Femrat e famshme shqiptare

0
68

Revista “Iliria” dhe shoqata Mbretresha Teuta- Klubi i grave shqiptare në Kroaci,  prej njëzet vitesh, Janë  të parat dhe të vetmet që kanë nxjerrë në pah femrat shqiptare të shquara përgjatë historisë, që nga mbretëresha Teuta, një nga femrat e para, sundimtarë dhe mbretresha në histori te ilirve , dhe pasardhës të shqiptarëve deri në arritjet bashkëkohore si doktoratura e Elenës Gjika, e cila ishte e para grua në botë që mori doktoraturën në shkencat shoqërore.

Revista ILIRIA dhe shoqata Mbretëresha Teuta festojnë kontributin dhe arritjet e gruas shqiptare përmes forumeve, tubimeve shkencore, koncerteve si Marija Kraja nga Zadari dhe Elena Papas, duke njohur rëndësinë e tyre në formësimin e historisë dhe kulturës shqiptare dhe më gjerë evropiane.

Puna e tyre në promovimin e trashëgimisë shqiptare dhe arritjeve të grave është e paçmuar, duke ofruar frymëzim dhe njohje për gratë e merituara që kanë formësuar botën tonë për të mirë.

Revista Iliria në edicionet e saj feston ekskluzivisht arritjet dhe historitë e jetës së femrave të shquara shqiptare që kanë arritur suksese në fusha të ndryshme.

Prej njëzet vitesh çmimi “Mbretëresha Teuta” nderon femrat e shquara shqiptare gjatë historisë, duke filluar nga Mbretëresha Teutë, forca dhe inspirimi  grave shqipetare, gruaja e parë në botë që doktoroi, si Elena Gjika, deri te arritjet bashkëkohore të femrave këngëtarja operistike Maria Kraja. nga Zadari dhe Irene Papaskoja, e cila po përparon vetëm në vite, pranon se është shqiptare dhe revista iliria e publikon si ekskluzive në faqen e parë.

Prej vitesh ai nxjerr në pah femrat e reja të talentuara shqiptare si Rita Ora, Dua Lipa, e shumë të tjera falë punës profesionale të gazetareve me përvojë të drejtuar nga Shenida Bilalli.

  Këto gra janë simbole të forcës, vendosmërisë dhe frymëzimit për shumë njerëz, dhe historitë e tyre motivojnë brezat e rinj që të përpiqen për përsosmëri dhe të arrijnë ëndrrat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here