Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi,më 07.04.2015 ka vizituar shtetin e Kroacisë.
Kroacisë.
Në Zagreb, ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues shtetërorë të Kroacisë. Thaçi fillimisht është pritur nga kryetarja e re Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović. Pas takimit me presidenten e Kroacisë, ministri,ka thënë se “Kosova dhe Kroacia kanë qenë si popuj partnere dhe gjithmonë ka ekzistuar bashkëpunimi në nivelin politik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”. Më pas, Thaçi është takuar edhe me kryeministrin kroat, Zoran Milanoviq, dhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Vesna Pusiq.
“Në fokus të diskutimeve ishin perspektiva për integrim evropian të Kosovës, marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe mbrojtja e pakicave”. Zëvendëskryeministri Thaçi, po ashtu është takuar edhe me kryeparlamentarin Josip Leko, me të cilin ka bashkëbiseduar për intensifikimin e diplomacisë parlamentare.
“Kroacia mbetet një partner strategjik në përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’u integruar në NATO dhe Bashkim Evropian. Shteti kroat mbetet promotor i fuqishëm i integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”, përfundohet në njoftimin e MPJ-së. Ai, po ashtu shfrytëzoi rastin të reflektonte mbi dy çështje të rëndësishme. E para mbi deklaratën e kryeministrit të Shqiprësië z. Edi Rama, për të cilën ka thënë se deklarata është keqinterpretuar dhe se gjithsesi Shqipëria vazhdon ta luan rolin e stabilizuesit në Ballkan. Po ashtu shprehi qëndrimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me menaxhimin e Trepçës, për të cilën ka thënë se Trepça do të vazhdoj të mbetet pasuri e Kosovës, dhe si e tillë do të menaxhohet nga shteti i Kosovës.
Në këtë vizitë, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka harruar edhe diasporën shqiptare në Kroaci me të cilët është takuar dhe ka ndarë disa momente të këndshme. Ai madje edhe është dekoruar me “Mirënjohjen e Artë” nga Shoqata e Luftëtareve Shqiptarë të Kroacisë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës.
Shenida Bilalli: Mirë se erdhët në Kroaci. Si po ndiheni?
HASHIM THAÇI: Mire se ju gjeta. Po ndihem teper mire, natyrisht ne kuader te takimeve qe kam pasur me presidenten e Kroacise, kryeministrin, ministrin e jashtem, me kryetarin e parlamentit. Eshte nje ngjarje edhe me e vecante qe po takohem me shqiptaret e Kroacise, dhe u jam shume mirenjohes per ndarjen e cmimit nga Shoqata e Luftetareve Shqiptare ne Kroaci. E cmoj larte angazhimin, perkushtimin dhe luften e tyre per lirine dhe pavaresine e Kroacise, por edhe per lirine dhe pavaresine e Kosoves, duke marr pjese drejtperdrejt ne luften e UCK-se.
Shenida Bilalli: Jeni takuar me presidenten e Kroacisë.
HASHIM THAÇI: “Takimet bilaterale ne Kroaci i nisa me presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviq ku vazhduam bashkepunimin ne nivelin politik ndermjet Kosoves dhe Kroacise cili ka ekzistuar edhe kur nuk kane ekzistuar shtetet tona dhe si popuj kemi qene partnere edhe ne procesin e shtetndertimit ne vendet tona. Me presidenten Grabar-Kitaroviq u pajtuam se bashkepunimin duhet ta thellojme edhe ne nivelin ekonomik, arsimor, kulturor dhe ushtarak e sidomos ne fushen e projekteve te energjise dhe infrastruktures. “Kroacia mbetet nje partner strategjik ne perpjekjet e Republikes se Kosoves per t’u integruar ne NATO dhe Bashkim Evropian.
Shenida Bilalli: A jeni të kënaqur me marrëdhëniet politike dhe ekonomike?
HASHIM THAÇI: Kroacia dhe Kosova kane marredhenie te vecante permes shekujve ne nivele te ndryshme. I vuri ne dukje ne vecanti, persekutimi politik i shqiptareve etnike nga Kosova gjate viteve 60, 80 ,90, kur Jugosllavia dhe Serbia persekutuan kosovaret . Kroacia na mbeshteti dhe pranoj shume shqiptare dhe familjet e tyre. Keto jane vetem disa shembuj, por kur Serbia ka kryer agresion ‘90 kunder Kroacise, me shume se 2600 Shqiptare, u larguan nga APJ dhe u kthyen ne ushtrine kroate si vullnetar. Ata ishin ne balle te mbrojtjes te shume qyteteve te Kroacise,ku jane treguar si mbrojtes, strateg pore duke perfshire edhe disa gjenerale shume te afte ,strateg, si ish-kryeministri i Kosoves Agim Ceku, Rahim Ademi, dhe shume te tjere. Kroacia ishte edhe nder vendet e para qe ka njohur Republiken e Kosoves.
Shenida Bilalli: A e keni prekur çështjen e liberalizimit të vizave, duke marr parasysh se është njëra prej kërkesave më të mëdha të qytetarëve të Kosovës?
HASHIM THAÇI: Kjo ceshtje-vizave do te rregullohet shume shpejte ne te ardhmen. Kosova do ta fitoj te drejten e liberalizimit te vizave dhe do ta nenshkruaj edhe marreveshjen e Stabilizim-Asociimit, do te aplikoj per t`u anetaresuar ne Keshillin e Evropes dhe ne, si Kosove, e kemi vetem nje te ardhme – Anetaresimin ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian.
Shenida Bilalli: A jeni të kënaqur me statusin e pakicës shqiptare në Kroaci?
HASHIM THAÇI: Pakica shqiptare ka nje prani te gjate historike ne Kroaci. Duke filluar nga koha Skender Beut. Arkivat Dubrovnik jane plot me referenca familjeve shqiptare pergjate Dalmacise deri te Istra . Shqiptaret njihen si pakice kombetare ne Kroaci dhe i gezojne keto te drejta … Shume kroate jane ushqyer me buke dhe embelsira shqiptare, dhe blerjen stoli nga argjendar shqiptar te cilit ne menyre te konsiderueshme kontribuuan per turizmin kroat. Pra, shqiptaret jane nje pjese e rendesishme e kroate …
Shenida Bilalli: Jeni shpërblyer nga Shoqata e Luftëtareve Shqiptarë të Kroacisë me “Mirënjohjen e Artë” për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, formimin e institucioneve demokratike dhe politikën paqësore në rajon. Si po ndiheni?
HASHIM THAÇI: Eshte nje ngjarje dhe ndjenje e vecante per mua. I kujtoj edhe sot, ne kete ngjarje shume te madhe, bashkeluftetaret e mi qe kane ardhur nga Kroacia dhe kane rene ne istikamet e luftes, heronjte e kombit Femi dhe Xheve Lladrovci, Bekim Berishen dhe shume bashkeluftetare tjere. Kjo mirenjohje e shqiptareve te Kroacise per mua si shef politik i UCK-se si dhe si person qe kam udhehequr dy mandate ne Qeverine e Kosoves, eshte nje pergjegjesi dhe energji e re, per te vazhduar me tutje.
Shenida Bilalli: Në fjalimin tuaj e keni cekur se Diaspora Shqiptare ishte gjithnjë e fortë dhe ka kontribuar shumë ne në afirmimin dhe pavarësinë e Kosovës. A keni menduar t`i shpërbleni njerëzit e diasporës për kontributin e tyre nëluftën e Kosovës?
HASHIM THAÇI: Shperblimi me i madh eshte qe te krijohen rrethanat qe njerezit te kthehen ne shtepite dhe pronat e tyre, dhe ky shperblim eshte liria dhe pavaresia e Kosoves. Gjithsesi qe secili ka nje perkushtim tjeter, secili eshte i perkushtuar me teper ne kuptimin individual dhe familjar, por ajo qe dua ta theksoj eshte se komuniteti shqiptar ne Kroaci, ka qene ure lidhese mes Kosoves dhe Kroacise, dhe une i uroj gjithe te mirat shqiptareve ne Kroaci. Une gjithmone do te jem ne sherbim te tyre.
Shenida Bilalli: Serbia a do të njoh Kosovën?
HASHIM THAÇI: Serbia ka njohur tashme Kosoven me dokumente, pasaporta, kufijte, ligjet, zgjedhje. Kjo eshte nje menyre qe per te njohur Kosoven, si pjese e procesit te integrimit evropian. Pore Kosova, do te permbushe marreveshjen e Brukselit, per shkak se marreveshja eshte ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves dhe perkrah sovranitetin territorial te Kosoves. Kosova do te hape ambasaden e saj ne Beograd dhe te kete marredhenie te mira fqinjesore. Kjo varet se sa Serbia deshiron te pranoje realitetin. S mbas ketyre gjasave Serbia e ka njohur Kosoven.
Shenida Bilalli: Mendoni se “deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama per “bashkimkombëtar” mes Kosovës e Shqipërisë është keqinterpretuar ?
HASHIM THAÇI: Deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama eshte keqinterpretuar, pasi ne asnje moment nuk eshte folur per bashkim kombetar, ose ndryshim kufijsh. Ne asnje rast nuk folem per ndryshimin e kufijve, por per zvogelimin e dukshmerise se tyre, sipas modelit europian, ne menyre qe njerezit te mund te levizin te lire. Te gjithe nje dite do t’i takojme asaj hapesire europiane”, Rama eshte nje lider me pikepamje reformatore, qe ka te qarte vizionin e Shqiperise dhe mbeshtet fuqishem dialogun ndermjet Kosoves dhe Serbise. “Me Ramen ndajme te njejtin vizion per rajonin sipas modelit europian te kufijve te hapur
Shenida Bilalli: Mesazhi për lexuesit Iliria?
HASHIM THAÇI: Perzemersisht ju pergezoj personalisht juve, e nderuara zonje Bilalli si gazetare shumevjecare dhe redaktore i revistes dygjuheshe “Iliria,per angazhimin tuaj te rendesishem te gjate dhe pune e veshtire. Gjithashtu urime gjithe stafit editorial apo ekipit “Iliria” qe e zbaton kete gazete mbreselenese dygjuhesh. Duke bere pune te madhe per promovimin e kultures shqiptare dhe kroate ne dy gjuhe. Mesazhi im eshte: lexoni Ilirin dhe mbeshtetur gazeten me dizajn te shkelqyer dhe tema aktuale e cila promovon dhe ruan traditen dhe kulturen tone jashte trojeve shqiptare. Urime per te gjithe. Ju mund te jeni te gjithe shume krenar … Me fat!
SHENIDA BILALLI: Kur prisni qe Kosova do të antarësohet në NATO EU dhe ne OKB-ë?
HASHIM THAÇI: Kosova është në rrugë të sigurt për tu anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian. Do të kalojnë edhe disa vjet, por është një proces i pakthyeshëm. Gjate keti viti Kosova do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, drejt anëtarësimit në BE, pastaj do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në disa agjenci të OKB-së, dhe anëtarësimin në NATO. Shteti jone është njohur nga shumica e anëtarëve të OKB-së, dhe do të shkojë drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, si pjesë e procesit të integrimit euro-atlantik. Është me e rëndësishme që Kosova të funksionojë dhe zhvillon demokracinë, angazhohet në integrimin me BE dhe behet pjesa NATO-se, në paqe me të gjithë fqinjët e saj.