‘Iliria’ prezantoi pasurinë e popullit shqiptar, kulturën,duke thyer stereotipet dhe paragjykimet
Përfaqësuesit e mediave të pakicave kombëtare në Shtëpinë e Gazetarëve në Zagreb (foto nga Nenad Jovanović)
Në Kroaci jetojnë anëtarët e 22 pakicave kombëtare, ku 19 prej tyre zbatojnë programe të autonomisë kulturore në fushën e botimeve, të cilat bashkëfinancohen nga Këshilli për Pakicat Kombëtare. Është një skenë botuese heterogjene, të cilat kanë të përbashkët nevojën për të informuar komunitetet e tyre për ngjarjet dhe aktivitetet aktuale, si dhe për të krijuar kushtet për integrimin e tyre të mëtejshëm në shoqëri. Për qëndrimin e mediave.
Shkruajn: Nenad Jovanoviq dhe Kujtim Morina
Në Shtëpinë e Gazetarëve në Zagreb u mbajt tryeza e rrumbullakët “Gazetat e pakicës kombëtare – faktor kyç për ruajtjen e identitetit kulturor”, organizuar nga SARUS, shoqata e pakicës kombëtare ruse, kryesuar nga Katarina Todorcev Hlača dhe Shoqata e Gazetarëve – Mediat e Pakicave Kombëtare. Ideja për të mbledhur redaktorët e gazetave u mirëprit nga shumë gazeta të pakicave kombëtare të Republikës së Kroacisë në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Në një atmosferë festive, redaktorët e pakicave kombëtare prezantuan mendimet, sukseset, problemet dhe pikëpamjet rreth gazetave të tyre, Në pjesën e dytë të panelit diskutuan kriteret e ekipit redaktues në gazetat e tyre dhe prezantuan përvojat që shumica kalon.
Mundësitë e pashfrytëzuara për bashkëpunim dhe roli i gruas në mediat e pakicave dhe shumë tema të tjera u diskutuan në tryezën e rrumbullakët “Gazetat e pakicave kombëtare – faktor kyç për ruajtjen e identitetit kulturor”. Të gjtihë u përdhëndetën nga organizatorja kryesore e SARUS, Katarina Todorcev Hlaça.
– Çdo pakicë kombëtare ka mediat e veta, disa edhe më shumë. Ne të gjithë punojmë si gazetarë me të njëjtin synim, ndajmë probleme dhe sfida të ngjashme, por shumica prej nesh nuk e kemi takuar njëri-tjetrin deri më sot. Ne dëshirojmë të shqyrtojmë mundësi të ndryshme bashkëpunimi dhe të ringjallim punën e Shoqatës së Gazetarëve të Mediave të Pakicave, e cila funksionon nën Shoqatën e Gazetarëve kroatë. Për këtë arsye, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Këshillit për pakicat kombëtare të Republikës së Kroacisë, organizuam këtë manifestim – tha Todorcev Hlaça.
Danilo Iveziq iu drejtua tubimit në emër të Këshillit, i cili mbështeti organizimin e tryezës së rrumbullakët.
– Më vjen mirë që po diskutoni për një nga detyrat thelbësore të shoqatave të pakicave kombëtare në drejtim të ruajtjes së identitetit kulturor dhe kombëtar. Kjo është një temë e afërt për mua sepse për shumë vite kam qenë kryeredaktor i gazetës së minoritetit malazez. Dëshiroj t’ju kujtoj se Këshilli për Pakicat Kombëtare ka bashkëfinancuar në vitin 2022 67 programe informuese dhe 68 programe botuese. Nga përvoja e di se mjetet e investuara nuk janë të mjaftueshme – tha Iveziq.
Ai tha se kriza aktuale, e cila ndikoi edhe në rritjen e çmimit të shërbimeve të shtypshkronjës, e ka vështirësuar edhe më shumë publikimin e rregullt të mediave.
– Më vjen mirë që po e zgjidhni me sukses dilemën me të cilën ballafaqohet çdo media e komuniteteve kombëtare: a duhet të vazhdojmë nxjerrjen e buletineve apo përmbajtjeve reale informative. Është e rëndësishme që botimet e pakicave nuk janë të dedikuara vetëm për pjesëtarët e komuniteteve tona, por edhe për shoqërinë e gjerë – shtoi Iveziq dhe kujtoi se në seancën e fundit Këshilli mori vendim për ndryshimin e kritereve për financimin dhe kontraktimin e programeve të autonomisë kulturore.
Në të ardhmen, shoqatat që publikojnë media do të mund të investojnë më shumë para në krijimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të internetit, duke mos harruar se është rritur shuma e përcaktuar më parë për kartën e shtypit, montazhin grafik dhe fotografinë.
Rëndësinë e rrjetizimit të ndërsjellë me qëllim të përmbushjes më të mirë të rolit të prezantuesit të komuniteteve të ndryshme pakicë theksoi edhe , Nenad Jovanoviq, gazetar dhe ushtrues detyre i Novosti-t, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Mediave të Pakicave Kombëtare të HND.
– Jo çdo pakicë ka të njëjtat probleme. pa llogaritur sfidat ekzistenciale të secilit prej nesh si individë, pozicioni i pakicave të vjetra të paraluftës si çekët, sllovakët, hungarezët dhe italianët është i ndryshëm nga pozicioni i pakicave të reja që u bënë të tilla pasi në ish shtetit ato kishin statusin popuj.. Bëhet fjalë për specifikat me të cilat ballafaqohen serbët dhe romët para së gjithash. Së fundi, edhe mediat e disa minoriteteve reagojnë për situatën në Evropë që shqetëson bashkatdhetarët e tyre, siç është rasti me ata ukrainasit – tha Jovanoviq.
Megjithëse gazetat dhe revistat e pakicave janë të ndryshme, shtoi ai, të gjitha ato kanë një detyrë unike dhe pritshmëri nga komunitetet kombëtare dhe shoqëria në tërësi.
– Fakti është që politika shtetërore, të paktën për financimin e mediave dhe programeve të tjera të pakicave kombëtare, është e korrekte dhe sipas indikacioneve do të mbetet e tillë. Kjo dëshmohet nga rritja në rritje e fondeve të alokuara për programet e autonomisë kulturore. Është gjithashtu obligim që të sigurojmë që cilësia e asaj për të cilën raportojmë të jetë sa më e lartë, të hapim tema dhe të paraqesim qëndrime që mediat e tjera nuk i duan – theksoi Nenad Jovanoviq.
Në pjesën e pare të tryezës morën pjesë përfaqësues të kompanive botuese bullgare, maqedonase, serbe, çeke, ruse, rome, shqiptare dhe boshnjake. Sead Alić – Mundësi të pashfrytëzuara bashkëpunimi; Mato Peić – Gazetat e pakicës – jetëgjatë, këmbëngulëse, e të nevojshme; Shenida Bilalli – Çështja e personelit: profesionalizëm apo amatorizëm?; Diana Glasnova – Buletini dygjuhësh i pakicës kombëtare bullgare inkurajon dhe popullarizon marrëdhëniet bullgaro-kroate gjatë shekujve dhe sot; Tamara Opaçiq – Roli i grave në mediat e pakicave – shembull i revistës sociale “Nada”; Monika Molnar– Ninja informuese e shumëanëshme – gazetaria e pakicave në 2022; Maja Grubnić- Rreth redaksive të Phralipen dhe Radio Kali Sara; Tatjana Mikolaj – Edukimi i identitetit kombëtar jashtë mjedisit gjuhësor dhe kulturor; Slavića Šarić – Portali informativ – veçoritë e krijimit të përmbajtjes, bashkëpunimi me mediat e pakicave kombëtare, dhe në fund Irina Hutinec – Si mund të mbijetojë një gazetar profesionalisht në një mjedis të ndryshëm gjuhësor.
Përfaqësuesja e pakicës kombëtare shqiptare, kryeredaktorja e revistës dygjuhëshe ‘Iliria’, Shenida Bilalli, ka deklaruar se interes të veçantë të redaksisë së ‘Iliria’ ka ngjallur tema “Çështja e personelit: profesionalizëm apo amatorizëm?”
– Pozita dhe të drejtat e 22 pakicave kombëtare në Kroaci janë realizuar në nivel të lartë me dispozita kushtetuese dhe ligje për 20 vjet. Komunitetet besojnë se zgjidhja e pozitës politike, juridike, kulturore dhe sociale të pakicave është në vetë shoqërinë dhe pakicat kombëtare, e cila është masa e demokratizimit dhe modernizimit të çdo shoqërie, përfshirë edhe atë kroate. Pjesëtarët e minoriteteve në Kroaci realizojnë me shumë sukses të drejtat dhe liritë e tyre për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe informacionin, gjë e rrallë në vendet e BE-së.
-Revista “Iliria” promovon tolerancën, bashkëpunimin kulturor dhe e konsideron ekzistencën e kësaj reviste informative të rëndësishme për ruajtjen e integritetit dhe identitetit kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare, por edhe si një kontribut për integrimin më të mirë të grupeve etnike në shoqërinë kroate në tërësi.
– Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive u jepte pakicave kombëtare të drejtën “të informojnë të plotë dhe të paanshëm në gjuhën e tyre”, siç dëshmohet nga revista “Iliria”, e cila botohet prej 18 vitesh, financuar nga Këshilli për Pakicat Kombëtare, të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, të cilën e drejtoj si kryeredaktore dhe gazetare, së bashku me dhjetë bashkëpunëtorë të përhershëm nga redaksia, të cilët kanë qenë me revistën që në fillim. Redaksia e ‘Iliria’ bën çdo gjë dy herë, përkthimin, lektorimin, korrektimin dhe zhvillon biseda në dy gjuhë: shqip dhe kroatisht, gjë që kërkon një numër më të madh pjesëmarrësish dhe angazhim të gjithë redaksisë.
‘Iliria’ ka botuar 52 dy numra dygjuhëshe nga viti 2005 – 2022, që janë rreth 100 botime,
si revistë dygjuhëshe, me 48 faqe, e cila botohet katër herë në vit. Më parë është botuar në 1000 kopje, ndërsa tani në 500 kopje, duke thënë se nuk kanë fonde të mjaftueshme. Shpërndahet në Kroaci, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, por edhe kudo ku ka diasporë shqiptare. Ne dërgojmë 3 deri në 10 kopje në këshillat dhe shoqatat e pakicave, që do të thotë shumë për ta. Meqenëse revista publikohet rrallë, ekziston një faqe interneti – Iliria që përcjell aktualitetin dhe marrëdhëniet e katër vendeve të përmendura dhe BE-së- u shpreh Bilalli.
Ajo reflektoi mbi temën që kishte zgjedhur për diskutim dhe sugjeroi se “Do të ishte mirë të vendoseshin kritere për stafin drejtues të të gjitha gazetave të pakicave kombëtare dhe në të njëjtën kohë të miratohej një dispozitë e vetme ligjore për të gjithë kryeredaktorët e revistave, me aspiratën për përmirësimin e të gjitha gazetave, të cilat promovojnë një kulturë tolerance”. Shenide Billali konsideron ekzistencën e buletineve të tilla të rëndësishëm për ruajtjen e integritetit dhe identitetit të qenësishëm të popujve pakicë, por edhe një kontribut për integrimin më të mirë të grupeve etnike në shoqëri në tërësi, duke theksuar se njerëzit me arsim të lartë e me një gamë të gjerë të përgjithshme kulture, arsimimi dhe përvoje janë të nevojshme në udhëheqjen e këtyre gazetave.
Në prezantimin e saj të mëtejshëm, ajo u shpreh se revista ‘Iliria’ prej vitesh u tregon të tjerëve trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare, duke shkatërruar kështu stereotipet, paragjykimet dhe mendimet e përcaktuara që ekzistojnë për kombin tonë, por edhe për çdo komb, fakt i cili bën të vështirë për pakicën dhe individët që duan të arrijnë diçka më shumë jashtë këtyre kornizave. Shpesh ata karakterizohen nga stereotipe dhe paragjykime, për shembull se “të gjithë shqiptarët janë vetëm bukëpjekës dhe pastiçierë”, megjithëse ka shumë intelektualë dhe në profesione të tjera.
Për prezantimin e kulturës, jetës dhe problematikave të pakicave kombëtare që shpesh mësojmë përmes mediave, dhe për secilën prej tyre në mënyrë indirekte dhe marrin pjesë drejtpërdrejt në jetën e tyre.
Në vazhdim redaktorja Bilalli theksojë pse e ka quajtur Klubin e Femrave Shqiptare të Kroacisë – Mbretëresha Teuta.
– Shoqatën e kam quajtur ‘Mbretëresha Teuta’ për të treguar statusin e lart te gruas në shekullin III para. kr. në kohën e paraardhësve shqiptarë të Ilirisë, me në krye mbretëreshën e fuqishme Teuta, duke e krahasuar atë me statusin e gruas shqiptare në dekadat e fundit, ku përfshirja e saj është e padukshme. Mirëpo, pas viteve 90-të ka ndodhur i ashtuquajturi shpërthim, kur femrat shqiptare pushtuan skenën botërore në fusha të ndryshme. Veçanërisht të vlefshme janë veprimet e shenjtores modeste dhe të qetë Nënë Tereza, e cila në Kalkutë arriti respekt në mbarë botën për humanizmin e saj. Duhet theksuar gjithashtu se gruaja e parë në botë që mori doktoraturën në shekullin e 18-të ishte Elena Gjika (1828-1888), poete, shkrimtare dhe feministe, nga familja /Ghica/ me origjinë shqiptare në Rumani. Ajo ishte gruaja më e shquar, diplomate e çështjes kombëtare shqiptare në qarqet evropiane gjatë shekullit të 19-të, deklaroi ajo.
– Roli i gruas shqiptare gjatë historisë nuk ishte i lehtë. Në radhë të parë ajo duhej të ruante familjen në kushte shumë të vështira. Bashkëshortët, vëllezërit, djemtë e tyre shpesh punonin dhe jetonin jashtë vendit, larg familjes, për arsye politike dhe ekonomike, kështu që gjithë barrën e ruajtjes së familjes, kombit, gjuhës dhe traditës e mbante gruaja shqiptare, zëri i së cilës dëgjohej rrallë. Me rënien e komunizmit, me hapjen e kufijve në Shqipëri në vitin 1990, si dhe me pavarësinë e Republikës së Kosovës, gratë shqiptare e kthyen vëmendjen te vetja, duke arritur suksese në nivele të larta që nga politika deri në muzikë, si Atifete Jahjaga, Presidentja e Republikës së Kosovës, yjet e njohura botërore të estradës me sukses marramendës Rita Ora, Dua Lipa… Beba Rexha, të cilat e nisën karrierën si refugjate nga Kosova, ka treguar Shenida Bilalli.
– Që nga numrii parë, ‘Iliria’ ka shfaqur në kopertinë e saj shqiptaret më të suksesshme në botë, duke theksuar rrugën e emancipimit dhe kontributin e gruas shqiptare ndër shekuj.
Mbi qëndrimin e redaktores së ‘Ilirisë’, ajo deklaroi se ka një këndvështrim multikulturor përmes teksteve, kundër stereotipeve dhe paragjykimeve, përmesedukimit dhe bashkëpunimit me të tjerët.
-Shpesh më udhëhiqte motoja e mbretëreshës Ilire Teuta, e cila gjatë mbretërimit të saj tregoi guxim, këmbëngulje, dhe dinjitet, duke mbrojtur të vetën dhe duke respektuar kulturat e tjera. Mirëpo, me antipropagandën e fortë të Romës dhe me dhunë, e rrëzuan, e vranë dhe përhapën histori të pavërtetë duke e përbuzur si grua. Por ajo u bë një legjendë e popullit shqiptar duke jetuar më shekuj. Por motivi i vërtetë, për të vazhduar më tej, ishin thëniet e gruas më të famshme shqiptare në botë, Nënë Terezës – Agnesa Gonxha Bojaxhiu, një shenjtore dhe murgeshë katolike me origjinë shqiptare nga Kosova që shpesh thoshte: “Ata që gjykojnë njerëzit, nuk kanë kohë të duan “Fal, ndihmo të afërmit dhe vazhdo përpara.” Dhe kështu, i gjithë ekipi i ‘Ilirisë’ vazhdoi të punojë në shoqërinë e sotme plot paragjykime dhe stereotipe, veçanërisht ndaj grave që nuk munden të jenë të pavarura të vendosin dhe të luftojnë për të drejtat dhe familjet e tyre, për të mos shërbyer vetëm si audiencë, gjë që ndodh brenda radhëve të komunitetit tonë. Si redaktore e revistës ‘Iliria’, së bashku me gazetarët, veprojmë dhe bashkëpunojmë me pakicat e tjera kombëtare dhe për vite me radhë kontribuojmë në harmoninë dhe bashkimin, i cili është i domosdoshëm për „marrëdhënie normale dhe respektin për të tjerët në kohën e luftrave dhe globalizimit“.
-Një arsye tjetër e rëndësishme për dygjuhësinë e revistes është në radhë të parë për të mos harruar gjuhën“ tha Bilalli., Shpeshherë vijnë ekspertë nga institucione të ndryshme, muzetë arkeologjikë dhe institucione të ngjashme me kërkesa dhe pyetje se si arritëm të hulumtojmë dhe të kemi informacione për njerëzit. Pra, artikujt tanë janë shpesh një motiv, një lidhje apo një urë që lidh popuj dhe institucione të ndryshme. Është, pra, një rrugë që të çon drejt njohjes së kulturës sonë, trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe njerëzve nga pakica jonë që kontribuojnë, por edhe bashkojnë dy ose më shumë kultura.
– Pavarësisht botimit periodik, revista ‘Iliria’ mbulon të gjitha lajmet relevante nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, duke ndjekur rrugëtimin e emigrantëve dhe historitë e tyre jo vetëm në Kroaci, por edhe jashtë saj. Kroacia kaloi dhe po kalon tranzicionin me gjithçka që vjen me të, ku edhe shqiptarët janë pjesë e tranzicionit, që nga njohja e statusit të shteteve të tyre, të cilët Kroacia i ndihmoi si refugjatë, deri në arsimimin e pothuajse të të gjithëve personelit në Kosovë. Ajo ka mbështetur dhe bashkëpunuar vazhdimisht me institucionet dhe vendet shqiptare dhe të Kosovës në rrugën e tyre drejt BE-së. Ka emigrantë shqiptarë dhe kosovarë, individë dhe grupe, të cilët shpesh gjenden në kufijtë e Kroacisë, pa dokumente, që kanë dalë në botë, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, tha Shenida Bilalli.
Për politikën dhe punën editoriale të revistës, „Iliria“
– Merremi me çështje aktuale dhe gjithmonë kemi intervista ekskluzive të politikanëve më me ndikim, liderëve të tre shteteve të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dhe njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Me durim përgatisin materiale dhe raporte për njerëz të famshëm, horizonte politike, për traditën, deri në kuzhinën tradicionale shqiptare. Nuk kemi fonde të mjaftueshme për një revistë kaq të konsiderueshme dhe cilësore prej 40 faqesh në dy gjuhë, sepse shumica e tyre janë kontribute të autorëve, kështu që redaksia shpesh punon në shumë tema në baza vullnetare. Të gjithë ata janë gazetarë shumë të kualifikuar, pa lënë mënjanë paraqitjen e “Ilirisë”, e cila prej vitesh merr lëvdata dhe tërheq vëmendjen me pamjen dhe dizajnin e saj të bukur.
Në fund të prezantimit të saj, ajo u shpreh se sigurisht që nuk do të kishim arritur shumë nëse nuk do të kishim mbështetjen financiare afatgjatë dhe të përhershme të Qeverisë së Republikës së Kroacisë – Këshillit për pakicat kombëtare të Republikës të Kroacisë, qytetit të Zagrebit dhe shumë institucioneve në Kroaci. Unë i falënderoj ata për këtë!
– „Makedonski glas“ është e vetmja revistë maqedonase në Kroaci. Botohet gjashtë herë në vit, në 800 kopje, në 40 faqe me ngjyra dhe mund të shfletohet edhe në faqen e internetit. Punimin ua dorëzojmë të gjitha institucioneve në Kroaci për të cilat ka interes, që nga institucionet shtetërore e deri te këshillat e pakicave, shoqatat dhe kishat, dhe të gjithë mund ta lexojnë – thotë Elizabeta Petrovska, zëvendëskryeredaktore, e cila shtoi se gazeta do të festojë 30 vjetorin e botimit vitin e ardhshëm.
– Përmbajtja është në gjuhën cirilike dhe maqedonase sepse për ne është e rëndësishme promovimi i gjuhës dhe ruajtja e traditës : Funksioni i saj është të regjistrojë gjithçka që lidhet me maqedonasit në Kroaci. Këshilli për Pakicat Kombëtare na mbështet shumë dhe donacione jepen edhe nga individë dhe kompani, por asnjëherë nuk kemi marrë para nga vendi në tender, duke shpjeguar se kanë prioritete të tjera. Dikur kishim emisione në radiot lokale në Split dhe Zadar, por kjo u shua me kalimin e kohës, edhe pse është e nevojshme për ne. Asimilimi është i madh, dhe shoqatat tona po plaken, na mungojnë të rinjtë që nuk i intereson nostalgjia. Të gjithë kërkojnë para dhe tarifat tona janë shumë të ulëta. Redaktorja Milena Georgievska është e vetmja gazetare profesioniste, ne të tjerët jemi amatorë. Por ne jemi të veçantë për diçka: kjo është një redaksi thjesht femërore dhe të gjitha korrespondentet janë gra – përfundon Petrovska.
Komuniteti hungarez është gjithashtu specifik kur bëhet fjalë për mediat.
– Të gjitha mediat janë të vendosura në qendrën mediatike në Bilje. Të gjithë gazetarët duhet të jenë, si të thuash, të gjithanshëm dhe të dinë gjithçka, sepse një ekip prej rreth dhjetë personash redakton të përjavshmen „Új magyar tók súszá“, e cila botohet në 1200 kopje, shfaqjen televizive gjysmë ore „Drávatáj“, e cila shfaqet një herë në javë, gazetën për fëmijë Barkóca (Cicamaca), e cila botohet në 800 kopje, gjashtë herë në vit, revistën shkencore Rovátkák (Skica) e cila botohet katër herë në vit, emisione radiofonike në Radio Baranja dhe botime të disa librave çdo vit. Megjithëse selia jonë është në Bilje, ne rrallë jemi atje sepse punojmë në të gjithë Kroacinë. Disa ditë më parë ishim në Dubrovnik dhe atje po kërkonim relike hungareze – Mónika Molnár, një nga autoret e së përjavshmes Új magyar szák túszág , na tha, duke shtuar se ajo i përket një ekipi ninxhash mediatikë sepse kanë dhe ndjekin rrjetet sociale.
– Shumica prej nesh ndjekin lajmet dhe ngjarjet në rrjetet sociale dhe të gjithë duam të jemi të përditësuar dhe të tërheqim vëmendjen e të rinjve. Kjo është arsyeja pse përgatisim tema aktuale dhe interesante, sepse ka mbi 1000 nxënës që mësojnë gjuhën hungareze sipas modelit C, ndërsa mësimet sipas modelit A zhvillohen në katër shkolla fillore dhe një të mesme. Ne kemi gjithashtu kopshte dhe një departament për gjuhën hungareze. Për këtë na ndihmojnë edhe marrëdhëniet e mira me Hungarinë, e cila na jep mbështetje të madhe si komunitet, sikurse edhe Kroacia – përfundon ajo.
Dhe pakica serbe, përmes prezantimit të revistës sociale të Forumit Demokratik Serb ‘Nada’, e cila botohet si nën-fletë e Novosti-t, shpjegon Tamara Opaçiq, redaktore e Nada-s, është një revistë e destinuar kryesisht për gratë, e cila në vitin e parë të botimit bëri një lloj kthese si në gazetarinë e pakicave ashtu edhe në atë të zakonshme.
– Ne vendosëm për këtë rrugë sepse pjesëtarët e komuniteteve shpesh janë të ekspozuar ndaj diskriminimit të dyfishtë, atë të bazuar në gjini dhe kombësi. Në një pjesë të mirë të mediave, rolet kryesore, ato të redaksisë, kolumnistit dhe komentatorit, u caktohen meshkujve, kështu që Nada, në të cilën edhe rubrikën sportive e mbajnë femrat, është një përjashtim i rrallë – tha Opaçiq.
– Romët kanë një revistë të quajtur Phralipen, e cila botohet çdo tremujor, një portal me të njëjtin emër dhe radion e tyre. Duke qenë se revista nuk mund të mbante të gjithë përmbajtjen, na u desh të hapnim një portal dhe kemi edhe një radio stacion që prodhon katër emisione tematike në muaj, në fushën e kulturës, arsimit dhe programeve informative. Temat tona nuk janë vetëm romët. Temat e pakicave janë shumë më të gjera dhe kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, të drejtat e fëmijëve dhe të ngjashme – na tha redaktori Maja Grubishiq.
– Njerëzit dinë shumë pak për romët, ndër të tjera për shkak të mbylljes së vendbanimeve të tyre, duke mos ditur për listën mbresëlënëse të shkencëtarëve, sportistëve, figurave kulturore romë. Revista jonë botohet në katër gjuhë – kroate, rome, bajaj dhe anglisht, gjë që na bën unikë në Evropë. Komuniteti rom ka qëndrimin e vet për çdo gjë që ndodh – shton Grubishiq.
Edhe pse komuniteti rus në Kroaci është i vogël, ai boton disa revista. Një prej tyre është revista për fëmijë Kolobok, e quajtur sipas bukës së personifikuar nga një përrallë ruse. Botohet dy herë në vit në 300 kopje dhe shpërndahet në të gjithë Kroacinë, na tha redaktori Tatjana Mikolaj, e cila drejton edhe shoqatën e zonës ruse-folëse Kalinka në Megjimurje.
– Fëmijët kanë mësuar rusisht për breza. Mësimet zhvillohen sipas modelit C në Split, Rijekë dhe Zagreb. Klasat janë gjithmonë të gëzuara, fëmijët duan të mësojnë për gjuhën dhe kulturën ruse duke luajtur dhe pa stres, dhe përveç rusëve, rusisht mësojnë edhe kroatët, ukrainasit dhe romët. Nuk mendoj se do ta pengojë as situata aktuale e luftës – beson Mikolaj dhe shton se komuniteti rus boton edhe revistën Ruska riječ, e cila më parë quhej Ljetopis, e financuar edhe nga Këshilli.
Disa revista botohen edhe nga sllovenët, falë shoqatave të tyre kulturore dhe arsimore, të cilat, përveç Këshillit, financohen nga Zyra e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për sllovenët jashtë dhe në botë. Revistat botohen çdo tremujor – Sopotja nga Rijeka ka tirazh 1500 kopje, Planika nga Spliti 380 kopje, Novi odmev nga Zagrebi 800 dhe Mavrica nga Pula 300. Përveç tyre, revista Liburnijska priloga me 20 tirazh nga Lovran. botohen kopje dhe buletini vjetor Ajdov cvet.nga Umag. Të gjithë ata ndjekin punën e komunitetit slloven në komunitetet e tyre, krijimtarinë kulturore dhe lajmet nga Sllovenia, së bashku me komentet aktuale dhe seksionet e ndihmës së ekspertëve, na tha redaktori i New Echo, Agata Klinar Medaković.
Mund të tregojmë më shumë histori mediatike këtu, duke qenë se një numër përfaqësuesish të botimeve të pakicave u mblodhën në tryezën e rrumbullakët të mbajtur së fundmi në Shtëpinë e Gazetarëve në Zagreb, organizuar nga Shoqata SARUS dhe Shoqata e Gazetarëve të Medias së Pakicës Kombëtare, me përfundimin se të tilla tubimet duhet të bëhen më të shpeshta dhe bashkëpunimi është më i fortë. Ose siç tha Katarina Todorcev Hlača, presidentja e SARUS-it dhe redaktore e Fjala Ruse, të gjithë bëjnë punë gazetareske me të njëjtin qëllim, ndajnë probleme dhe sfida të ngjashme, por shumica e tyre nuk janë njohur më mirë deri më tani.
– Dëshira jonë është që të shqyrtohen mundësi të ndryshme për bashkëpunim dhe të forcohet puna e Korit që funksionon në kuadër të HND-së, andaj manifestimi është organizuar me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Këshillit – tha Todorcev Hlaça.
Ndërsa punën e pakicave kombëtare e përcjell portali www.nacionalnemanjine.hr, redaktori i të cilit Slavica Sharoviq thotë se zgjeron hapësirën për lajme për pakicat dhe individët e tyre të shquar.
– Ne përpiqemi të mbledhim lajme për minoritetet në një vend dhe aktualisht jemi portali më i fortë i “minoritetit”, por edhe ofruesit e shërbimeve të mediave të tjera. Numri më i madh i lajmeve i referohet Zagrebit; kisha dëshirë të ngrija katër zyra korrespondence, por nuk kemi mbështetje. Jemi të regjistruar si shoqatë dhe portali është programi ynë. Duke qenë se nuk jemi media e pakicës, nuk mund të aplikojmë për fondet e Këshillit. Padyshim, një vit kishim 3000 HRK mbështetje sepse i kemi ndjekur ngjarjet më të rëndësishme në Kroaci të financuara nga Këshilli – thekson Sharoviq.