KRYETARI I BASHKISË TË ZAGREBIT  TOMASHEVIQ VIZITOI KRYETARIN  E BASHKISË SË TIRANËS

0
134
13.03.2023.TiranË . Me ftesë të Erion Veliajt, kryetarit të kryeqytetit të Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomaševiq zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë , ku diskutoi për bashkëpunimin e suksesshëm afatgjatë mes dy qyteteve. Kryetari i Bashkisë së Zagrebit falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për pritjen e ngrohtë dhe e ftoi atë të vizitojë Zagrebin. Praktika e suksesshme e Zagrebit dhe Tiranës dhe përmirësimi i bashkëpunimit ishin temat kryesore të vizitës dyditore të kryebashkiakut të Zagrebit Tomislav Tomaševiq. Bashkëpunimi mes dy qyteteve hapi rrugën për një tranzicion të gjelbër, planifikimin hapësinor, depozitimin e mbetjeve, rindërtimin e e dëmeve të tërmetit, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin mes të rinjve. Gjatë takimit kryebashkiaku Veliaj theksoi marrëdhëniet e mira mes Tiranës dhe Zagrebit, si dhe kontributin i komunitetit shqiptar në zhvillimin e Kroacisë së sotme. Kryebashkiaku Tomaševiq shtoi se pakica kombëtare shqiptare jep një kontribut të rëndësishëm për hapjen dhe diversitetin e Zagrebit. .
KRYETARI I BASHKISË TË ZAGREBIT TOMASHEVIQ VIZITOI KRYETARIN E BASHKISË SË TIRANËS Pakica kombëtare shqiptare jep një kontribut të rëndësishëm për hapjen dhe diversitetin e Zagrebit.

Pakica kombëtare shqiptare jep një kontribut të rëndësishëm për hapjen dhe diversitetin e Zagrebit.

Përgaditi: Željka Stipološek

13.03.2023.TiranË . Me ftesë të Erion Veliajt, kryetarit të kryeqytetit të Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomaševiq zhvilloi  një vizitë dy ditore në Tiranë , ku diskutoi për bashkëpunimin e suksesshëm afatgjatë mes dy qyteteve. Kryetari i Bashkisë së Zagrebit falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për pritjen e ngrohtë dhe e ftoi atë të vizitojë  Zagrebin.

Praktika e suksesshme e Zagrebit dhe Tiranës dhe përmirësimi i bashkëpunimit ishin temat kryesore të vizitës dyditore të kryebashkiakut të Zagrebit Tomislav Tomaševiq.

Bashkëpunimi mes dy qyteteve hapi rrugën për një tranzicion të gjelbër, planifikimin hapësinor, depozitimin e mbetjeve, rindërtimin e e dëmeve të tërmetit, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin mes të rinjve.

Gjatë takimit kryebashkiaku Veliaj theksoi marrëdhëniet e mira mes Tiranës dhe Zagrebit, si dhe kontributin i komunitetit shqiptar në zhvillimin e Kroacisë së sotme. Kryebashkiaku Tomaševiq shtoi se pakica kombëtare shqiptare jep një kontribut të rëndësishëm për hapjen dhe diversitetin e Zagrebit.

“Qyteti i Zagrebit është një qytet i hapur dhe do të jetë gjithmonë një qytet që respekton të gjitha pakicat e tij, që feston diversitetin brenda qytetit – ky është qyteti kryebashkiak i të cilit dua të jem.”

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Kryetari i Bashkisë së Zagrebit vizitoi edhe disa destinacione tërheqëse të qytetit, si “Piramida” e famshme, e cila u ndërtua në vitet 1980 si mauzoleum i Enver Hoxhës dhe sot po rinovohet në një qendër IT dhe teknologjie për të rinjtë dhe bizneset e reja.

Kryebashkiaku Tomaševiq uroi Tiranën për titullin e sivjetshëm të Kryeqytetit Evropian të Sporteve, si dhe titullin e vitit të kaluar të Kryeqytetit Evropian të Rinisë. Me këtë rast, kryebashkiakët e Tiranës dhe Zagrebit mbollën një pemë dhe zhvilluan një garë në parkun kryesor të Tiranës.

Kryebashkiaku Tomaševiq u takua edhe me ministren shqiptare të Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Mirela Kumbaro, me të cilën diskutuan për depozitimin e mbetjeve, burimet e rinovueshme të energjisë si termocentralet diellore dhe zhvillimin e turizmit.

Në takimin me Kryetaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko, u diskutua për politikën e banesave dhe çmimet e qirave, zhvillimin e sektorit të IT, tendencat negative demografike dhe politikat e punësimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here