Në organizimin e Klubit të Grave Shqiptare të Kroacisë, “mbretresha Teuta”, më 14. dhjetor 2012, në opusin e zbulimit të grave të famshme shqiptare, në Bibliotekën e qytetit të Zagrebit, Bogdan Ogrizovic, eshte organizuar dhe drejtuar nga presidentja shoqates Shenida Bilalli, me mbështetjen. i Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Kroaci, Këshilli për Pakicat Kombëtare në Republikën Kroate dhe revista për dhe familjen dhe gra “Iliria”-, me një koncert, kujtimi i këngëtares shqiptare me famë botërore, Marija Kraja, u shënua me titullin “100 vjet nga lindja e Marija Krajës”.
Në këtë koncert të mbajtur në Zagreb, në prani të një numri të konsiderueshëm të të pranishmëve, ishin te pranishem adhuruesit e figurës së Maria Krajës, si dhe musafir te shquar Meri Shahini, këshilltare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb dhe disa prezentuese nnga institicione kroate dhe Akademia Shkencave kroate, ndërsa pjesa artistike u mor. përkujdesja e violonçelistes me famë botërore, Snjezhana Rucner, këngëtare operistike soprano nga Teatri Kombëtar Kroat – Klasa Modrušan – soprano dhe pianiste Dragana Petriceviq.
Organizatorja dhe moderatorja kryesore, Shenide Bilalli, kryeredaktore e revistës “Iliria”, pasi përshëndeti të pranishmit, në fjalën e saj theksoi se nuk ka vend për paragjykime ndaj femrës shqiptare, pasi përveç mbretëreshës Teuta, kemi pas gra të tjera të shquara, ndër shekuj, shembull është Marija Kraja, e lindur në Zadar, e shkolluar në Vjenë dhe Graz të Austrisë dhe e vazhdoi karrierën e saj në Shqipëri – që është një nga pikat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kroacisë.