Drama teatrale ne Zagreb ne regji Shenide Bilalli: “Kthimi i Mbretëreshës Teuta”

Historia 23-shekullore falë regjisores dhe skenaristes Shenida Bilalli, e cila përmes punës së saj dramatike dhe dokumentare në shfaqje, ka zbuluar një të vërtetë të re për Teutën.

 

Shkruan: Kujtim Morina

Në 16 Nëntor të këtij viti, në Teatrin e Kukullave të Zagrebit, Teatri Teuta i Klubit të Grave Shqiptare të Kroacisë shfaqi pjesën teatrale premierë rreth mbretëreshës së madhe ilire me titull “Kthimi i Mbretëreshës Teuta”.

Shfaqja u transmetua nëpërmjet internetit me rastin e 16 vjetorit të  Klubit të Grave Shqiptare të Kroacisë “Mbretëresha Teuta”, si dhe festimit tradicional të Ditëve të Mbretëreshës Teuta, financuar nga Këshilli për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë.

Historia 23-shekullore falë regjisores dhe skenaristes Shenida Bilalli, e cila përmes punës së saj dramatike dhe dokumentare në shfaqje, ka zbuluar një të vërtetë të re për Teutën.

Ajo shprehet:

– Mbi Mbretëreshën Teuta, dihet vetëm një histori e shkruar nga Romakët.  Teuta për ta ishte një pirate,  një grua imorale. Megjithatë, ekziston një kontradiktë midis historisë së Mbretëreshës që trashëgoi Ilirinë pas vdekjes së burrit të saj Mbretit Agron, vrarë nga udhëheqësi i tij ushtarak Demetri Grek i Hvarit, për të trashëguar mbretërinë Ilire  … dhe realitetit historik.

Për jetën e Mbretëreshës Teuta dhe mbretërimin e saj, skenaristja i shfaqjes Shenida Bilalli, gjatë shumë viteve të hulumtimit, hasi shumë paqartësi ndërmjet historisë romake dhe legjendës që populli shqiptar ka transmetuar  për shekuj me radhë.

-Shqiptarët në legjendën e tyre e kujtojnë Teutën si një mbretëreshë të bukur, e cila ishte  viktimë e kundërshtimit të politikës së fuqive të mëdha, Grekëve dhe Romës. Për shekuj me radhë ata ringjallën emrin e saj duke e quajtur vajzën e  tyre Teuta një mbretëreshë të fuqishme, ndërsa Romakët transmetuan historinë se ilirët ishin piratë .. !! Kjo kontradiktë ishte arsyeja e kësaj shfaqjeje në Zagreb.  Kjo dramë shpall të vërtetën për likujdimin e Teutës, e cila kërkonte taksa për mallin që tranportonin anijet romake dhe greke.

Përmbajtja e shfaqjes bazohet në dokumentacionin historik dhe skenat e zgjedhura me kujdes, të cilat ilustrojnë ngjarjet  e 23 shekujve më parë.

Ngjarja zhvillohet në shekullin e Tretë para Krishtit, kur Teuta, mbretëresha e rajonit Adrian udhëhoqi mbretërinë e saj drejt fitoreve të mëdha, duke u zgjeruar gjatë bregdetit Adriatik, nga Visi deri në Epir. Për këto arsye, ajo pati kundërshtimin e Romës, e cila i shpalli luftë asaj dhe  ilirëve.

Në dramën “Kthimi i Mbretëreshës Teuta” morën pjesë 16 aktorë të njohur të  Teatrit Kombëtar Kroat, balerina të famshme dhe anëtarë të grupit të vallëzuese „Ilirke“. Në shfaqje prezentohen  tre Teuta, të cilat na udhëheqin nëpër kohë ; Teuta e re, Teuta e imagjinuar-valltare  dhe Teuta e vërtetë që shfaqet pas 23- shekujve.

 Dramaturgja  i famshëme kroate e  HNK-së  dhe  e kësaj  drame, Sanja Ivić deklaroi se:      „Është e vështirë të gjesh një legjendë të cilën nuk mund ta egzagjerosh në jetë.

-Kjo shfaqje ndërlidh skenat dokumentare me skena artistike, të shëndruara nga dokumente historike që ne zotëronim duke gjetur një mesatare.

Narratori romak na çon nëpër botën e panjohur të ilirëve, duke vazhduar me udhëheqësin ushtarak ilir Demeter, grupin ilir të vallëzimit me 5 balerina dhe 5 ushtarë romakë dhe me  një daulle. Me tingujt e butë të flautit, instrumentit të famshëm muzikor ilir, dhe  me mbështetjen e këngës shqiptare „Baresha“  interpretuar nga Shaqir Hotia, çdo skenë zbulon detaje të panjohura nga jeta e mbretëreshës ilire Teuta.

 Karakteret dramatike vendosen pas vdekjes së mbretit Agron, të cilin e takojmë përmes komplotit politik të Romës, Greqisë dhe Ilirisë. Po ashtu përmes lidhjes së dashurisë së mbretëreshës ilire Teuta dhe udhëheqësit të saj të fuqishëm ushtarak grek, Demeter i Hvarit, i cili lufton për të sunduar detet Adriatik dhe Jon.

-Në tragjedinë ilire, konfliktet midis Demetrit dhe Teutës së re alternohen në mënyrë dramatike për shkak të dashurisë, mashtrimit, tradhëtisë dhe prestigjit të pushtetit. Në monologun te tij  Demeter zbulon sekretet e tij të fshehura, ambiciet e mëdha për të pushtuar Ilirinë dhe Teutën.

– Konflikti midis Teutës dhe Demetrit në  tragjedi  kulmohet kur Teuta lufton për Ilirinë dhe i kundërvihet Romës së fortë pa e ditur që armiku i saj më i madh është njeriu që ajo do.

Kulmi i dramës vjen pas tradhëtisë së luftëtarëve ilirë në Epir nga komandanti i marinës ilire Demetri (Dhimitri) në favor të Romës dhe Greqisë duke detyruar Teutën të dorëzojë Mbretërinë e Ilirisë.

Kontributi i udhëheqësit të saj ushtarak Demeter ndihmon në humbjen e Mbretëreshës Teuta . Ai përfundimisht e kupton se me të vërteët e dashuron Teutën dhe  në fund përpiqet ta shpëtojë nga legjionet romake, të cilët kërkonin të hakmerreshin dhe ta përdhunonin. Teuta nuk ia fal tradhtinë, e lë vetëm atë dhe hidhet nga shkëmbijtë e Risanit, në mënyrë që të mos binte në duart e Romakëve. Demetri mbetet i vetëm dhe i përbuzur nga të gjithë.

Shfaqja zgjat 45 minuta, është me plot emocione dhe  përbëhet nga shfaqje narrative, vallëzimeve, pjesë dialogu dhe monologe. Në rolin e narratorit është aktori i famshëm, artisti merituar i Teatrit Kombëtar Kroat Dragan Despot.

-Si një narrator romak, unë paraqes fakte të rëndësishm dhe të panjohura  historike mbi Mbretëreshën Teuta dhe mbretërimit e saj.   E pranova këtë rol me nxitjen e shoqes sime Shenida Bilalli, kolege të studimeve në Akademinë e Teatrit, Filmit dhe TV. Me të kam bashkëpunuar edhe më pare dhe ndihem i nderuar të luaj në këtë dramë ..

Shfaqja “Kthimi i Mbretëreshës Teuta” u kushtohet grave që po kalojnë një udhëtim të vështirë si nëna vetëushqyese, por në fund, u jep mesazh të rinjve që të mos  largohen nga vendet e tyre antike të Ilirisë.

 „Në skenën përfundimtare, e cila kthehet pas shekullit të 23-të, në „Monologun e Mbretëreshës Teuta“, ajo zbulon të vërtetën të ekzekutimit të saj ”.

 Teuta u vu në skenë nga aktorja e famshme kroate Barbara Vicković e Teatri Hvidra, e cila tha ..

-Jam jashtëzakonisht e nderuar për rolin që më dha znj. Bilalli, duke prezantuar  Teutën e vjetër të  rikthyer pas shekullit të 23-të, dhe duke iu bërë thirrje të rinjve që të mos largohen nga rajonet e Ilirëve të lashtë.

Balerina e famshme, e re, e bukur dhe shumë tërheqëse e kërcimit klasik dhe modern Karolina Šuša, udhëheqësja e grupit të vallëzimit “Ilirke”, e cila interpretoi performancën „Mbretëresha Teuta“ në  të tre Aktet, tërhoqi  vëmendjen e publikut që e ndiqte.

– Grupi „Ilirke“ janë  pjesë integrale e Klubit të Grave Shqiptare të Mbretëreshës Teuta dhe për shumë vite kemi duke luajtur shfaqjen Teuta, ku unë kam nderin të jem Teuta. Ky është një bashkëpunim i gjatë dhe i bukur, që zgjat prej 15 viteve. Në koreografi, zonja  Bilalli ndihmon shumë të rinjtë.

Skenat e vallëzimit përbëhen nga kostume jashtëzakonisht të bukura, të përbëra nga 4 ngjyra. E bardha përfaqëson pafajësinë e Teutës, ngjyra blu lirinë e saj, e kuqja ngjyra e trëndafilit, luftëtaren por njëkohësisht edhe butësinë e dashurinë, duke shprehur gjendjen shpirtërore të Teutës dhe popullit të saj. Veçanërisht mbresëlënëse ishte shfaqja muzikore  „Teuta luftëtare“ ku dominon  forca, metali, e kuqja dhe ari, si një simbol i luftës së dashurisë dhe mbretërisë.

– „Ngjyra e kuqe është gjithashtu një simbol i flamurit tonë shqiptar, i cili është i mbytur në gjak“, tha koreografja dhe regjisorja  Shenida Bilalli. Kjo është arsyeja pse ajo  e përdori ne shfaqjen skenike, duke treguar emocione, pasion, luftë, shoqëruar nga muzika  “Carmina burana fortuna imperatrix mundi “.

  Të gjitha skenat ishin jashtëzakonisht të bukura, por koreografia më e mire gjendet në skenën e fundit të trishtueshme ,“Mbretëresha e Mashtruar” ku publiku gjithmonë qan.

Roli i rëndësishëm i Demetrit Grek të Hvarit, udhëheqësi ushtarak ilir që tradhtoi Mbretëreshën Teuta, luhet nga aktori i njohur kroat Ivan Colarić, i Teatrit Kombëtar Kroat, i cili thotë.

– „Unë shfaqem në disa skena dialogu: Demetri është një udhëheqës ushtarak dinak , krenar që ka vrarë Mbretin Agron, një joshës, pushtues i madh i Mbretëreshës Teuta, dhe një udhëheqës ushtarak rebel që nuk mund të kontrollojë ndjenjat e tij për Teutën. Në skenën e fundit, Demetri është një tradhtar që mbetet i vetëm dhe e përbuzur nga Teuta dhe Ilirët.

Teuta e re luhet nga artistja mirënjohur kroate  – Vini Jurčević, e cila në fillim ka një idil dashurie si mbretëresha e re Teuta duke menduar më shumë si një grua e dashuruar dhe më pak si një mbretëreshë, duke luftuar midis dashurisë dhe fuqisë për të konsoliduar pushtetin për tu  u mbrojtur nga Roma e duke kërkur aleancë me Demetrin, i cili më vonë i shkatërroi jetën e saj dhe mbretërinë e Ilirëve.

– Në fund të kësaj tragjedie, Teuta bindet se dashuria e madhe e saj ndaj burrit që ajo e dashuron, i cili e tradhtoi dhe mashtroi, i shkaktoi dhimbje të mëdha si gruas si dhe mbretëreshës, por ishte tepër vonë.

– Drama përfundon me shumë trishtim por i hap dyert historianëve-hulumtues për të kërkuar të vërtetën për Teutën dhe Ilirinë e cila është fshirë nga historia, megjithëse zona të reja arkeologjike ku Teuta dhe civilizimi ilir jetuan më shekuj gjenden çdo ditë. Romakët e shpallën Mbretëreshën Teutë të pamoralshme si grua dhe një pirate.

Pikërisht kjo shfaqje tregon se ka një anë tjetër të historisë dhe se historia përsëritet në lidhje me gratë e pabindura që përfundojnë duke i etiketuar, poshtëruar, zhvlerësuar dhe përdhunuar si Teuta.  Por në historinë shqiptare fati i Teutës eshtë përsëritur disa herë mbi gratë shqiptare… 

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow