LEGJENDA-NGJARJE HISTORIKE Nora e Kelmendit ishte grua shqiptare e shekullit të 17-të, legjendare për bukurinë dhe trimërinë e saj.

0
1128

Legjenda

Nora e Kelmendit  cilësohet si “Helena e Shqipërisë”, pasi bukuria e saj provokoi  një luftë të madhe. Ajo quhet edhe Brünhilda shqiptare, sepse ajo vetë ishte një grua luftëtare, nga më të mëdhatë në historinë e Shqipërisë. Ekzistojnë dy versione të legjendës së Norës; të dyja përfundojnë me vrasjen e kreut të ushtrisë osmane, Pashait, nga Nora, i cili ishte zotuar se do ta bënte hi Malësinë  nëse Nora nuk bëhej gruaja e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth vitit 1637, ndërsa burime të tjera vendosin kulmin e përplasjes Kelmendi-Osmanë gjatë vitit 1638 ose 1639. Babai i Norës,  luftëtar fisnik, dëshironte një djalë që ta ndihmonte në luftë kundër Perandorisë Osmane. Kur lindi Nora, ai e braktisi atë në një jetimore. Motra e tij, duke kuptuar qëllimet e vëllait të saj, adoptoi Norën dhe e rriti atë si djalë. Babai  i Norës, duke patur dëshirë të stërviste një djalë të ri për t’u bërë luftëtar, vendosi të stërviste “djalin” e birësuar të motrës.

Pa e ditur, ai stërviti vajzën e tij që të bëhej luftëtare.  Nora doli si vajza më e bukur në Malsi. Thuhet se ajo ishte e bukur si  (zanë  e malit). Fama e saj u përhap në të gjithë vendin, dhe një pasha që banonte në Kalanë e Rozafatit në Shkodër dëgjoi për të. Një ditë, Nora zbriti në qytet me prindërit e saj. Pashai doli nga kështjella ia vuri sytë Norës dhe ra në dashuri.

Pashai ishte nga Bosnja, e cila ndiqte tradita të ngjashme me Shqipërinë, dhe donte të martohej me të sipas ligjeve të Kanunit shqiptar:  Ai dërgoi një njeri të besuar në shtëpinë e Norës për ti kërkuar dorën, por familja e Norës u përgjigj se kanuni shqiptar nuk lejonte martesat me joshqiptarë dhe musliman.

Pashai nuk ishte mësuar ta refuzonin dhe në të njëjtën kohë kishte një harem grash. Ai u betua: “Ose Nora do të bëhet gruaja ime, ose do të djeg dhe bëj hi të gjithë Malësinë ”. Për këtë ai edhe rrethoi Malësinë. Nora ishte luftëtare, por duhej të tregohej e mënçur, e për këtë hartoi një plan për të shpëtuar Malësinë nga shkatërrimi, dhe për të vrarë Pashain boshnjak të zemëruar.

EGZISTOJNË  dy versione të historisë. Në versionin e parë, Nora  dëshironte të martohej me Pashain pa lejen e familjes së saj. E veshur me xhubletë, veshje tradicionale e grave shqiptare të veriut, ajo shkoi në çadrën e Pashait, i cili pasi e pa atë ra në gjunjë dhe u lut, duke besuar se ajo ishte  një dhuratë nga qielli, si një shpërblim nga Allahu i Plotfuqishëm për shërbimet e tij ndaj Tij.

Pashai urdhëroi trupat e tij të pushonin dhe të përgatiteshin për t’u kthyer në Shkodër. Ushtarët të lumtur ulën armët dhe filluan të festonin. Gjithçka ishte e qetë rreth çadrës së pashait.

 Nora nxorri thikën të cilën ja kishte dhënë i ati, thikë e cila kishte qënë në familjen e saj për shumë breza, dhe besohej se kishte fuqi magjike, sepse askush që e kishte mbajtur atë nuk kishte vdekur nga plagët e shkaktuara nga kundërshtarët . Nora e goditi me thikë Pashain, e goditi me shkelm në pjesën e pasme të kokës dhe e mbyti në mënyrë që të mos bërtiste. Pashai ra mbi qilimin e tij persian. Në atë moment Nora nuk mund ta godiste më me thikë, sepse sipas zakonit shqiptar, është e pandershme të godasësh një njeri që nuk qëndron në këmbë ose të godasësh një njeri që nuk kundërpërgjigjet. Nora u largua, dhe siç ishte planifikuar, ushtria e Malësisë sulmoi osmanët, duke arritur një fitore të përkohshme mbi ta. Pashai u mbijetoi plagëve, mblodhi njësinë e tij speciale dhe e ndoqi Norën në shtëpinë e saj, ku në duel Nora e vret atë.

VERSIONI I DYTË I LEGJENDËS,

Nora nuk shkoi kurrë tek tenda e Pashait. Në vend të kësaj, ndërsa ushtritë luftonin, disa nga osmanët u shkëputën nga trupi kryesor i ushtrisë për të sulmuar fshatrat. Nora udhëhiqte një ushtri prej 300 grash kundër osmanëve, të cilët ishin nisur për të pushtuar Malësinë. Në betejë, Nora doli ballë për ballë me Pashain dhe e vret atë në duel.

Në të dy versionet, Nora vret pashain në një duel të drejtë. Në të dy versionet Pashai mban emrin si Vutsi Pasha nga Bosnja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here