Bisedë me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën
e zvilloji : Shenide Bilalli
Hyrja në Aleancën Atlantike për Shqipërinë është ngjarja më e rëndësishme për vendin që kur ka fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1912 – Hyrja e Shqipërisë në NATO është liria më e madhe dhe e ardhmja më e sigurt, ka theksuar kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Kroacisë janë vendosur më 25 gusht 1992 kur u hap ambasada shqiptare në Zagreb dhe ajo kroate në Tiranë. Disa muaj para pranimit në NATO, kryetari i Qeverisë së Shqipërisë dr. Sali Berisha, në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci u përpoq për bashkëpunim më të mirë për hyrje më të shpejtw të dy vendeve në NATO.
Në prillin e vitit 2009 të dy vendet janë bërë anëtare të NATO.
Iliria: Sa është real vullneti politik për përmirësimin e marrëdhënieve miqësore të të dy vendeve?
Sali Berisha: Është i shkëlqyeshëm. Ka qenë kjo një vizitë miqësore me rezultate shumë të mira e tepër të rëndësishme për bashkëpunimin e të dy vendeve. Duhet të them sinqerisht se ekziston vullnet i qartë politik për përparimin e marrëdhënieve miqësore të të dy vendeve. Marrëdhëniet e mira dhe miqësore me Kroacinë janë pjesë e pandashme e atyre rajonale por edhe të konceptit shqiptar të politikës së jashtme për Europën. Në veçanti do të theksoja faktin e hyrjes së Shqipërisë e Kroacisë në NATO. Janë hapur rajone të reja bashkëpunimi ndërmjet Kroacisë e Shqipërisë në rrugën për në BE.
Iliria: Pse është esenciale hyrja e vendeve të rajonit në NATO e BE?
Sali Berisha: Është shumë e rëndësishme hyrja e vendeve tona nga ky rajon në NATO e BE ndaj dhe bashkëpunimi rajonal multilateral i Kroacisë e Shqipërisë. Mund të bashkëpunohet në kuadër të KB Sali Berishws edhe në koncipimin e qëndrimeve për ballafaqim në problemet globale- në moszhvillimin, terrorizmin, ngrohjen globale dhe krizat rajonale. NATO është asociacion me vlera të përbashkëta e bashkë e dëshiron që ato t’i ndajë edhe me Kroacinë e Shqipërinë. Shqipëria synon që sa më shpejt t’i bashkohet Bashkimit Europian, ndihmën e ekspertëve kroatë që kanë marrë pjesë në negociata.
Iliria: Sa është përgjegjësia e vendeve të vogla për zgjidhjen e këtyre problemeve?
Sali Berisha: Duhet të jemi të vetëdijshëm e të përgjegjshëm e të sillemi në përputhje me përgjegjësinë për të nesërmen tonë, të fqinjëve tanë, të rajonit të gjerë Europës e Botës. NATO për ne nuk është vetëm aleancë ushtarake mbrojtëse, ajo është shumë më shumë nga kjo.
Iliria: Jeni takuar edhe me kryetarin e Republikës Stjepan Mesiqin?
Sali Berisha: Kryetari Mesiq është pajtuar se ky takim do t’i japë nxitje shtesë për bashkëpunim në shumë fusha. Që nga mbrojtja e deri te turizmi e te projektet e përbashkëta energjetike, siç është gazsjellësi transadriatik. Çdo shtet nga ana e vet po përfundon ndërtimin e autostradave në drejtimin Adriatik –Jon, drejtim që pritet të përfundojë brenda dy tri vjetëve. Intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike me siguri do të jetë më i lehtë për heqjen e vizave për Shqipërinë.
Iliria: Pas bisedimeve me ishe kryeministrin Sanader keni nënshkruar shumë marrëveshje dhe protokole ndërmjet dy vendeve.
Sali Berisha: Është nënshkruar protokolli shtesë për ndërrimet dhe plotësimet ndërmjet qeverisë së Republikës së Kroacisë të Këshillit të Ministrave të Kroacisë për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, e disa marrëveshje ekonomike dhe marrëveshje që rregullojnë marrëdhëniet diplomatike. Jemi marrë vesh që Kroacia t’i heq vizat për Shqipërinë gjatë këtij viti.
Iliria: A është i mundur ndërtimi i centralit bërthamor në Shqipëri?
Sali Berisha: Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar energjetikës dhe në mënyrë shumë konkrete në projektin e gazsjellësit transadriatik që nga Irani do të shkonte në rajonin Kaspik përmes Shqipërisë e Adriatikut deri në Itali. Kroacia në Shqpëri do të inkuadrojë në këtë drejtim. Kemi vendosur që bashkërisht të lobojmë për këtë projekt. “Ky projekt i gazsjellësit është njëri nga më të rëndësishmit dhe më efektivët për rajonin marrë parasysh të gjithë gazsjellësit tjerë që vijnë nga rajoni i detit Kaspik.
Për ndërtimin e mundshëm të centralit bërthamor në Shqipëri do të ishte i nevojshëm projekti i përbashkët ku do të merrnin pjesë Kroacia, Shqipëria, BeH e Mali i Zi. Ne jemi shumë të interesuar e do të ftojmë edhe BeH e Malin e Zi në bisedime katërpalëshe për ndërtimin e mundshëm të centralit bërthamor që do të ngritej në Shqipëri.
Iliria: Sa janë të lidhura këto ngjarje brenda rajonit me pavarësinë e Kosovës?
Sali Berisha: Do theksoja rolin e stabilitetin e Kosovës që është shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin. Tani Kosova është e pavarur dhe këtë realitet duhet pranuar e njohur. Zgjidhje duhet kërkuar në ballafaqim me realitetin dhe me kompromise që janë të nevojshme. Kosova po ecën tutje. Ne po shkojmë tutje dhe nuk guxojmë të mbetemi rob ose pengje të të kaluarës të miteve historike. Kosova është shtet i pavarur dhe pjesë e Europës. Kroacia historikisht është dëshmuar mik i madh i Kosovës. Kosova nuk ka pasur shumë shtete në të cilat ka mundur të mbështetet. E Kroacia ka qenë aty. Besoj se qeveria kroate dhe kryetari Mesiq së shpejti do ta vizitojnë Kosovën.
Ilirja: Janë gjithnjë e më të mira marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kroacisë e Shqipërisë?
Sali Berisha: Kemi nënshkruar marrëveshjen në mënyrë që të bashkojmë forcat e përpjekjet tona për dy projekte të mëdha – njëri për një ujësjellës në Adriatik e tjetri për centralin bërthamor në mënyrë që popujt tanë të kanë profite nga energjia elektrike. Gjithnjë e më shumë ndërmarrje kroate po investojnë në Shqipëri e në vendin tim janë “Konçar” etj.
Ilirja: Në Zagreb është folur për projektet e ekonomisë shqiptare dhe për mundësitë e investimeve në Shqipëri?
Sali BerishaKam theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të CEFTA-s të projekteve kapitale të autostradave Adriatik-Jon dhe të gazsjellësit të Adriatikut. Ka vite që merrem me hapjen e vijës ajrore Zagreb Tiranë, liberalizimin e regjimit të vizave e cila po ashtu do t’i kontribuonte bashkëpunimit më të mirë ekonomik.
Iliria: Që nga fillimi i mandatit tuaj prej kryeministri jeni përpjekur për autostradën Adriatik-Jon dhe shumëkush këtë e ka konsideruar utopi?
Sali Berisha: Dy vendet tona në kuadër të bashkëpunimit rajonal i japin rëndësi të veçantë CEFTA-s e janë të përfshira edhe në projektin kapital të autostradës Adriatik-Jon – dhe të gazsjellësit Adriatik. Po që nga fillimi i mandatit tim presidencial kam filluar të flas për këto projekte. Tani ky projekt – “utopi” para syve tanë po shndërrohet në realitet e do ta shfrytëzojnë gjeneratat që do të vijnë pas nesh.
Iliria: Kur bëhet fjalë për zhvillimin, cili është vizioni juaj?
Sali Berisha: Mu këtë e pres edhe nga ekonomistët kroatë. Të shikohet në të ardhmen edhe të vendeve tona por edhe të ndërmarrjeve kroate. Ne kemi interes e edhe kapacitete për investime në disa projekte afatgjate në Shqipëri. Jam i vetëdijshëm se mungesa e lidhjeve transportuese dhe regjimi i vizave janë frerët në rrugën e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike kroato-shqiptare.
Iliria: Keni theksuar projektet dhe përpjekjet që bëhen në Shqipëri në menaxhimin e krizës globale që po dridh ekonominë e shekullit të ri?
Sali Berisha: Shqipëria me tatimet e vogla ka arritur sukses të madh përkundër trashëgimisë së vështirë. Shqipëria është vend që ka humbur kohë shumë e tani duhet ta kompensojë. Qeveria shqiptare ka investuar shumë në infrastrukturë por për këtë ajo pret shpërblimin pasi që është një vend turistik.
Energjetika është po ashtu një fushë e interesimit për firmat kroate – në këtë sektor planifikojmë të ndërtojmë 400 hidrocentrale të madhësive të ndryshme përmes projekteve të kapitalit privat. Janë nënshkruar më shumë se 50 marrëveshje në mesin e të cilave edhe njëra e vlefshme një miliardë euro. Ky është rast edhe për ndërtuesit e firmave kroate sepse shumë firma botërore marrin pjesë në ndërtimin e hidrocentraleve.
Iliria: Keni theksuar projektin e gazsjellësit nga Liqeni Kaspik përmes në Shqipëri ku mund të përfshihet edhe Kroacia…
Sali Berisha: Do të përmendja edhe rëndësinë e projekteve tw mundshme të shfrytëzimit të energjisë bërthamore ku Kroacia ka përvojë të madhe me centralin bërthamor në Kërshko. Po ashtu do ta përmendja edhe rëndësinë e autostradës Adriatik-Jon të cilën Kroacia tashmë po e përfundon e Shqipëria pjesën e vet do ta mbarojë brenda dy vjetësh. Kjo autostradë do të bëhet njëra nga më të rëndësishmet dhe më të shpaguarat në Europë pwr shkak të turizmit.
Iliria: Jeni takuar edhe me qytetarët kroatë me origjinë shqiptare?
Sali Berisha: Po ky ka qenë një takim plot emocione, kur shihni sa njerëz të suksesshëm janë në një vend në të cilin jetojnë me dekada e kontribuojnë për vendin, është krenari për çdo kryeministër.