Nga: Shenida Bilalli
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaja.
“Shqipëria duhet të ishte në një fazë shumë më të lartë të integrimit në Bashkimin Evropian shumë kohë më parë. Nuk kishte asnjë arsye realiste politike, të sigurisë apo ekonomike që Shqipëria të mos ishte në fund të negociatave tani”, tha Presidenti i Republikës së Kroacisë.
27.04.2023- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me Zonjen e Parë, Armanda Begaj beri vizitën shtetërore në Zagreb, në kuadër të intensifimit të partneritet strategjik me Republikën e Kroacisë. Vizita u zhvillua me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes u organizua një program i veçantë për bashkëshortet e dy presidentëve.
Presidenti Begaj u mirëprit me ceremonin të nderit dhe të mirëseardhjes, dhe ka vijuar axhendën zyrtare të bisedimeve me Presidentin e Kroacisë, duke u folur per marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë.
Dy presidentët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për situatën në vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ata vënë theks të veçantë në zgjerimin e mëtejshëm të BE-së dhe në rrugën evropiane të Shqipërisë, e cila hapi negociatat e anëtarësimit vitin e kaluar.
Presidenti Milanoviç shprehu mbështetje të fortë për Shqipërinë në lidhje me anëtarësimin e saj në BE. Poashtu theksoj :“Shqipëria duhet të ishte në një fazë shumë më të lartë të integrimit në Bashkimin Evropian shumë kohë më parë. Nuk kishte asnjë arsye realiste politike, të sigurisë apo ekonomike që Shqipëria të mos ishte në fund të negociatave tani”.
Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, presidenti Begaj u prite në takime të veçanta nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviç.
Me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, folën për potencialin real të rritjes së partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Kroacisë në fusha të ndryshme, si në atë të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, gjithashtu edhe në fushën e turizmit e më gjerë. Mundësitë janë parashtruar, vullneti dypalësh është aty , ndaj le t’i kthejmë keto pritshmëritë e në një realitet të së nesërmes u shpreh presidenti i Shqiperis Bajram Begaj.
Ne fund te vizites zyrtare dyditore ne Zagreb presidenti i Shqiperis Bajram Begaj me zonjen e pare Amanden Begaj dhe stafin e tije u takua me komunitetin e pakices shqipetare ne Kroaci,ne organizim te Ambasades e Republikës së Shqipërisë ne krye me ambasadorin Riza Poda dhe zonjen e tij Ilda Poda. Ftuan kryetr te sjhoqatave shqipetare ne Kroaci në bashkëbisedim me presidentin dhe zonjen e tij ne Hotel Westin.
Me ate rast presidenti tha : Jeni prezentues ma te rendesishem te diaspores shqipetare ne ket vend mik partner qe eshte jo vetem regjional i rendesishem jo por edhe europian.
Ju jeni ne ure rendesishme e dy veneve ne mes Shqiperis dhe Kroacise. Per mes didikimi tuaj ne punen e perditeshme ne, familjen tuaj, rethin dhe komunitetin ku beni pjes dhe neper mes ruajtejes perquarjes s vljerave ma te larta komebit shqipetar. Keni ber te mundur qe forcohet edhe ma tej miqesia ne mes dy vendeve. Eshte me rendesi qe vendet te kan miqesi po me rendesi eshte, miqsia popujve,si qe eshte miqesia ne mes dy popujve shqipetar dhe kroa . Shqipetar jan integru ne jeten e qutetit, diaspora shqipetare eshte perhapur ku do dhe nuk muj dot pa takua ket pjes rendesishme popujve tona, ajo qe eshte interesant per zvillimit trugut tana.
Diaspora eshte ajo qe na prqoji deri te pragu zhvillimit ma te mir e trungut tan. Globalizmi na mundesoj te ndihemi krenar per suksese shqipetarve qe jetojn ku do jashte shqiperis.
Dhe ne Kroaci suksese shqipetarve qe punoj dhe jetojn jan te shumte ne te gjitha sferat, ne akademi biznes sport,kultur,tregti-
Është krenari të dëgjosh se komuniteti shqiptar në Kroaci është pjesë e respektuar dhe e përkushtuar e shoqërisë kroate. Ky komunitet, përmes dedikimit në punë, familje, në te gjitha fushat e jetës shoqërore, e mbi të gjitha përmes ruajtjes dhe përçuarjes së vlerave më të larta të kombit shqiptar, ka kontribuar në forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes Kroacisë dhe Shqipërisë.