndimor në Greqi.  Mbreti Johan II i Spanjës u lejoi zyrtarisht emigrantëve vendin për banim si dhe ruajtjen e fesë ortodokse.

Gjatë shekujve XIX-të dhe XX-të, arbëreshët e Piana degli Albanesi morën pjesë aktive në ngjarjet historike kombëtare dhe përtej kufijve kombëtarë në rajon, duke luajtur një rol domethënës në unifikimin e Italisë dhe pavarësisë shqiptare, duke u integruar gjithnjë e më shumë në kulturën italiane, pa humbur identitetin e tyre.

Hora e Arbëreshëvet ka ruajtur shumë elemente etnikë të kulturës  shqiptare.

Hora e Arbëreshëve  gjendet  rëzë një mali të lartë, 24 km larg nga kryeqyteti i provincës, në të cilën janë ruajtur shumë elemente etnike të kulturës shqiptare, veçantitë  gjuhësore, fetare-bizantine, veshjet tradicionale, zakonet, muzika dhe folklori. Banorët ishin pasardhës të familjeve shqiptare, fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, ku gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio. Bashkia përdor  zyrtarisht të dy gjuhët, shqipen dhe italishten. Sot, në këtë qutet të bukur jetojnë shumë shqiptarë të tjerë, që erdhën gjatë emigracionit të fundit shqiptar prej detit Jon dhe portit të Durrësit.

Gjuhën dhe identitetin arbëresh e

ruajti  Kisha arbërore

Priftërinjtë arbëreshë gjithmonë, që nga mergata e parë, kanë kultivuar gjuhën arbëreshe/shqipe, duke bërë përkthime nga greqishtja e lashtë. I pari ka qënë Papa Lekë Matrënga (1567-1619), dhe i fundit ka qënë Papa Gjergji Skiroi (1907-1992), i cili që nga viti 1970-të ka publikuar një gazetë arbëreshe dhe ka përkthyer në gjuhën arbëreshe  libra liturgjie bizantine të Dhiatës së Re, pjesë të Dhiatës së Vjetër, duke shënuar festimet e festave të mëdha.

Kisha Bizantine Eparkia e Horës së Arbëreshëve

Kisha Bizantine Arbëreshe, me ritin bizantin, ose greko-ortodoks, mbulon në Itali tre zona zgjedhore: “Eparhia e Ungrës” për arbëreshët e Italisë, “Eparhia e Horës së Arbëreshëvet” për arbëreshët e Sicilisë dhe “Manastiri i Grotaferratës” në Romë.

Bashkësitë arbëreshe të Sicilisë administrohen nga Eparkia e Horës së Arbëreshëvet, e cila dallohet nga kishat e tjera të Sicilisë për ritin bizantin dhe për gjuhën e përdorur, greqishtja e vjetër dhe arbërishtja -shqipja e vjetër.

Eparhia e Horës së Arbëreshëvet, bashkë me dioqeza të tjera arbëreshe, ruajnë fenë shpirtërore, kulturën tradicionale dhe liturgjike bizantine që nga koha e Justinianit (shekulli VI) deri në shekullin XV-të në Shqipëri.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe etniko-gjuhësore.

Për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe etniko-gjuhësore arbëreshe, çdo vit mbahen shfaqje teatrore , promovime letrare nga prodhimtaria e begatë e shqiptarëve vendas, si dhe muzikë nga grupet muzikore popullore të njohura edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Gjuha arbëreshe përdoret  edhe në radio-stacionet, “Radio Hora” ose “Radio Jona”, si edhe  në revistat informative “Mondo Albanese”, “Kartularet” dhe “Biblos”.

Pashkët.

Ekziston një traditë e fortë në kremtimin Pashkëve, e cila rrjedh nga Liturgjia Hyjnore e ritit greko-bizantine, ku  Vangjelli lexohet  në shtatë  gjuhë të ndryshme, duke pasqyruar bashkimin e popujve. Kastriota, rruga kryesore përshkohet nga burrat dhe sidomos nga gratë arbëreshë me veshje tradicionale, të cilat u dhurojnë vizitorëve  vezë të ngjyrosura, pasi të kenë tërhequr  “Brezin“, rripin e çmuar të veshjes femërore.

Pashkët shqiptare në Siçili, Piana degli Albanesi (PA) / Hora dhe Arbëreshët.

Në atmosferën e bashkëjetesës midis grupeve të ndryshme etnike, në Piana degli Albanesi, Contessa Entellina, S. Cristina Gela, Mezzojuso dhe Palazzo Adriano ritet e Pashkëve karakterizohen nga solemniteti dhe madhështia e festimeve që janë dhënë ndër shekuj, duke i mbajtur të pandryshuara.

Kisha e Pianës, ortoToxe dhe katolike, dallohet me ritin Greko-Bizantin. Në festimet liturgjike përdoren gjuhët greke dhe shqipe. Riti solemn e me plot simbolika, rrjedh nga liturgjitë e shenjta të shkruara nga baballarët e Kishës Greke. Ngjarjet fetare zhvillohen gjatë gjithë vitit, por arrijnë kulmin e tyre në festimin e Javës së Shenjtë (Java e Madhe).

Ritet e Pashkëve në Piana degli Albanesi tregojnë lidhjen e fortë me përkatësinë antike të traditës etnike shqiptare , e përjetësuar edhe në jetën e përditshme, në ritualet fetare  Këtu për më shumë se 500 vjet veçoritë etnike janë ruajtur.

Banorët e Piana degli Albanesi, ndër shekuj kanë mbajtur rrënjët kulturore, nuk kanë ndryshuar traditat, karakteristikat e kostumeve femërore të qëndisura me shumë pasuri dhe gjuhën e Ritit Shqiptar dhe Bizantin.

Ngjarjet fetare bizantine arrijnë kulmin e tyre në festimin e Javës së Shenjtë (Java e Madhe), ngjarja më e madhe në kalendarin ortodoks. Pastaj këndohet himni i famshëm i Christos anesti- (Krishti u ringjall).

Zyrat Hyjnore bëhen  më solemne me lexime alternative dhe me këndimin e psalmeve. Sexhdet e thella dominohen nga ngjyrat e kuqe dhe vjollcë, duke zëvendësuar ato të arta në rrobat. Në këtë kontekst, gjithçka ka një kuptim:  këngët, procesionet, lulet, parfumet dhe timjani. Gjithçka harmonizohet për të festuar Zotin e vetëm që vdes dhe ngjallet për të gjithë Kishën.

Festimet për Javën e Madhe dhe të Shenjtë (Java e Madhe) në Piana degli Albanesi janë :

Ngjallja e Llazarit (Lazëri):

Në Piana degli Albanesi të Premten para Palmës së Dielë, festohet Ngjallja e Llazarit, ku grupe të rinjsh të udhëhequr nga prifti, në oborrin e kishës së Katedrales, performojnë në korr këngën e lashtë shqiptare që kujton ringjalljen e Llazarit. Gjatë natës, korri përshkon rrugët e qytetit, duke u mirëpritur nga  mysafirët të cilët ofrojnë vezë dhe ëmbëlsira,

E Diela e Palmës (E Diellja dhe Rromollidhet):

Veçanërisht domethënëse është festimi i Palmës së Dielë, Rromollidhet, e cila përkujton hyrjen e Jezusit në Jeruzalem. Festohet në kishën e S. Nicola di Mira, ku kryhet rituali i bekimit të pëllëmbëve dhe degëve të ullirit. Vazhdohet me një procesion të udhëhequr nga Eparku, i cili duke mbajtur  kryqin dhe një pëllëmbë  në dorë,  vazhdojnë  në rrugën kryesore të fshatit deri tek Katedralja, ku festohet Liturgjia Hyjnore.

E Enjtja e Shenjtë (E Intja dhe Madhe):

Momenti më i pritur për çdo besimtar është riti i së Enjtes së Shenjtë, dita në të cilën kryhet larja e këmbëve; prifti, i cili personifikon Shën Pjetrin, pranon të lahet nga peshkopi.

E Premte e Mire (E Premtja e Madhe):

Shumë të veçantë janë edhe ritet e së Premtes së Mrekullueshme, kur  dëgjohen këngët tipike shqiptare (Vajtimet), të cilat festojnë Pasionin dhe Vdekjen e Krishtit.  Ekziston edhe interpretimi i këngëve të lëvizjes funerale, një manifestim i poezisë, i shoqëruar me instrumentevetë veçanta prej druri  me origjinë tipike bizantine. Vihet re mungesa e tingullit të kambanave, të cilat janë të lidhura në mënyrë që të mos bien nga mëngjesi i së enjtes deri në mesditën e së shtunës.

E Shtuna e Shenjtë (E Shtunia e Madhe):

Triumfi i Krishtit festohet të Shtunën e Shenjtë gjatë Vesprit.

Një ditë pas së Premtes së Mirë, festimet vazhdojnë me këngë tipike të shenjta shqiptare që festojnë vdekjen e Krishtit. Gjatë ditës së të Shtunës së Shenjtë, festohet triumfi i Krishtit, një moment shprese se Krishti do të ringjallet. Një nga momentet më domethënëse është kënga e tre fëmijëve të profetit Daniel të intonuar në shqip. Në njoftimin e ringjalljes, gjethet e gjirit shpërndahen dhe tregojnë për lavdinë e Perëndisë; në mesnatë kleri dhe besimtarët shkojnë në Katedralen për Liturgjinë e Shenjtë, me një procesion të mrekullueshëm të qirinjve të ndezur.

E Diela e Pashkëve (Pasioni në Arbëreshe) hapet me një përshkrim të Velit të Shenjtë, një relike e qëndisur që mbahet gjatë procesionit, e ndjekur nga performanca e himnit të Ngjalljes. Festimi i së Dielës së Shenjtë përfundon me një procesion në të cilin gratë janë të veshura me kostume të bukura dhe karakteristike të traditës shqiptare prej 500-vjetësh. Në përfundim të procesionit Papa jep një bekim të ndjekur nga shpërndarja e vezëve të famshme të kuqe, traditë e tortës së Pashkëve që zgjat prej shekujsh.