Stjepan Mesiq
NUK DO TË NDRYSHOHEN
Arkitektura e vendeve evropiane sa
i përket kufijve është e mbaruar në
Evropën Juglindore ka deklaruar ishpresidenti
i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq
në një intervistë ekskluzivepër revistën ILIRIA.
Mesiq theksoi se hapi i rëndësishëm për Kosovën
tash është rregullimi i Marrëveshjes së Stabilizimit- Asociimit
Roli dhe kontributi i zotëri Mesiqit gjithmonë ka
qenë shumë i rëndësishëm për të gjitha zhvillimet
në rajon dhe për perspektivën evropiane.
Gjatë gjithë karrierës së tij politike, vendosmëria e presidentit
————————————————————————————————————————————————————–
Mesiq për lirinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin
ne rajon., ishte aq e sinqertë dhe i hapur.
Ish presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan
Mesiq në intervistën ekskluzive për “Iliri-në”, ka
vlerësuar raportet bilaterale ndërmjet Kroacisë
dhe Kosovës, si marrëdhënie shumë të mira, si dhe
bashkëpunimin e mëtejmë në fushën ekonomike,
dhe synimet e përbashkëta për integrimet euro
atlantike. Ai ka vlerësuar lartë standardet që ka
arritur Kosova në fushën e të drejtave të minoriteteve
të cilat janë si urë lidhëse midis shteteve dhe
popujve në Ballkan.
Sh. Bilalli: Zotëri Mesiq, gjithmonë
keni tregu simpati ndaj shqiptarëve.
Por edhe populli shqiptar ndaj jush.
Ku janë fillet e këtyre lidhjeve?
Stjepan Mesiq: Unë me shqiptarët
shoqërohem që nga koha kur kam qenë
në vuajtjen e dënimit për shkak të lëvizjes.
Pranvera kroate” (“Hrvatsko Proljeće”)
në burgun e Nova Gradishkë ,dhe
me shqiptar kam qenë për të njëjtën gjë,
jemi burgosur për mendime identike. Ne
kemi vazhduar miqësinë që e mbajmë
edhe sot. Miqësia nuk mund të zgjidhet
sipas përkatësisë nacionale apo sipas
fesë. Shqiptarët kanë qënë mirë me mua,
edhe gjatë shërbimit ushtarak, kam patur
disa shokë të mirë shqiptar pikërisht nga
Kosova dhe Maqedonia. Shqiptaret janë
njerëz punëtore që kujdesen, jo vetëm për
vete dhe familjen, por edhe për të tjerët.
Në këtë mënyrë shumë pak shqiptar do
të shihni pa punë, por gjithnjë i gjeni si
pjesëmarrës në aksione humanitare.
Iliria: Keni qënë president i Jugosllavisë.
Cili ka qenë statusi i Kosovës dhe të drejtat e sajë?
Stjepan Mesiq: Jugosllavia me Kushtetutën
e vitit 1974 faktikisht ishte konfederatë.
Në kryeqytetinJugosllav. Beogradishin përfaqësues
nga 6 republika dhe dy përfaqësues të krahinave
autonome, Vojvodina dhe Kosova. Krahina janë quajt,
por pozita e tyre ka qenë e njëjtë sikur e republikave.
Kanë qenë element konstitutiv të federatës.
Kur mora funksionin e Kryetarit të Kryesisë
së ish – Jugosllavisë dija për një aferë ku
ishin gjykuar një grup të rinjsh shqiptar,
që ishin shokë me ushtarin Aziz Kelmendi
i cii kishte humbur nervat dhe vrau disa
kolegë të tij të kombësive të ndryshme.
Ainuk zgjodhi kush ishin ata që vrau. Pse ka
qenë ai i provokuar, nuk e di, por e vërtetë
është se diçka kishte ndodhur. Mirëpo ata
të cilët ishin shokë me të, të gjithë shqiptar,
morën dënime prej 15-20 vite burg edhe
atë, për asgjë.
Sh Bilalli: A ishte ky gjykim politik?
Stjepan Mesiq: Po,unë i propozova
Borisllav Joviqit që Kryesia ti amnistojë
ushtarët shqipëtar dhe të shihen risi në
marrëdhëniet ndëretnike. Ai më tha,se këtë
nuk mund ta bëje se duhet të bisedoje me
Sllobodan Millosheviqin, i cili kategoritikisht
refuzon. Unë isha shumë sentimental
ndaj shqiptarëve dhe kamë pasë dëshirë
të ndihmoj. Por ky rast tregon se çfarë
qëndrimi ka pasë shteti Jugoslav ndaj
shqipëtarëve. Kjo nuk duhet të harrohet!
Sh.Bilalli:Keni njohur shumë shqiptar
gjatë viteve të ’90-ta, në kohën kur ishit kryeministër
i parë i Republikës së Kroacisë?
Stjepan Mesiq: Pas ngjarjeve në Kosovë
dhe shkatërrimit të Autonomisë së Kosovës
delegatët e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
të shpallur në Kaçanik më 1990, kishin ardhur në Kroaci,
pikërisht në Zagreb,në shtëpinë e vëllezërve, Kuzhnini .
Atëherë më ka ftuar njeri nga vëllezërit, Simoni,
dhe me vellaun Mikelin më njoftuan
për terrorin ndaj shqiptareve në Kosovë.
Kanë kërkuar mundësi që të zgjidhet problemi
për azilin e delegatëve te Qeverisë
së Kosovës të cilët kanë qëndruar në Zagreb.
Sh.Bilalli: Ju keni biseduar me ministrin
e punëve të brendshme të Kroacisë, Josip Bolkovac,
për tu dhënë një strehim të sigurt delegatëve
nga Kosova .?
Stjepan Mesiq: Josip Bolkovac ju ka
dhënën në dispozicion një vilë në Samobor,
e cila ka qenë në përdorim të Ministrisë
së punëve të brendshme të Kroacisë
dhe ata jo vetëm që kanë qenë të vendosur,
por e kanë pasur një zonjë që kujdesej për ata.
Gjithashtu kanë pas sigurim dhe kanë qenë aktiv
në veprimtarinë e tyre.
Atëherë delegatët duhej të transferoheshin në një
vend të sigurt ,diku në Evropë. Kështu, delegatët e Qeverisë
së Kosovare kanë udhëtuar për në Zvicër, dhe kanë vazhduar
veprimtarinë për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Sh.Bilalli: Cili është roli i shqiptarëve gjatë kohës
që ishit president i Jugosllavisë ?
Stjepan Mesiq: Kur isha kreu i shtetit Jugosllav dhe Kryeministër
i Kroacisë bashkëpunëtorët
e mi, më të ngushtë , do të përmendi
disa :Muharremi Amirin i cili ishte kolonel i ushtrisë
kroate dhe më pas shefi kabinetit tim.
Pas një kohe ai u bë ambasador kroat në Ankara.
Kisha përmendë edhe vëllezërit Kuzhnini.
KUFIJTË, NË KOSOVË!
Gjatë viteve të 1990, shqiptarët në Kosovë ishin të
terrorizuar,dhe të dënuar me dënime të rënda. Kanë luftuar
për barazi me qytetar të tjerë të Jugosllavisë, e jo, si, qytetarë të
rendit të dytë. Shumica e shqiptarëve përfundoi në burgje me
dënime të rënda, edhe pse Kosova
është atdheu i tyre. Athere vllazër
Kuzhnini me disa te tjer në Gjenevë ishin edhe
në grevë urie për të tërhequr vëmendjen e opinionit botëror
për 7.000 shqiptar të burgosur në burgjet e regjimit Millosheviqit
Pas grevës , disa të burgosur u liruan.
Sh. Bilalli: Angazhimi juajlidhur me çështjen e shqiptarëve
është vlerësuar e shpërblyer me mirënjohje nga Qeveria dhe Presidenti
i Republikës sëShqipërisë ?
Stjepan Mesiq: Jam shumë i kënaqur me çmimin më
të lartë që më ndau Qeveria Republikës së Shqipërisë dhe
Presidenti, Bamir Topi, për shkak të kontributit tim dhe angazhimit
për statusin e shqiptarëve dhe të pavarësisë së Kosovës dhe
integrimit të Shqipërisë.
Sh. Bilalli: Shqipëtarët ishin të inkuadruar në
mbrojtje dhe kanë kontribuar për pavarësinë e
Kroacisë. ?
Stjepan Mesiq: Atëherë kur Kroacia ishte e sulmuar,
Ka qenë viktimë e një agresioni brutal të agresionit
të Jugosllavisë. Shqiptarët iu bashkëngjitën
Ushtrisë së Kroacisë dhe prej të cilëve shumë kanë
humbë jetën në luftë..
Numri i madh i shqiptarëve, kanë qenë në funksione
të larta të ushtrisë së Kroacisë, disa gjeneral me kombësi shqiptare.
Rahim Ademi Agim Çeku dhe shumë të tjerë.
Pra, ky është rast i rrallë në botë që një komb
i tërë në Kroaci të ishte në anën e mbrojtjes së Kroacisë.
Pra edhe një herë po e përsëris, se asnjë shqiptar nuk ka qenë në
anën e agresorit tonë.
Sh.Bilalli Ne fillim Millosheviqi, ka sulmuar Slloveninë?
Stjepan Mesiq: Po,pastaj Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën,
duke synuar zgjerimin e kufijve të Serbisë dhe në gërmadhat
e Jugosllavisë të krijoje Serbinë e Madhe. Ai ka dashtë
ushtrinë Jugosllave ta shndërroje në ushtrinë Serbe.
Edhe ushtarët e kombësive tjera patën presion të madh në ushtri,
dhe të gjithë ikën nga ushtria Jugosllave:
shqiptarët, kroatët, sllovenët, edhe boshnjakët.
Shume shqiptar nga Kroacia ndihmuan, ndërsa autoritetet e
Kroacisë siguruan dokumente kalimtare për shtete tjera. Ishte
koha shumë e rrezikshme për të gjithë, si për ata që ndihmuan,
dhe për ata që ikën nga ushtria. Ushtarët që u larguan nga ushtria
e Jugosllavisë ishin dezertor. Dezertimi në luftë dënohet rëndë.
Sh. Bilalli: Shumë herë ju kanë kritikuar,
pse luftoni për çështjen e shqiptarëve!
Stjepan Mesiq: Të gjithë e kanë të qartë se shqiptarët gjate
Mbretërisë Jugosllave nuk kishin të drejtat elementare
deri pas luftes e Dyte boterore, ku në Jugosllavinë e re
shqipetar e morën drejtat e tyre ne arsim,
shkollat ne gjuhen ame fakultete dhe akademi.
Kishin të drejta si popuj të tjerë në Jugosllavi.
Pore, me ardhjen e Millosheviçit, Autonomia dhe të gjitha
Institucionet në Kosovë jan shym me presion.
Shqiptarët u dëbuar nga punët e tyre, nga shkollat,
spitale, fabrika, media, madje edhe nga kopshte.
Kështu që Millosheviçi donte të dëbonte shqiptarët
nga Kosova, me forma të ndryshme të represionit,
i detyroi të largohen nga Kosova tyre, edhe pse jane
vendas-popull autokton. Ilirët. Populli jon Sllavët
erdhën në shekullin e shtatë.
Shqiptarët ishin aty edhe para Romakëve.
Ata janë me origjinë ilire, populli autokton.
Imagjinoni atë presion mbi popullin autokton te cilin detyruan
të largohet nga shtëpitë dhe atdheu tyre !
Në Jugosllavinë e re shqiptarët fituan të drejtën për arsimimin në gjuhën
amtare, dhe u hapën fakultetet dhe Akademitë.Pra, kanë fituar
pozitë si të gjitha kombet në Jugosllavi. Mirëpo, me ardhjen e Millosheviqit,
u zhduk Autonomia e Kosovës dhe u suprimuan e u shuan
të gjitha institucionet.. I larguan të gjithë shqiptarët nga puna; policët
, mësuesit,mjekët, gazetarët, mediet por edhe fëmijët nga çerdhet e
foshnjoret. Millosheviqi ka dashur që shqiptarët ti dëboje nga Kosova.
Ne sllavët (popujt sllav-sllavenët) kemi ardhur në shekullin e shtatë,
ndërsa shqiptarët kanë qenë aty gjithmonë, edhe para romakëve. Në
të vërtetë Shipëtarët janë Ilir, vendas. Paramendoni, kur armiku popullin
autokton e largon,me dhunë nga atdheu..
Sh. Bilalli: Cili politikan shqiptar nga Kosova ju ka lënë
përshtypje më të mira?
Stjepan Mesiq: Ka shumë politikan të Kosovës me të cilët kamë
bashkëpunua, por mendoj se dr.Ibrahim Rugova ka treguar kuptim të
plotë për politikën. Ka dhanë maksimumin si një lider mendimtar, dhe
ka kundërshtua politikën agresive me një rezistencë gandiane. Por më
vonë ka treguar edhe rezistencë aktive për pavarësinë e Kosovës, sepse
Kosova në Jugosllavi ka qenë element konstitutiv i Federatës. Dhe,
kur ajo Federatë e Jugosllavisë nuk ekziston më, të gjitha elementet
Konstitutive e gëzojnë të drejtën e pavarësimit. Kam bisedua me Rugovën,
i cili më ka njoftuar me platformën e tij politike. Qëllimet e tij
janë realizuar po realizohen të gjitha në Kosovën e pavarur.
Sh. Bilalli: A do të ketë ndarje të Kosovës?
Stjepan Mesiç : Jo, nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Arkitektura e
Evropës ka përfunduar dhe këtu nuk ka më kurrfarë ndryshimesh. As
nuk do të ketë shkëputje të Bosnjë e Hercegovinës e as nuk do të ketë
ndryshime në kuptimin e ndryshimeve të kufijve në Kosovë.
Sh. Bilalli: Zotëri Mesiq cilën alternativë e ofron Evropa Juglindore për Kosovën!
Stjepan Mesiq: Evropa Juglindore nuk ka alternativë tjetër, pos hyrjes
në integrimet euro atlantike dhe kjo do të ndihmojë që Evropa të bëhet
faktor më i madh i paqes, sepse Evropa e bashkuar do të hapë kufijtë
e saj, Marrëdhëniet e gjithanshme midis Kosovës dhe Kroacisë do të
zgjerohen në të ardhmen në të gjitha segmentet e jetës institucionale, se
ne kemi të njëjtin qëllim . të jemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian
por Kroacia është anëtare, e Kosova është në rrugën e integrimit .
ILIRIA: Po vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Si i vlerësoni ato?
Stjepan Mesiq: Po nisem nga parimi se çdo
luftë duhet të mbarojë me paqe si në Kroaci
edhe në Kosovë. Hapi i parë është bërë, kur
Serbia e pranon Kosovën si partner në bisedime.
Në Kosovë nuk janë të gjithë të kënaqur,
por duhet të dini se bisedat janë në vazhdim
e sipër. Më rëndësi se Kosovës i hapet rruga
për bashkëpunim rajonal. Dimë se përfaqësues
serbë gjithmonë i kanë braktisur-lëshuar konferencat
regjionale kur Kosovar ishtin pjesmarsët.
Sh.Bilalli:Mendoni se edhe Kosova së
shpejti do të jetë pjesë anëtare e Bashkimit
Evropian?
Stjepan Mesiq: Gjithsesi se Kosova do ta
bëjë edhe një hap tjetër që duhet ta rregullon
Marrëveshjen e Stabilizim-asocimit. Derisa
Serbia nuk e rregullon çështjen e kufijve me
Kosovën, ajo nuk mund ta paramendojë se
mundë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Nga ana tjetër, po ashtu edhe Kosova duhet të
plotësojë të gjitha kushtet dhe të zgjidhë problemin
e kufirit me Serbinë.
Sh.Bilalli:Shqiptarët janë të ndarë në
pesë shtete dhe kërkojnë bashkim
kombëtar. Cila është zgjidhja e duhur?
Stjepan Mesiq: Kjo pyetje do të bëjë hyrjen
në Bashkimin Evropian. Edhe ajo pjesë e jona
shkoi në Evropën Lindore, të gjithë ne duhet
të hapim kufijtë tanë, dhe pastaj nuk ka arsye
për të mbrojtur kufijtë. Të gjitha Kroatët do të
jetojnë në Kroaci, ajo vlen edhe për serbët,
shqiptarët, dhe të gjithë njerëzit që nuk jetojnë
në të njëjtin shtet. Shqiptarët duan të kthejnë
ish-kufirin, ku Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia
ishte një. Kufijtë do të jenë të hapur, për të
gjithë popujt dhe kombësitë që do të jetojnë në
korpusin kulturor.
Zoteri Mesiq, ju falimenderoj shumë në emër
të gjithë shqiptarëve , dhe në emrin tim personal,
për gjithë përkrahjen dhe kontributin tuaj
, që na afruat për çështjen e popullit shqiptar,
dhe gjithashtu për përkrahjen revistës “Iliria” të
cilën e keni përkrahur që nga fillimi edhe Mbretreshen Teuta