Djersitja mund të bllokojë poret
Djersitja, në vetvete, nuk shkakton akne. Por, shpeshherë ajo përzihet me yndyrën natyrale të trupit dhe me bakteret dhe mund të kthehet në problem për irritimin e lëkurës. Me siguri, nuk do të rrish në diell për një kohë të gjatë dhe të djersish edhe kur e di që më pas do të kesh bllokim të poreve.
Klori mund të thajë lëkurën
Në këto raste këshillat vlejnë për ata që gjatë verës preferojnë pishinat. Ndonjëherë duhet të bësh kujdes nga kimikatet, sepse ato ta thajnë shumë lëkurën. Mos harro se kur lëkura thahet, trupi prodhon yndyrë ekstra, gjë që krijon probleme të tjera. Pasi ke dalë nga pishina, shpëlaje fytyrën më ujë të pastër.
Kujdes me ajrin e kondicionuar
Edhe nëse i shmang ambientet e hapura, sërish lëkura mund të ketë probleme të tjera. Ajri i ftohtë që vjen nga kondicioneri mund ta thajë lëkurën. Duhet ta shmangësh gjumin afër një kondicioneri ose freskueseje, në mënyrë që ajri i ftohtë mos të të fryjë në fytyrë.
Kapela mund të të irritojë lëkurën
ky është një rrezik i shtuar, sepse temperatura e nxehtë transmetohet në lëkurë edhe nëpërmjet kapelës. Këshillohet që kapelën mund ta mbash vetëm kur je në diell të fortë, por jo në çdo rast ose nëse je në hije. Mendohet se rrezet e përthithura nga kapela (ose edhe baketeret) mund të të irritojnë shumë lëkurën.