INTERVISTË EKSKLUZIVE
Intervista u realizua nga: Shenida Bilalli
Revista “Iliria” intervistoi kryetarin e ri të Këshillit për Pakicat Kombëtare, z. Tibor Varga,
në të cilën shpalosi misionin e tij në organin ombrellë të Pakicave Kombëtare të Republikës së Kroacisë
Tibor Varga: Që në fillim, kur u shpallvendimi i parë për shpërndarjen e fondeve, Këshilli financon pakicën kombëtare shqiptaredhe të gjitha shoqatat që aplikojnë në konkursin tonë. Në periudhën 2004 – 2023 janë ndarë gjithsej 2.457.277 euro për programet e pakicës kombëtare shqiptare. Me rritjen e buxhetit të shtetit të Kroacisë për pakicat kombëtare, ne u mundësojmë të gjitha shoqatave të dalin dhe të zbatojnë programet e tyre, dhe u japim përparësi të rinjve në veçanti në kultivimin e kulturës së traditës dhe gjuhës.
Iliria: Cilat janë çështjesh prioritare që do të trajtojë Këshilli në periudhën e ardhshme?
Tibor Varga: Vitin e ardhshëm do të miratojmë kritere dhe metodologji të reja, dhe përmes tyre do të zhvillojmë dhe hartojmë më tej profilizimit e përmbajtjes programore dhe punës së shoqatave. Do të promovojmë të rinjtë dhe përfshirjen e tyre në programet e shoqatave. Siç tregoi regjistrimi i popullsisë, për të ruajtur komunitetin nevojiten breza të rinj aktivë që identifikojnë pakicën përkatëse, përndryshe gjithçka shuhet.
Iliria: Priten ndryshime në metodologjinë e punës?
Tibor Varga: Këshilli do të përpiqet të nxisë analizat profesionale dhe shkencore, për ruajtjen e kulturës, traditës
dhe identitetit të pakicave kombëtare. Regjistrimi i popullsisë na paralajmëroi për probleme serioze mbi zhvillimin dhe
ruajtjen e multietnicitetit në shoqërinë kroate, e cila është gjithashtu një nga vlerat e rëndësishme bashkëkohore dhe veçanërisht evropiane.
Iliria: Përse theksoni rëndësinë kritereve dhe zbatimit të autonomisë kulturore?
Tibor Varga: Presim kritere të reja në fillim të vitit 2025. U zhvillua një seminar special edukativ për përfaqësuesit e shoqatave të pakicave kombëtare dhe programet e vitit 2025. Aspekt i rëndësishëm i kritereve është aplikimi i
programeve prioritare për mbijetesën dhe zhvillimin e pakicave kombëtare. Ftuam shoqatat që të fokusohen më shumë nëprogramet informative, faqet e internetit dhe portalet. Rëndësishëm është dukshmëria dhe ndjeshmëria e publikut ndaj pozitave dhe të drejtave shoqërore të pakicave kombëtare. Disa pakicave kombëtare kishin nevojë
urgjente për të zhvilluar programe dhe projekte mbi mësimin e gjuhës amtare brezave të rinj.
Iliria: Dëshironi të realizoni programe për ruajtjen e materialeve historike dhe arkivore të komuniteteve
kombëtare?
Tibor Varga: Përmes këtyre produksioneve do të shihet se si u zhvilluan
këto komunitete, çfarë kryen, me çfarë sfidash u përballën dhe se cilat dokumente
të rëndësishme do të lënë për brezat e ardhshëm. Për të inkurajuar aktivitete të tilla kërkohet një qasje më inovative e me kritere të reja. Jeta dhe koha, ndonjëherë edhe rrethanat sociale, imponojnë nevoja dhe kritere të reja që duhen përshtatur, pra modernizim, për të inkurajuar komunitetet që kanë më shumë nevojë për këto programe.
Iliria: Gjatë vitit 2023 u mbajtën zgjedhjet e 6-ta radhazi për këshilla dhe përfaqësues të pakicave kombëtare. Si do të bashkëpunoni me, institucionet vendore, të rëndësishme për nevojat e pakicave?
Tibor Varga: Këshilli për Pakicat Kombëtare, në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave Kombëtare, u fokusua në edukimin dhe trajnimin e faktorëve të rëndësishëm nënjë politikë më të suksesshme të pakicave. Tashmë po ecim më intensivisht në aspektet financiare të funksionimit të vetëqeverisjes së pakicave dhe në informimin dhe edukimin me qëllim të zbatimit sa më efikas të ligjit kushtetues, duke përmirësuar dhe forcuar bashkëpunimin e institucioneve të pakicave me organet e vetëqeverisjes.]
Iliria: Si do të ndihmonte edukimi e këshillave dhe përfaqësuesve, strukturave të pushtetit vendor dhe rajonal?
Tibor Varga: Jemi përpjekur t’i përfshijmë në seminaret tona, në mënyrë që ata të njihen më mirë, si partnerë të
cilët përfaqësojnë një urë të rëndësishme komunikimi politik me qeverisjen lokale, në të cilën ata paraqesin propozimet për zgjidhjen e tyre.Bashkëpunojmë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës në organizimin e seminareve. Në fillim të vitit 2024 planifikojmë të operacionalizojmë përmbajtjen dhe zbatimit të programeve arsimore, përmes tryezave të rrumbullakëta, prezantimit të shembujve të praktikës për këshillat dhe përfaqësuesit…
I l ir ia: Si kryhet regjistrimi i këshillave dhe përfaqësuesve të sapozgjedhur?
Tibor Varga: Kishte probleme, por ne i eliminuam ato në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës. Në zgjedhjet për anëtarë të këshillit të pakicave kombëtare në vitin 2023, u zgjodhën 339 këshilla dhe 105 përfaqësues të pakicave kombëtare. Ministria e Drejtësisë dhe Administratësraportoi në tetor të vitit 2023, se në Regjistrin e Këshillave dhe Përfaqësuesvejanë regjistruar 84 nga 86 kërkesapër regjistrimin e përfaqësuesve të sapozgjedhur, ndërsa 2 kërkesa janë në proces zgjidhjeje. Nga 266 kërkesa për regjistrimin e këshillave të sapozgjedhur janë regjistruar 226, që do të thotë se 85% e kërkesave të pranuara janë zgjidhur.
Iliria: A ka bërë ndryshime Ministria në Rregulloren për rimbursimin e shpenzimeve e këshillit dhe përfaqësuesve të pakicave kombëtare?
Tibor Varga: Kryetari i këshillit, nënkryetari dhe anëtarët e këshillit kanë të drejtën e një shpërblimi mujor deri në 75% të shumës së mjeteve të përcaktuara për tarifat mujore të përfaqësues të asaj njësie, në ndryshim nga Urdhëresa e vitit 2006 ku ata kishin të drejtë në një maksimum prej 50%.
Iliria: Zgjedhjet pasqyruan një rënie të përgjithshëm të popullsisëdhe pakicave kombëtare, pas regjistrimit të vitit 2021!
Tibor Varga: Ndryshimet zgjedhor treguan se ekziston ndjeshëm potenciali për uljen e të drejtave të pakicave kombëtare. Janë të njëjtat arsye si për popullsinë kroate: kushtet e pafavorshme socialo-ekonomike dhe nga ana tjetër largimi në masë i të rinjve drejt vendeve të tjera.
Iliria: Cilat janë të rajat në krahasim me programet e mëparshme operative?
Tibor Varga: Programet operacionale për periudhën 2021 – 2024 përmbajnë pjesë të rëndësishme për 12 minoritete.
Me përjashtim të serbëve, italianëve, çekëve, sllovakëve, hungarezëve, shqiptarëve dhe romëve, tani ka pjesë që lidhen me pakicat boshnjake, hebreje, malazeze, ukrainase, maqedonase, gjermane, sllovene, austriake, polake, rutenase, ruse dhe turke në Republikën e Kroacisë. Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Kroacisë përmenden 22 minoritete. Në programet e reja operative nuk ka seksione që kanë të bëjnë vetëm me pakicat bullgare, rumune dhe vllahe. Miratimi i programeve të reja është vazhdimësi e Qeverisë së Kroacisë për realizimin e plotë të të drejtave të pakicave dhe përmirësimin e pozitës së komuniteteve; përdorimi i gjuhës dhe shkrimit, zhvillimi i barabartë në të gjitha zonat e Kroacisë.
Iliria: A varet zbatimi i aktivitetevenga bashkëpunimi me strukturatvendore, kryetarët e bashkive dhe prefektët?
Tibor Varga: Roli i këshillave dhepërfaqësuesve të pakicave kombëtare është i rëndësishëm, pavarësisht nëse janë organe këshillimore. Shumë çështje nga programet operacionale janë më të lehta për t’u zgjidhur aty ku strukturat lokale e kuptojnë punën dhe rolin e tyre. Është e rëndësishme të theksohet se zbatimi i programeve operative sjell përfitime për të gjithë komunitetin lokal dhe rajonal, jo vetëm për pakicat kombëtare.
Iliria: Me miratimin e Ligjit Kushtetues, pakicat pas një periudhe të gjatë dolën në skenën politike kroate?
Tibor Varga: Zbatimi i tij filloi me shumë pengesa, por edhe me marrëdhënie të reja, në radhë të parë në partneritet dhe pranim të përfaqësuesve të minoriteteve, si partnerë relevantë në jetën publike dhe politike të vendit. Megjithatë, sipas Ligjit Kushtetues, jo gjithçka ka zënë rrënjë në praktikë dhe ne kemi shumë punë përpara: e drejta për të përdorur gjuhën dhe shkrimin e pakicave kombëtare, për të punësuar pakicat kombëtare në shërbimet shtetërore dhe publike, e drejta për të qenë në mënyrë adekuate prezente në media dhe që këto media të afirmojnë politikën e afrimit dhe njohjen e minoriteteve si vlerë e përgjithshme shoqërore dhe pjesë përbërëse e jetës së përgjithshme publike politike dhe kulturore.
Iliria: A janë të nevojshme ndryshimet?
Tibor Varga: Në çdo rast dhe të në ardhmen, duhet të mbështetemi dhe të marim parasysh përvojat e deritanishme,duke ju afruar dhe vazhduar zbatimin dhe përfaqësimin sa më adekuat të pakicave kombëtare.
Iliria: U miratua edhe buxheti i ri i shtetit?
Tibor Varga: Vitet e fundit ka patur një rritje të vazhdueshme të fondeve për pakicat kombëtare, edhe pse ka pasur vështirësi ekonomike. Fondet për pakicat kombëtare në buxhetin e shtetit për vitin 2024 arrijnë në gati 10 milionë euro (më saktë 9,7 milionë euro), të cilat përfaqësojnë një rritje prej 25 % krahasuar me vitin 2023. Një shumë relativisht e vogël për buxhetin e shtetit, por për pakicat kombëtare është një shumë e madhe e cila do të mundësojë një numri edhe më të madh të shoqatave të pakicave për të prezentuar programet e tyre. Deri më tani kemi pasur 1100 programe dhe pas rritjes së buxhetit presim një numër më të madh. Nuk është vetëm numri i programeve që ka rëndësi për ne, por edhe cilësia e atyre programeve.
Iliria: Është mbajtur konferencëshkencore ndërkombëtare me rastin e 20 vjetorit të miratimit të Ligjit
Kushtetues për të Drejtat e Pakicave Kombëtare në bashkëorganizim të Këshillit?
Tibor Varga: Ishte një konferencë e rëndësishme dhe cilësore, organizuar nga katër fakultete të drejtësisë kroate, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, në mënyrë që rezultatet e saj të përdoren për të përmirësuar politikën e pakicave. Më vjen keq që nuk jemi përfshirë sa duhet në aspektet praktike të zbatimit të Ligjit Kushtetues dhe të vetë politikës së përvojës si ne Këshilli, por edhe përfaqësuesit parlamentar, përfaqësuesit e institucioneve të pakicave, shoqatat, dhe këshillat për zbatimin e tij. Mund të inicojmë ndryshime të caktuara në legjislacionin e pakicave dhe madje edhe në vetë ligjin kushtetues (si klima politike, shumica prej dy të tretave… etj). Ligji kushtetues ka kaluar testin e kohës duke treguar cilësinë, vlefshmërinë e madhe dhe pozitën e mirë, në krahasimin me disa vende të tjera evropiane.
Iliria: Me miratimin e Ligjit Kushtetues, pakicat pas një periudhe të gjatë dolën në skenën politike kroate?
Tibor Varga: Zbatimi i tij filloi meshumë pengesa, por edhe me marrëdhënie të reja, në radhë të parë në partneritet dhe pranim të përfaqësuesve të minoriteteve, si partnerë relevantë në jetën publike dhe politike të vendit. Megjithatë, sipas Ligjit Kushtetues, jo gjithçka ka zënë rrënjë në praktikë dhe ne kemi shumë punë përpara: e drejta për të përdorur gjuhën dhe shkrimin e pakicave kombëtare, për të punësuar pakicat kombëtare në shërbimet shtetërore dhe publike, e drejta për të qenë në mënyrë adekuate prezente në media dhe që këto media të afirmojnë politikën e afrimit dhe njohjen e minoriteteve si vlerë e përgjithshme shoqërore dhe pjesë përbërëse e jetës së përgjithshme publike politike dhe kulturore.
Iliria: A mund të kenë ndikim në zbatimin e Ligjit Kushtetues rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë në Kroaci në vitin 2021? Tibor Varga: Në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe rajonale disa komunitete në zona të caktuara do të humbasin të drejtën e nënprefektëve, për shkak të uljes së numrit të tyre. Besojmë se këto shkurtime nuk janë të mira, por nuk janë as drastike dhe as alarmante.Presim nga vendimmarrësit në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal që mospjesmarrja dhe shifrat të mos jenë kushti vendimtar për ushtrimin e të drejtave të mëparshme. Zbatimi i tij kërkon ndryshimin real të Ligjit Kushtetues për të Drejtat e Pakicave Kombëtare, e cila është një detyrë politike shumë komplekse dhe kërkuese.
Iliria: Çfarë është e rëndësishmenë këtë moment?
Tibor Varga: Duhet t’i kushtojmë shumë më tepër vëmendje faktorëve demografikë dhe socialo-ekonomik që ndikojnë në rënien e numrit të anëtarëve të pakicave kombëtare, që do të thotë kujdes më i madh për zonat ku jetojnë minoritetet, që kryesisht janë shpesh zona nën nivelin mesatar të zhvillimi në Kroaci. Pakicat kombëtare kanë qenë një partner i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm i kualicionit të qeverisë aktuale për tashmë dy mandate. Një nga kontributet më domethënëse të qeverisë aktuale (tashmë në mandatin e dytë), ishin programet për pakicat kombëtare, të cilat duhet të regullojnë nevojat dhe interesat ngainfrastruktura deri te çështjet kulturore dhe arsimore.
Iliria: Si e vlerësoni zbatimin e programeve?
Tibor Varga: Programet operative të pakicave kombëtare për vitet 2021 –2024 janë pjesë përbërëse e Programit të Qeverisë së Kroacisë, vazhdim i programit operativ 2017 – 2020 miratuar nga Qeveria e mëparshme. Forcuan pozitën shoqërore dhe politike të minoriteteve, sepse Qeveria siguroj stabilitetin e veprimtarisë së shoqatave dhe institucioneve të pakicave. U ruajt sistem i rregullt i financimit të autonomisë kulturore. Këshilli nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e programeve operative, por e monitorojmë. Shohim përparim të dukshëm. Si institucion ombrellë i pakicave në Kroaci, na është dhënë mundësia të forcojmë pozicionin dhe rolin tonë.
Iliria: Këshilli është i pakënaqur me përfaqësimin e ulët të pakicave kombëtare në programin e përgjithshëm të HRT?
Tibor Varga: Gjatë prezantimit të raportit të HRT-së për vitin 2022, mbi programet të prodhuara për pakicat kombëtare në Kroaci. Vihet re ulja e minutave të emisioneve për pakicat kombëtare Prizma dhe Manjinski mozaik. Kemi kërkuar në bashkëpunim me HRTnë, që të investohet në një angazhim shtesë, për ritjen e vëmendjes mediatike ndaj temave të pakicave në periudhën e ardhshme. Jemi të gatshëm të ndihmojmë, e cila ka munguar deri më tani, duke theksuar se raportet flasin vetë për cilësinë e programeve dhe shikueshmërinë e tyre.
Bashkëpunimi dhe komunikimi është parimi ynë udhëzues në zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballen pakicat kombëtare. Përpiqemi t›u ofrojmë pakicave kombëtare të drejtën e qasjes në media publike, e cila u garantohet me Ligjin Kushtetues për të Drejtat e Pakicave Kombëtare, Ligjin për TDNJ dhe Marrëveshja me Qeverinë e Republikës së Kroacisë. Vëmendje e veçantë i kushtohet kushteve më të mira të punës për redaksitë e minoriteteve, strukturën e saj, çështjet fianciare dhe të personelit, për të cilat presim ndryshime pozitive në vitin e ardhshëm.
Iliria: Programi i autonomisë kulturore të pakicës kombëtare shqiptareështë bashkëfinancuar nga Këshilli
për Pakicat Kombëtare që nga viti 2004.Sa jeni të kënaqur me rezultate?
- Tibor Varga: Që në fillim, kur u shpallvendimi i parë për shpërndarjen e fondeve, Këshilli financon pakicën kombëtare shqiptaredhe të gjitha shoqatat që aplikojnë në konkursin tonë. Në periudhën 2004 – 2023 janë ndarë gjithsej 2.457.277 euro për programet e pakicës kombëtare shqiptare. Me rritjen e buxhetit të shtetit të Kroacisë për pakicat kombëtare, ne u mundësojmë të gjitha shoqatave të dalin dhe të zbatojnë programet e tyre, dhe u japim përparësi të rinjve në veçanti në kultivimin e kulturës së traditës dhe gjuhës.