Deprecated: Calling get_class() without arguments is deprecated in /home/iliria33/public_html/wp-includes/class-wp-http.php on line 329

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/iliria33/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 63

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/iliria33/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 73

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/iliria33/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 89

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/iliria33/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 102

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/iliria33/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 111

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/iliria33/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 40

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/iliria33/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 51

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/iliria33/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 68

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/iliria33/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 82

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/iliria33/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 91
INTERVISTË EKSKLUZIVE ME PRESIDENTIN E SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ GJAT VIZITES NË KROACI: - ILIRIA

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME PRESIDENTIN E SHQIPËRISË  BAJRAM BEGAJ GJAT VIZITES NË KROACI:

 Shqipëria e meriton integrimin në BE

Intervista u realizua nga: Shenida Bilalli

Presidenti Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kroaci, insistoi në  bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Nisur nga situata politike, kreu i shtetit tha se “Shqipëria tashmë e meriton integrimin, ndërsa Kosova dhe Serbia duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke”. Presidenti kroat Milanoviç u shpreh se Serbia gjendet në lajthitje politike.

Në Zagreb, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i shoqëruar nga zonja e parë Amanda Begaj, u takua edhe me komunitetin shqiptar në Kroaci, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, kryesuar nga Ambasadori Riza Poda dhe bashkëshortja e tij Ilda Poda. Presidenti i Shqipërisë  gjatë  takimit në hotel Westin me kryetarët e shoqatave shqiptare dhe shqiptarë të shquar, u interesua detajisht për jetën dhe punën e shqiptarëve që jetojnë në Kroaci.

——————————————————————————————————————–

ILIRIA: Vizita juaj shtetërore në Kroaci u zhvillua në kohën kur Bashkimi Evropian po i kushton  vëmendje rajonit dhe Ballkanit Perëndimor?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Erdha me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili tregoi respekt të veçantë për delegacionin shqiptar, gjë që dëshmon se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë janë shumë të mira. Dëshiroj të përmendi pritjen veçanërisht të ngrohtë të zonjës së parë të Kroacisë, znj. Sanja Milanoviq, e cila tregoi një mirëseardhje të jashtëzakonshme për të gjithë delegacionin dhe i kushtoi vëmendje të veçantë bashkëshortes sime. Me siguri kjo vizitë do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përbashkëta, në radhë të parë ekonomike.

ILIRIA: A diskutuat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Kjo vizitë është shprehje e vullnetit  të ndërsjellë të të dy Presidentëve që marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë, së bashku me marrëdhëniet tradicionalisht miqësore, të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha nivelet. Marrëdhënie janë edhe në nivel strategjik, që do të thotë se ne ndajmë të njëjtin vizion dhe parime për çështjet e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit në të cilin jetojmë.

ILIRIA: Në veçanti dhëtë rëndësi marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë?

 PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Biseduam mbi ekonominë,  infrastrukturën,  komunikacionin ndërmjet dy vendeve, si dhe për transportin ajror. Konsultuam së bashku situatën në vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë marrëdhëniet Serbi – Kosovë, me theks të veçantë në zgjerimin e mëtejshëm të BE-së dhe rrugën evropiane të Shqipërisë, e cila ka hapur negociatat për anëtarësim vitin e kaluar. Presidenti Milanoviç shprehu mbështetjen e tij të fortë për Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE.

ILIRIA: Biseduat për lidhje më të mira transporti, bashkëpunim më të madh ekonomik dhe rëndësinë e një linje ajrore direkte mes dy vendeve?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Nga të dy palët ekziston dëshira  për një bashkëpunim më të mirë ekonomik mes dy vendeve, mbi të gjitha në fushën e transportit. Ka mundësi të mëdha nga toka, ajri dhe deti. Futja e një linje ajrore direkte do të nxiste një bashkëpunim më të mirë turistik midis dy vendeve. Biseduam edhe për lidhjen direkte të Plloçës dhe Durrësit, për përmirësimin e shkëmbimeve tregtare, por edhe për lidhjen rrugore e cila sjell një bashkëpunim më të madh ekonomik. Biseduam edhe për lidhjen hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila është në interes të të dy vendeve. Shqipëria është e gatshme të mbështesë plotësisht këtë iniciativë, sepse do të çonte në shkëmbime më të mëdha, më të shpejta dhe më të mira nga toka, deti dhe ajri.Projektet me rëndësi strategjike në infrastrukturën rrugore, korridori Blu ose infrastruktura energjetike e gazsjellësit Adriatik-Jon, i cili do të lidhet edhe me TAP në Shqipëri, të cilat në të ardhmen do të sjellin një  shkëmbim tregtar më të mirë.

 ILIRIA: A gjetët mbështetjen e Presidentit kroat Zoran Milanoviç?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ:  Morëm mbështetje të plotë për këto propozime nga Presidenti i Kroacisë,  i cili theksoi  se duhet të punojmë shumë për të lidhur Shqipërinë me Kroacinë në rrugë tokësore. Ai theksoi se Kroacia duhet të mbështesë lidhjen e portit të Durrësit me portin e Plloçës, nëpërmjet një linje hekurudhore. Një investim i tillë do të ishte në interesin e Kroacisë sepse do të lejonte që një pjesë e mallrave që transportohen nga Shqipëria në Evropë të kalonin përmes Kroacisë.

ILIRIA: Presidenti Milanoviç theksoi se Shqipëria duhet të ishte integruar më parë në BE, por problemi është se shumica e popullsisë janë të fesë islame, dhe kjo është një nga arsyet e hyrjes së ngadaltë të saj..!

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ:  Shqipëria e ka merituar prej kohësh anëtarësimin në Bashkimin Evropian. E meriton integrimin në BE. Në këtë rrugë Zagrebi na mbështet dhe me atë rast Presidenti kroat tha se Shqipëria duhej të ishte integruar më herët në BE por procesi u ndërpre sepse Perëndimi ka paragjykime për Shqipërinë si vend mysliman. Shqipëria ka një popullsi të përzier me disa konfesione, popullsi myslimane, ortodokse dhe katolike, të cilët ndërmjet tyre funksionojnë shumë mirë. Ne të gjithë jemi në radhë të parë kombi shqiptar, dhe kjo është më e rëndësishme, sepse feja është diçka personale dhe nuk duhet të ndikojë në procesin e integrimit në BE.

Milanoviç po ashtu deklaroi se Kroacia dëshiron të ndihmojë Shqipërinë jo vetëm për BE-në, por “Shqipëria duhet të ishte në një fazë shumë më të avancuar të integrimit në BE. Nuk kishte asnjë sfidë, siguri politike apo arsye ekonomike që Shqipëria të gjente veten pothuajse në fund të negociatave të anëtarësimit. Presidenti Milanoviç beson se paragjykimet po shfaqen jo vetëm ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj vendeve të tjera me popullsi  të fesë islame.

ILIRIA: Biseduat për situatën politike në rajon dhe për konfliktin ndërmjet Kosovë – Serbi…!

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Sa i përket marrëdhënieve në nivel strategjik, ndajmë të njëjtin vizion dhe parime për çështjet e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit ku jetojmë. Natyrisht, këto marrëdhënie të mira politike nuk mund të kuptohen pa marrëdhënie të mira ekonomike, për të cilat ramë dakord për mundësitë dhe metodat e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, me qëllim rritjen e tregtisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë me vendet e tjera.

Situata e luftës në Ukrainë ka bërë që shumë njerëz të mendojnë ndryshe për sigurinë, kështu që Bashkimi Evropian i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor. Besoj se kjo vëmendje do të jetë e mjaftueshme për të integruar të gjithë këtë rajon në Bashkimin Evropian.

ILIRIA: Ju ndihmoni Kosovën në anëtarësimin të saj në KB, NATO dhe BE?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Qëndrimi im është se Kosova është shtet sovran, i pavarur dhe me integritet territorial, dhe as që mund të vihet në dyshim interesi i saj i madh në rrugën drejt organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë NATO-n. Shqipëria ndihmon Kosovën si vend fqinj dhe Kroacinë si anëtare të BE-së dhe NATO-s. I jemi mirënjohës Kroacisë për mbështetjen dhe ndihmën e saj për Kosovën, e cila po kalon rrugën e vështirë të sovranitetit dhe dialogut me Serbinë në normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për rezultatin më të mirë dhe gjetjen e zgjidhjes për paqe dhe stabilitet.

Qëndrimi i Presidentit Milanoviç se Kosova është shtet i pavarur është realitet, edhe pse disa vende nuk e kanë pranuar dhe nuk dinë ta shpjegojnë arsyen, e cila ndonjëherë është e mirë, ndonjëherë e rrezikshme. Milanoviç premtoi se do të bënte gjithçka që mundej, jo për të provokuar Serbinë, por për të ndihmuar në stabilizimin e marrëdhënieve. Nga njëra anë  Serbia fantazonë për marrëdhëniet me Rusinë, në të cilat është dytësore, por negociatat me Kosovën duhet të shkojnë në drejtimin e duhur. Interesi i Kroacisë dhe Shqipërisë, normalizimi i marrëdhënieve. Kosova është në rrugën e duhur”, kemi rënë dakort me Milanoviqin.

ILIRIA: Kroacia dhe Shqipëria mbështetën fort Ukrainën, por diskutuat edhe për situatën dhe  procesin integrues në vendet e Evropës Juglindore.

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Këto marrëdhënie janë në nivel strategjik, që do të thotë se ne ndajmë të njëjtin vizion dhe parime për çështjet e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit ku jetojmë. Qëndrimet e Shqipërisë janë shumë të qarta, ne e kemi theksuar publikisht se kemi një qëndrim pro-evropian dhe pro NATO-s.

Për sa i përket kërcënimeve të sigurisë që mendoni për Ballkanin Perëndimor, shprehem se situata e përgjithshme e sigurisë globale ka ndryshuar. Tani nuk kemi më një çrregullim sigurie që është vetëm konvencional, por ka edhe çrregullime sigurie që lidhen me sulmet hibride, dhe sigurisht në këtë kuptim rajoni ynë, e kam fjalën për rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi, nuk është i imunizuar dhe mund të jetë në rrezik vdekjeprurës në çdo moment. Natyrisht, ka edhe aktorë të tjerë që  duan të përfshihen në rajon, shumë ose pak, e që duan të dëmtojnë ose të krijojnë pengesa në rrugën e rajonit drejt BE. Nuk do të kenë sukses sepse i gjithë rajoni, të paktën publikisht dhe politikisht, është shprehur se ka një qëndrim të qartë për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

ILIRIA: Serbia ende pretendon se Kosova është e saja dhe nuk do ta njohë si shtet të pavarur?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur  statusin e Kosovës, kështu që statusi i saj nuk është dëshirë e dikujt. Mendoj se disa njerëz duhet të lënë anash dëshirat e tyre dhe të punojnë më shumë për mirëqenien, të lënë mënjanë retorikën e konfliktit dhe të ndërtojnë një shoqëri në Ballkanin Perëndimor ku njerëzit të kenë të drejtë të jetojnë në paqe, stabilitet, siguri dhe mirëqenie. Pra, nuk mendoj se zgjedhjet në Mal të Zi prishën rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

ILIRIA: Vuçiqi tha se “Serbinë do ta pyesin kur të përfundojë destabilizimi i Kosovës”. A mendoni se ky është kërcënim për sigurinë e Evropës Juglindore dhe se Kosova do të ndikojë në marrëdhëniet e ndërsjella në vendet e tjera të rajonit?

PRESIDENTI BAYRAM BEGAJ: Kjo është një retorikë boshe, e pabazë, e duhet lënë anash. Është një retorikë nacionaliste e cila nuk i shërben askujt përveç Serbisë në rritjen e tensioneve në rajon. Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të sillen si politikanë por si shtetarë, duke përfshirë edhe zotin Vuçiq. Për sa i përket kërcënimeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mendoj se situata e përgjithshme e sigurisë globale ka ndryshuar. Ne nuk kemi më shqetësime sigurie që janë vetëm konvencionale, por ka edhe shqetësime sigurie që lidhen me sulmet hibride, dhe sigurisht në këtë kuptim rajoni ynë, e kam fjalën për rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi, nuk është i imunizuar dhe mund të jetë në rrezik vdekjeprurës në çdo moment.

ILIRIA: Në Tiranë u mbajt takimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE,  në të cilin u fol edhe për hapësirat të cilat sjellin një fluks të madh emigrantësh!

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Bashkimi Evropian i kërkoi Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të respektojnë regjimin e vizave për vendet që janë pjesë e BE dhe Evropës. Shqipëria ka kontroll të mirë territorial. Numri i emigrantëve që vijnë nga ato vende në Shqipëri është i vogël dhe këtë e besoj sepse janë thjesht në tranzitim.

Për momentin nuk është një fenomen i prekshëm apo i dukshëm. Në samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, pavarësisht se nuk është një vend europian, vendosi me sukses bashkëpunimin me FRONTEX dhe përpunoi planin për kontrollin e zonave të migracionit në Shqipëri. Kufiri, të paktën në këtë ulemë të shurdhër nuk është një fenomen i prekshëm apo i dukshëm.

ILIRIA: Numër i madh i të rinjve nga Shqipëria po emigrojnë ?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Shqetësimi në Shqipëri po rritet për largimin e të rinjve nga vendi. Fatkeqësisht emigrimi është diçka që na shqetëson shumë, njerëzit tanë nëpër botë po ndërtojnë jetën e cila nuk është më e mirë, dhe ne duhet të kujdesemi për ta, e këtë mund ta arrijmë në bashkëpunim me diasporën. Largimi i tyre lidhet me arsye ekonomike dhe mundësi më të mira punësimi. Jemi duke marrë masa të veçanta që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri. Emigrimi i të rinjve po kthehet në një problem serioz për të gjitha shoqëritë e vendeve fqinje si dhe për Shqipërinë. Shumica e atyre që janë larguar vitet e fundit janë të rinj deri në moshën 29 vjeç.

ILIRIA: Një nga arsyet që të rinjtë emigrojnë janë pagat shumëfish më të larta në Perëndim?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Në perëndim, nevoja për fuqi punëtore po rritet. Ky është një faktor i rëndësishëm dhe tërheqës. Shumica e vendeve evropiane janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar dhe punëtorëve dytësorë. Gjermania, e cila ka nevojë për mjekë dhe infermierë, tashmë po pranon të rinj nga Shqipëria bazuar në një procedurë të thjeshtuar. Jemi të vetëdijshëm, si të gjitha vendet e Ballkanit, se në këtë drejtim e kemi të  vështirë të konkurrojmë me vende si Anglia, Gjermania apo Franca. Është e vështirë të ruhet rritja ekonomike në një treg konkurrues të punës për të ndaluar largimin e të rinjve.

ILIRIA: Thonë se 10 mijë shqiptarë kanë mbërritur në Angli në një kohë të shkurtër?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Apelova pas emigrimit të një numri të shtuar shqiptarësh, sidomos nga rajonet veriore, të cilët udhëtojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe me anije, duke rrezikuar jetën. U takova me ambasadorin britanik Alastair King-Smith, theksova rëndësinë e nismave të përbashkëta që ndihmojnë qytetarët e Shqipërisë, veçanërisht të mbështesin  të rinjtë, për të krijuar kushte për lëvizje normale dhe emigracion të rregullt. Fatkeqësisht, shumë të rinj e shohin alternativën e një jete më të mirë në emigracion, edhe pse Shqipëria është një vend i bukur dhe i pasur me trashëgimi kulturore, me mundësi te mëdha për turizmin, bujqësinë e fortë dhe forcimin e aktiviteteve të tjera ekonomike. Duhet ndaluar emigrimi i të rinjve dhe duhen punësuar në vend.

ILIRIA: Në Zagreb, jeni takuar me komunitetin shqiptar në Kroaci organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë,?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Po, ishte një takim shumë emocionues me përfaqësuesit e pakicës kombëtare shqiptare në Kroaci dhe me atë rast u bëra të ditur se:

“Ata janë përfaqësuesit më të rëndësishëm të diasporës shqiptare në këtë vend, miq dhe partnerë të tij, jo vetëm rajonal, por edhe europian, një urë e rëndësishme ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë. Me edukimin e tyre në punën e përditshme, në familje dhe ne  komunitet, ruajtën përsosmërinë e vlerave më të larta të popullit shqiptar. Ata bëjnë të mundur që miqësia mes dy vendeve të forcohet edhe më shumë. Miqësia është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin ndërmjet popullit shqiptar dhe atij kroat. Shqiptarët janë pjesë e pandarë e jetës së këtij vendi. Diaspora shqiptare është përhapur në mbarë botën, është e pamundur të mos e takoj këtë pjesë të rëndësishme të popullit tonë, që është thelbësore dhe domethënëse për zhvillimin e vendit.

ILIRIA: A mendoni se diaspora shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria është përgjegjëse për zhvillim më të mirë të marrëdhënieve ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Globalizmi na lejon të ndihemi krenarë për arritjet e shqiptarëve që jetojnë kudo në botë, sepse përfaqësojnë Shqipërinë. Së bashku me ta, ne i përjetojmë sukseset e tyre në të njëjtin moment kur ato ndodhin. Ka shumë shqiptarë të suksesshëm në Kroaci që punojnë dhe jetojnë në të gjitha sferat: në akademi, biznes, sport, kulturë, tregti. Patëm një mirëseardhje shqiptare dhe justifikuan thënien se “Shqiptarët kanë shtëpinë për mikun dhe për Zotin”. Është krenari të dëgjosh se komuniteti shqiptar në Kroaci vlerësohet dhe është pjesë e shoqërisë kroate. Ky komunitet është i përkushtuar për punën, familjen, në të gjitha fushat e jetës shoqërore, të cilat kontribuan në forcimin e miqësisë midis Kroacisë dhe Shqipërisë. Jemi veçanërisht krenarë për bashkëqytetarët tanë Arbanasë nga Zadari dhe për ju që keni kontribuar në zhvillimin e këtij vendi edhe më shumë.

ILIRIA: Mendoni se diaspora shqiptare në Kroaci është ndryshe nga diasporat e tjera!

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Emigrimi është një nga plagët e të gjitha kombeve- Shumë shqiptarë, në radhë të parë nga Kosova dhe Maqedonia, e kanë gjetur atdheun e tyre të dytë në Kroaci. Ata kanë ardhur prej brezash për arsye politike, ekonomike dhe konflikteve luftarake. Numri i emigrantëve nga Shqipëria ka qënë i vogël deri vonë, por tanimë numri i tyre po rritet nga viti në vit.

Edhe për pavarësinë dhe lirinë e këtij vendi të bukur gjaku shqiptar u derdh, dhe ata u përjetuan si heronj nga kroatët , të cilët respektojnë komunitetin shqiptar, i cili ishte integruar në shoqërinë kroate pa asimiluar dhe humbur identitetin dhe gjuhën. Ju falenderoj për kontributin tuaj, po ashtu edhe Kroacinë, duke thënë se shqiptarët gjithmonë në histori kanë treguar se janë në anën e duhur.

ILIRIA: Diaspora gjatë historisë ka treguar forcë në ndryshimet demokratike në Shqipëri?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Kontributi shqiptar në botë, por edhe në Kroaci gjatë luftës, është një zhvillim i madh edhe për Shqipërinë dhe Kosovën. Dua të veçoj Rilindjen Shqiptare, e cila megjithëse jashtë vendit dha jetën për atdheun dhe për krijimin e shtetit shqiptar, deri në shpalljen e pavarësisë.  Diaspora ishte dhe është një nxitës i shquar i zhvillimit për Shqipërinë, ishte Rilindja Shqiptare jashtë vendit që i dha jetë çështjes shqiptare më shumë se kushdo tjetër. Kontributi i diasporës shqiptare në botë përfshin edhe atë që ndodhi këtu në Kroaci. Në veçanti të bie në sy diaspora jashtë vendit, e cila i dha një dimension të jashtëzakonshëm ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Jam i bindur se edhe tani fjala dhe zëri i diasporës shqiptare do të ndihmojë në zhvillimin dhe përparimin e vendit. Pa kontributin social, ekonomik dhe politik të diasporës, Shqipëria nuk mund të jetë e plotë.

ILIRIA:  Do të vizitoni diasporën e parë shqiptare në Zadar?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Me shumë gëzim, së bashku me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç do të vizitoj Arbanasit. Është një nga diasporat më të vjetra shqiptare e cila është vendosur tre shekuj më parë. Arbanasët janë shqiptarë të shpërngulur nga Shqipëria në rrethinat e Zarës në shekullin e 18-të dhe ajo pjesë e qytetit është emërtuar me emrin e tyre Arbanasi. Ata janë një pjesë e vlefshme e identitetit dhe historisë sonë. Shpërngulja e Arbëreshëve ka ardhur në faza të ndryshme dhe përjetohet në mënyra të ndryshme, por e rëndësishme është që ata e ruajtën lidhjen me atdheun amë. Prezenca e diasporës shqiptare këtu për tre shekuj është një fakt i rëndësishëm që kontribuoi në forcimin e lidhjeve të thella miqësore dhe historike midis dy vendeve dhe popujve. Prandaj është e rëndësishme të shohë dhe të bisedoj me Arbanasët dhe shqiptarët në Zadar. Ata kanë ruajtur në shekuj gjuhën, traditën dhe kulturën arbërorë. Do të vizitojmë kishën e Zonjës së Loretës në Arbanasi, do të takohemi me përfaqësues të Arbanasit dhe të pakicës kombëtare shqiptare .

ILIRIA : Në fillim të mandatit juaj thatë se do të siguroni që diaspora shqiptare, kudo që të jetë, të jetë në qendër të vëmendjes?

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: Dua të jem me ta, të ndaj hallet dhe gëzimet e tyre. E kam nisur nga Kroacia, por dua të ndjek të njëjtën rrugë kudo që jetojnë dhe punojnë shqiptarët në botë.

Një nga nismat që kam nisur që në fillim të mandatit tim është kërkesa për të drejtën e votës për diasporën shqiptare në Shqipëri. Kjo është kërkesa e shumë shqiptarëve dhe organizatave nga diaspora të cilave dëshirojnë të kenë të drejtë vote. Besoj që brenda një periudhe  do ta realizojmë mundësinë e të drejtës së votës për diasporën. Kjo  kërkesë do të  realizohet në zgjedhjet e vitit 2025,  që të gjithë të jemi në rrugën e krijimit të një jete më të mirë në Shqipëri.Dëshira ime personale është që të kemi sa më pak diasporë shqiptare, dhe të kemi një diasporë shqiptare në vendin tonë në Shqipëri, e cila është e vogël, por shumë e pasur, aty ku i kemi rrënjët aty ta ndërtojmë Shqipërinë tonë.

Në takimin me mërgimtarët shqiptarë zbulova një interes dhe dëshirë të madhe që ata kanë për tu kthyer  në Shqipëri, për të kontribuar në atdhe, për të përcjellë përvojën dhe punën që kanë fituar në vende dhe kombe më të zhvilluara se ne. Ju faleminderit.

Ne fund  të bisedës  për revistën “Iliria”, të cilën e  botoni vazhdimisht prej 20 vitesh, redaktoren e revistës dhe redaksinë e përgëzoj  për punën dhe përmbajtjen e pasur të saj. Urime për ketë angazhim i cili ka nevojë për forcë, durim dhe shumë njohuri, të cilat tani më ju i keni arsyetuar dhe vërtetuar…

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow