Fëmijë
Lumturia e fëmijës është përparësi e secilit prind, për të zhvilluar tek ata një pamje pozitive të botës – lëreni fëmijën të “drejtojë”.
Çdo ditë kaloni disa momente me fëmijën tuaj sikur ai të jetë “qendra e botës”, këshillon Joyce Nolan Harrison, një psikiatër i specializuar në punën me fëmijë.
Lejoni që kjo kohë të jetë vetëm për ju, pa shpërqëndrime, largoni smartphone-in tuaj, mos iu përgjigjni mesazheve elektronike dhe qëndroni “ballë për ballë” me fëmijën. Jepini vëmendjen tuaj të plotë, lëreni fëmijën të zgjedhë atë që dëshiron të bëjë me ju, të luajë ashtu si dëshiron, dhe jo ashtu si mendoni se duhet. Le të jenë të paktën pesë minuta gjatë ditës, por pesë minutat e juaja së bashku.
Pas një kohe, do të shihni se edhe për ju nuk do të mjaftojë një lojë e tillë. Nëse keni shumë fëmijë, kushtojini vëmendje secilit prej tyre veç e veç.
Mësojini ata
Mësojini që dështimi është gjithashtu pjesë e jetës. Kjo është ndoshta një nga detyrat më të vështira për prindërit. Duhet ta lini fëmijën të bëjë gabime, dhe të mësojë nga gabimet. Është e vetmja mënyrë që jeta të mos i kapë të papërgatitur.
Nëse ai nuk pajtohet me një nga shokët e klasës, le ta zgjidhë vetë. Çështja është që ju të jeni “larg” në mënyrë që fëmija të mësojë të luftojë për veten e tij në këtë botë, por “mjaft afër” për ti dhënë një dorë kur është e nevojshme.
Falenderoni fëmijët – në mënyrën e duhur. Nëse një fëmijë merr një pesë në matematikë, është e rëndësishme t’i thuash se je krenar, por është edhe më e rëndësishme ti thuash se je krenar për përpjekjen që ka bërë, jo për vetë notën. Lavdëroni fëmijën tuaj për përpjekjen, jo për rezultatin.
Mos e krahasoni fëmijën me fëmijët e tjerë. Nëse fëmija nuk sillet mirë, nuk ka kuptim t’i thuash “shiko sa i mirë është…”. Në vend të kësaj, shpjegojani atij.
Mësojini fëmijës tuaj të jetë mirënjohës, por jo vetëm për shkak të gjërave materiale. Bëni praktikë të flisni para gjumit për diçka që i ka zbukuruar ditën, në mënyrë që fëmija të rendisë, të themi, dy ose tre gjëra që e kanë gëzuar gjatë ditës.
Mos i fshihni fëmijës gjërat negative. Çdo prind dëshiron të mbrojë fëmijët e tij,por ju duhet t’i përgatitni ata për shqetësimet me të cilat do të përballen në jetë. Historitë pozitive janë të mira, por disa shembuj negativë mund të jenë më të dobishëm, sepse fëmijët mësojnë të kapërcejnë vështirësitë. Për më tepër lexoni librin KONFIGURIMI MENDOR.