Zgjedhjet në Kroaci 2023
Shkruan :Shenida Bilalli
16/06/2023
Shqiptarët janë të pranishëm në shoqërinë kroate në të gjitha profesionet, nga mjekët, sportistët, ndërtuesit, gazetarët, regjisorët, artistët dhe janë të pranishëm në parlament, këshillat e qytetit dhe institucionet e tjera kroate. Ata janë të integruar dhe janë pjesë përbërëse e këtij qyteti. Që nga regjistrimi i fundit, te popullsisë numri i shqiptarëve në Zagreb është ulur ndjeshëm, shumica e tyre kërkuan rrugëdalje në perëndim pas recesionit të vitit 2008.
Sipas regjistrimit të vitit 2021, në Kroaci jetojnë 13,817 anëtarë të pakicës kombëtare shqiptare. Shumica e shqiptarëve jetojnë në zonën e qytetit të Zagrebit, 4,292, dhe janë grupi i tretë etnik më i madh në Zagreb, pas serbëve dhe boshnjakëve.
ROLI E KËSHILLAVE DHE PËRFAQËSUESVE TË PAKICAVE
Këshillat e pakicave dhe anëtarët e tyre zgjidhen me qëllim të përmirësimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së pozitës së pakicave kombëtare në shoqëri.
Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare i zgjodhi 25 antar:
Šoip Šoipi, Nik Prekpalaj, Emirat Asipi, Gentiana Fana, Florijan Jusufi, Gentiana, Arlinda Hima-Shatri, Merdita Agai Muhaxhiri, Nita Aliti, Valon Osmani, Zurap Raifi, Kaltrina Krasnić, Šuip Ziberi, Salaedin Dr. Viljdana Đmaili, Gllorija Raci, Albiona Shatri, Rijad Hasani, Alem Rufati, Mafis Zendeli, Sali Idrizi, Mithat Imeri, Selda Smajli,
U MBAJT SEANCA KUSHTETUESE E KËSHILLIT TË PAKICAVE KOMBËTARE SHQIPTARE TË QYTETIT TË ZAGREBIT 2023.
Në Bashkinë e qytetit e Zagrebit u mbajt seanca konstituive e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, e zgjedhur me 16 qershorit 2023. Emirat Asipi, u zgjodh unanimisht në postin e kryetar dhe nënkryetare Gentiana Lleshdedaj. Seanca u mbajt në bazë të Artit. 104 i thirrur nga kryetari i qytetit të Zagrebit, Tomislav Tomašević.
Pas zgjedhjeve për Këshillin e Pakicave Kombëtare, kryetari i qytetit të Zagrebit, Tomislav Tomašević deklaroi se bashkëpunimi me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit ka qenë i mirë dhe se ai pret vazhdimin e bashkëpunimit.
Emirate Asipi, presidenti i zgjedhur i Këshillit së Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb, është i njohur për publikun si gazetar i të përjavshmes Express, por edhe si një nga demonstrues studentë në Fakultetin Filozofik.
Pas fitores, Emirate Asipi tha: “Jam i kënaqur me daljen në votime, por se do të punojë në rafinimin e listës zgjedhore dhe ne sensibilizimin se Këshillat janë organe politike që kan rëndësi të shqiptarëve në qytete dhe komuna”.
Emirat e Asipit shprehe lumturin që kanë marrë mbështetjen e anëtarëve më të vjetër të Këshillit dhe në koordinim me ta duan të tërheqin të rinjtë , megjithëse është i vetëdijshëm se është një rrugë e vështirë.
Presidenti i ri i Emirate Asipi pasoi doktorin e mirënjohur Gzim Redžepi dhe dëshiron të vazhdojë traditën por edhe të sjellë disa risi në Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, i cili është një Institucion për ruajtjen dhe mbrojtjen e pozitës dhe promovimin e interesave të pakicës kombëtare shqiptare në Kroaci .
Shqiptarët në Zagreb shpresojnë se grupin i ri të këshillit do të vlerësojnë kontributi e të gjithë shqiptarëve në Zagreb, veçanërisht të atyre që me vite hapën rrugën e integrimit.
Emirat Asaipi, gazetar dhe humanist me fakultetin filozofik, njeh mire shkencat sociale, të drejtat e njeriut, dhe me siguri do të luftojë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe padrejtësisë brenda komunitetit tonë, me një mesazh. “Bota nuk përbëhet vetëm nga të rinjtë, por respekti për të gjitha veprimtar dhe vlerat e te vërteta dhe persona”.
Sigurisht, një intelektual dhe gazetar i ri nuk do të lejojë inferioritetin, epërsinë, ndarjen fetare dhe paligjshmërinë e të përfituesve që përdorën postin e privilegjuar si persona të përshtatshëm politikisht ku nuk përfaqësonin interesat e pakicës kombëtare, por interesat personalë.
Veçanërisht duhen përmendur atdhetarët e porsaformuar që tani valojnë me flamurin e kombit shqiptar, të cilët për vite të tëra fshihnin se ishin shqiptarë dhe nuk gjendeshin askund, ne kohërat më e vështira. Sot ata njëjtit si skifter po sillen rreth – buxhetit të komuniteteve shqiptare në Kroaci dhe Zagreb.
Mbetemi me shpresë se gjeneratat e reja që u zgjodhën do të punojnë më profesionalizmin, solidaritetin, humanizmin dhe unitetin kombësisë me transparencën si karakteristikat kryesore të vetive popullit shqiptar . Të zbatojnë Ligjin për të siguruar pjesëmarrjen e pakicave kombëtare në jetën publike dhe përfaqësimin e interesave të pakicave kombëtare në nivel të njësisë vendore.
Pjesëtarë të pakicave kombëtare të Kroacisë gëzojnë përdorimin të gjuhës, shkrimin arsimin dhe ruajtjen e kulturës dhe historisë së kombësisë.
Pra, para presidentit aktual dhe këshillit i pakicës kombëtare shqiptare ne Zagreb janë shuma sfida te parashtruara. Zbatimi ligjtë që vlen për të gjithë qytetarët e Kroacisë po ashtu edhe për pakicën tan, sidomos për individët ne shoqata jo profitabilë te cilit keqpërdorin lirin dhe jo kontrollin e komunitetit tan dhe vet veten shpallën nga persona të paarsimuara ne shkrimtarë, mësues, përkthyes pa e njoh gjuhen. Posaqë rishte duhet te ndalohen individë që punojnë disa pune ne komunitetin shqiptar, vend të ndajnë punë me persona te papunësuar dhe të gjithë së bashku të përfaqësojnë pakicën shqiptare duke ndruar imazhin popullit shqiptar qe zotëron ne Kroaci si popull i paarsimuar.
Jetojmë në qytetin universitar ne Zagreb me një traditë të gjatë ku edukohen breza dhe nuk duhet të lejojmë falsifikatorët tan me diploma te rrejshme të paraqiten si shkrimtarë, përkthyes, mësues apo të jenë korrektorë te gjuhës shqipe me shkollë inxhinierisë përkrah shumë personave të arsimuar qe gjinden ne Kroaci.
Populli shqiptar ka staf të njerëzve te arsimuar ne gjdo lami me shumë aftësi-por nga sjellje agresive te personave qe nuk respektojnë ligjin dhe nderin, janë tërhequr. Këshillit te rri me siguri duhet shume vullneti dhe dituri te afrohen te gjeth persona me vlerë komunitetit shqepëte ne Zagreb dhe te shkojmë përpara si pakica integruar.
Me fat………………….
——