Samira Krehic është Zëvendës Drejtuese e Programit të ICMP për Ballkanin Perëndimor. Puna e saj në ICMP është fokusuar në ndërtimin e institucioneve dhe ngritjen e kapaciteteve, zhvillimin e legjislacionit që mbron të drejtat e familjeve të personave të zhdukur dhe ndërtimin e partneriteteve me organizata të tjera që punojnë në çështjen e personave të zhdukur në Ballkanin Perëndimor.
Ajo ka më shumë se 15 vjet përvojë pune në sektorin e OJQ-ve dhe me agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit, duke përfshirë Oxfam International dhe Delegacionin e BE-së në BiH, ku ishte e angazhuar në projektet e ndihmës dhe rindërtimit. Ajo ka një diplomë BSc në Inxhinieri Mekanike nga Universiteti i Sarajevës.
Samira Kraić -ICMP, Zëvendëse e Shefit të Programit të Ballkanit Perëndimor – Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, falënderoi organizatorët që ju dha rasti të flasë për personat e zhdukur dhe përfshirjen e tyre në ICMP. Komisioni Ndërkombëtar është krijuar në vitin 1996 në Sarajevë, po atë vit kur u realizua filmi “Muri i dhimbjes” i regjisores Shenida Bilallit, odhe fron mbështetje për familjet e personave të zhdukur dhe krijon strategji dhe institucione.
– Është konstatuar se rreth 40 mijë persona të zhdukur janë nga territori i ish-Jugosllavisë. ICMP ka zgjeruar punën e saj për të ruajtur strukturat, me synimin për t’i marrë ato shtete përgjegjëse, për të mbrojtur qytetarët e tyre dhe për t’u dhënë atyre një përgjigje.
Sipas ligjit penal, çdo varr i gjetur trajtohej si skenë krimi. Ne mblodhëm prova dhe ua dorëzuam familjeve të të zhdukurve dhe pas zhvarrosjes kemi dorëzuar si prova një numër të madh të krimeve të luftës, jo vetëm para gjykatës ndërkombëtare, por edhe para gjykatave vendore.
Bashkëpunojmë me Kroacinë që nga viti 1996 dhe kemi dhënë donacione të mëdha dhe ndihmë profesionale për grupet e viktimave, arsimin, laboratorët dhe analizat e ADN-së, dhe më shumë.
– Deri më tani janë bërë 70 qind identifikime të të zhdukurve, të gjetur përmes projektit të përbashkët të identifikimit, në bashkëpunim me Kroacinë, e cila gjithashtu mbledh mostra referencë. Vetëm me këtë projekt deri më tani janë zgjidhur 667 raste.
Gjëja më e rëndësishme është gadishmëria dhe bashkëpunimi i familjeve përtej kufirit, për hir të familiarve të tyre të dashur. Dhe përgjigjet janë gjithmonë jashtë këtyre vendeve ku ndodhen.
Në vazhdim të programit su shfaq një rrëfim filmik – insert nga filmi “Muri i dhimbjes”, nëna Šoljiq, e cila gjatë Luftës së Atdheut humbi katër djem dhe një dhëndër.