Shqipëria falënderoi Kroacinë për mbështetjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

0
143

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ishte ne vizite zyrtare në Zagreb, falënderoi Kroacinë për mbështetjen e dhënë ndaj ekipit shqiptar përgjegjës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Kroacia është treguesi më i mirë se anëtarësimi në Union është fitimprurës dhe se ne duhet të punojmë në atë rrugë. Modeli juaj është shembull dhe udhërrëfyes për ne për të zbatuar atë që keni zbatuar gjatë përpjekjeve tuaja për anëtarësim në BE”, tha ministri Hasani.

Shqipëria e meriton anëtarësimin sa më shpejt në Bashkimin Evropian, tha kreu i diplomacisë kroate Gordan Grliç Radman të martën pas një takimi me homologun e tij shqiptar Igli Hasani në Zagreb.

“Ne diskutuam situatën në Evropën Juglindore dhe ramë dakord që procesi i zgjerimit nuk ka alternativë. Sigurisht, në përputhje me arritjet individuale në përmbushjen e kushteve dhe kritereve të dhëna”, tha ministri Grliç Radman dhe vlerësoi përfshirjen e Shqipërisë në fushën e reformave.

“Shqipëria është plotësisht në linjë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian”, tha kreu i diplomacisë kroate, duke shtuar se “ky është një sinjal i angazhimit të tyre strategjik për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ne do të vazhdojmë me reformat sikur nesër do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian. Po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë sikur nesër ky proces të përfundojë. Do të japim edhe kontributin tonë që i gjithë Ballkani të jetë pjesë. të Bashkimit Evropian nesër”, tha ministri Hasani. Ministri shqiptar është mirënjohës edhe për mbështetjen e Kroacisë për Kosovën gjatë votimit për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës. “Ne pajtohemi që e ardhmja e Kosovës qëndron në integrimet euroatlantike, por jo vetëm e Kosovës, por edhe e gjithë rajonit”, tha Hasani.

Ministri Grliq Radman e cilësoi bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve si “të shkëlqyer” dhe kujtoi se këtë vit po festojnë 15 vjetorin e anëtarësimit në aleancën e NATO-s, “që ka dëshmuar të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dy vendeve. “.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here