INTERVISTË: VIRGJIL KULE “Gjergj Kastriotin Skënderbeu-kryqtari fundit” japë një dimenzon te ri te kësaj figure

Gazetarii i mirnjohur njojur nga Shqiperia  Virgjil Kule ishte musafiri ne promovim E numrit te ri revistes Iliria dhe  Mbretreshes Teuta, ne Zagreb,  dhe  sjelli një botim te ri; monografinë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kryqtari ja fundit”. Ne liber flet për jetën e heroit tone kombëtar. Edhe pse tashme janë shkruar mbi 600 botime për Gjergj Kastriot Skënderbeun, gazetari Kule ne revisten “Iliria” thekson se libri “Kryqtari i fundit” synoj ti japë një dimension te ri te kësaj figure, jo vetëm si luftëtar, por veçanërisht si politikan e diplomat. Si mbas  autorit Virgjil Kule Gjergj Kastrioti synonte te shpallej mbret  shqiptareve, ai siguroi mbështetjen e Papes por kjo gjë ra ne kundërshti mi interesat e Venedikut dhe me pas Skënderbeu ja shpalli lufte qesja fuqie te Madhe te kohës. Ne liber tregohen edhe detaje si dhe kur u dhuruan shpata e përkrenarja nga Papa ne  Rom, si vdiq heroi kombëtar nga malarija. Po per autorin, Skënderbeu ishte një strateg i jashtëzakonshëm, po aq edhe politikan ja përmasave me te medha te kohës, një shembull qe sipas Kules duhet te ndiqet ne aspiratën ton te integrimit. 

Iliria:  Ç’ka ju motivoi  për te shkruar librin për heroin kombëtar me titull “Gjergj Kastriotin Skënderbeu-kryqtari  fundit”.

Si qytetar i angazhuar, publicist dhe dokumentarist e quajta te domosdoshme qe me ane te penes te jepja nje kontribut te mirefillte patriotik, nga ata qe fiksohen ne kohe dhe qe ndikojne ne lartesimin e ndergjegjes kombetare. Nje ditar te hollesishem te jetes politike te Gjergj Kastriotit nuk e kishte shkruar  kush, ndaj e ndjeva per detyre ta shkruaja une.

Iliria:  Per sa kohë keni shkruar  librin. Me cfare dokumentacioni jeni shërbyer dhe sa kohë keni kushtuar hulumtimit, përkthimeve, dokumenteve  ..!

Procesi ka qene i gjate, shume i gjate. Grumbullim dokumentash, lexime te pafundme te pothuaj gjithckaje qe ka qene shkruar me pare, hulumtime ne ligjesite e disa fushave si te politikes, jurispundences, artit  luftarak, diplomacise, gjeografise, ndryshimeve klimatike, gjeopolitikes  e deri te kostumografia, vulografia e simbolika.

Iliria:  A keni pas frike nga  e panjohura si shkrimtar? Jeni marre  plot dy  vite me metodën shkencore te qasjes.? Pse?

Nuk besoj te kem pasur frike sepse, kur je perpara nje angazhimi madhor, edhe luhatja me e vogel me siguri do te me kishte frenuar per t’i hyre nje historie  per te cilen shume vete mendonin dhe propagandonin se s’ka mbetur asgje e re per te thene. Ende pa filluar te shkruaj librin, nje ze i brendshme me thoshte se jo te gjitha jane thëne dhe se, per me tepër,  disa gjera prej atyre qe jane thene nuk jane thene drejt kurse disa te tjera nuk jane vendosur ne kontekstet e duhur.  Ka edhe plot gjera nuk jane thene fare. Ndaj duhej te “harroja” c’ka kisha lexuar dhe t’i drejtohesha jo autoreve, jo analizave te bera me pare, por drejperdrejt burimeve dokumentare  dhe sigurisht vepres se pavdekshme te Marin Barletit.

Por deshira e mire dhe vullneti per te hulumtuar dhe shkruar nuk mjaftonin. Kisha marre persiper te shkruaja histori. Historia eshte shkence dhe si ne cdo shkence, qe t’ia dalesh mbane, duhet te njehesh ligjesite dhe metodologjite perkatese. Pra te behesh zoterues i elementeve baze te kesaj shkence. Kjo pune me kushtoi gati dy vjet, por nuk qe aspak kohe e humbur.  

 Iliria:   Libri është një studim ku ka 1000 referenca 546 faqe… ne kërkime  te vërtetës, a e keni gjetur si autor?

Ne vetvete numri  i dokumentave dhe i faqeve nuk jane garanci per gjetjen e te vertetes. Nje te vertete mjaftueshmerisht bindese mund t’i afrohesh vetem duke ushtruar aftesine per te dalluar rrymen kryesore nga  fluksi i madh prurjeve te kohes, per te vendosur veten ne rolin e deshmitarit te paanshem, per te qemtuar me shume kujdes  faktet ne morine e opinioneve te shtresezuara gjate qindvjecareve, per te nxjerre racionalen nga ditirambet e shprehura me fraza te gjata e klishe te shkruesve te mesjetes, midis te cileve padyshim ben pjese edhe Barleti. Por e verteta “e paster fare” eshte e veshtire te percaktohet nga nje distance kohore prej disa shekujsh.  Ndaj mbetemi tek e verteta relative. I reziston koherave ajo e vertete relative qe ka koherence te brendshme, qe perceptohet pa ngerce nga lexuesi,  qe perputhet me aresyetimin e tij dhe qe i jep pergjigje bindese pyetjeve qe lindin gjate leximit. Lexuesit thone se ky liber i ploteson keto kerkesa. 

Pregledaj objavu

 Iliria:  Sa keni pas probleme me mitin për Skënderbeun  dhe  a ishte  e veshtire te vini deri te historia reale. Për çka shërbeu miti rreth Skënderbeut dhe me çka përballet  historia !

Miti i Skenderbeut ka nje karakteristike. Per aresyet madhore te rilindasve, ai u ndertua para se te shkruhej nje histori objektive e teresisht shkencore e Gjergj Kastriotit. Megjithate, skenderbejada mitike e kreu me se miri rolin e saj per ringjalljen e ndergjegjes kombetare  ne kohen kur populli shqiptare po behej  gati te shkeputej nga Perandoria Osmane.

Por mbas shpalljes se pavaresise dhe  mbas pothuaj kater dhjetvjecareve te konsolidimit te shtetit shqiptar, miti skenderbejan  e pati te domosdoshem vendosjen mbi nje bazament te mirefillte shkencor, ne menyre qe t’i rezistonte  kurtheve te aresyetimit objektiv, sulmeve te denigruesve, shtremberuesve dhe mohuesve dhe qe te justifikonte shkencerisht titullin  madhor te heroit kombetar. Une jam perpjekur te jap nje ndihmese ne kete drejtim.

 Iliria:   Ne ç’drejtim ka lëne gjurme Skenderbeu ne kulturen poltike te Europes mesjetare?

Skenderbeu ka lene gjurme te pashlyeshme  ne te gjitha fushat qe kane te bejene me politiken e gjeopolitiken, me diplomacine e luftes dhe te paqes, me artet e kompromisit  dhe te shfrytezimit te kontradiktave mes fuqive te medha dhe, doemos, me strategjine dhe taktikat ushtarake. Ishte nje figure poliedrike nga te rrallat ne Europen mesjetare. Jo me kot Europa e ka mbajtur gjalle figuren e Skenderbeut.

Iliria:  Skënderbeu ne atë kohë  solli disa risi si psh formulën e partneritetit  dhe  ndërkombëtarizimin e  ceshtjes se Krujës?

Si formula e partneritetit per bashkeveprimin me zoterit e principatave shqiptare  ashtu edhe nderkombetarizimi i problemit te mbrojtjes se Krujes jane dy risi politike per te cilat Gjergj Kastrioti ka autoresi te padiskutueshme. Nga ana tjeter shpjegimi i hollesishem i ketyre risive eshte pasuri ekskluzive e studimit tim. Ato  flasin per gjenialitetin e Kastriotit si politikan e diplomat, tipare keto shume pak te theksuara ne shkrimet e deritashme. 

Me shume Skenderbeu eshte permendur si strateg ushtarak, por dokumenta te pashfrytezuara tregojne se Gjergj Kastrioti ishte nje faktor i rendesishem politik ne shkalle europiane dhe ka kryer nje aktivitet diplomatik nderkombetar te klasit te pare. Studimi im i trajton ne gjeresi dhe thellesi veprimtarite etij politike, diplomatike dhe juridike. Lexuesi do te ndeshet me fakte dhe analiza te padegjuara me pare. 

Iliria:   Gjon Gazuli astronom,humanist dhe  diplomat i njohur i  Dubrovnikut  ka pas ne jetën poltike te Skënderbeut një rol te rendesishem?

Gjon Gazulli ka qene nje fisnik raguzin, shkencetar dhe diplomat. Ai eshte nder te paret qe e perkrahu Gjergj Kastriotin ne perpjekjet e ketij te fundit per njohje nderkombetare. Sigurisht, Gazulli vepronte nen autoritetin dhe porosite e shtetit te cilit i sherbente, Republikes se Raguzes, por ai  qysh ne vitin 1444 demonstroi  nje besim te patundur se Skenderbeu do te behej vertet ai qe u be.  Dhe kete besim ai e percolli te Papa dhe ne oborre te ndryshem diplomatike. Mund te thuhet se Gazulli sherbeu si katalizator i fuqishem fillesta per ngjizjen e bashkepunimit te ngushte midis Gjergj Kastriotit dhe Kryqezates antiosmane te frymezuar dhe organizuar nga papati.  

Iliria:    Ne Zagreb keni pas promovimin  librit ne organizim  te shoqatës Mbretëreshës Teuta dhe Ambasadës Shqiptare,ne Kroaci. Mendoni qe publiku kroate është mjaft informuar për raporte  tradicionale  diplomatike ne mes dy shteteve po ashtu për historinë e vërtete te Skënderbeut?

Dua te falenderoj perzemersisht shoqaten qe ju drejtoni, personalisht ju zonja Bilalli  dhe ambasadorin shqiptar ne Zagreb, zotin Melo.  Me dhate mundesine per te folur jo vetem per Kastriotin dhe Gazullin, por edhe per traditen e mrekullueshme qe egziston historikisht si baze per te zhvilluar marredhenie te ngrohta e te ngushta midis dy shteteve nen catine europiane. Mire eshte qe kjo tradite te njihet edhe nga popujt tane. Per kete sherbejne edhe librat e historise te shkruar me objektivitet. Kastrioti dhe Gazulli jane nje pikenisje  shume e mire per thellimin e njohjes reciproke.

Iliria:  A është përkthyer deri me tani,libri juaj  ne ndo një gjuhë evropiane  dhe a jeni interesuam te përkthehet ne gjuhen kroate.

Libri eshte ne proces perkthimi ne gjuhet gjermanisht dhe italisht. Perkthimi ne kroatisht ka padyshim ka vlere shume te madhe sepse libri bie  drejtperdrejt ne dore te pasardhesve te atyre qe e ngjizen miqesine mes dy popujve tane

Iliria:   Si përjetuat Zagrebin dhe mesazhi juaj për lexues te revistës Iliria?

Zagrebi me pelqeu shume. Nga pamja e jashteme rezaton madheshti dhe kulture elitare. Pak ndejta, por njerezit qe takova ma perforcuan ndjesine qe me krijoi pamja e jashtme e kryeqytetit te Kroacise.

Per lexuesit e Ilirise kam nje urim e nje mesazh:

Ta keni jetegjate e sa me te pasur revisten tuaj ne gjuhen shqip. Gjuha e bukur shqipe na ka mbajt gjalle ne shekuj. Ka qene tipar i identitetit tone kombetar. Vleresojini lart njerezit qe kujdesen per botime ne kete gjuhe te perendise, sic thoshte Naim Frasheri. 

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow